LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet mjeku i infektuar me koronavirus/ "Nuk kam frikë, uji është ilaçi më i mirë"

18 Mars 2020, 20:16, Aktualitet CNA
Rrëfehet mjeku i infektuar me koronavirus/ "Nuk kam frikë, uji

Pasi u konfirmua si i prekur me koronavirus, mjeku Arben Agolli është vetëizoluar në banesën e tij. Agolli ka treguar se në spitalin ku ai punon nuk ka masa speciale, por janë të pajisur me maska, doreza dhe kapele.

Ai tha se infektimi i ndonjërit prej tyre ishte i pritur, pasi pavarësisht se tregojnë kujdes ata përballen me shumë pacientë, ndërsa tregoi se nuk ka frikë.

?Jo nuk kam frikë, për vetë faktin se është një virozë, kemi pasur edhe viroza të tjera. Nga janari deri në 5 mars në spitalin tonë kemi pasur 3 mijë vizita për viroza, unë më shumë shqetësohem për fatin e nënës sime që është moshë e thyer, për të tjerat jo?, u shpreh ai në një lidhje me Euro News.

Ndërkohë Agolli rrëfeu se gjatë kësaj kohe po merr vitamina D3, vitamina C dhe ujë. Ai e cilësoi ujin si ilaçin më të mirë në këto momente./ CNA.al

Lajmet e fundit nga