Connect with Us

Rama iu përgjigjet kritikave për testimet/ Ja sa teste COVID-19 janë bërë deri dje në rajon

Politikë

Rama iu përgjigjet kritikave për testimet/ Ja sa teste COVID-19 janë bërë deri dje në rajon

Publikuar

-

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar një grafikë me shifrat e testimeve për COVID-19 në vendet e Ballkanit Perendimor.

Sipas të dhënave të paraqitura, Shqipëria rënditet e duta sa i përket testimeve me 605 të tilla, 200 më pak se Kroacia e cila ka numrin më të lartë të testimeve dhe pse mos harrojmë që është një vend i BE.

Po ashtu Serbia që ka numër të njëjtë të infektuarish sa Shqipëria ka kryer gjysmat e testimeve që ka bërë vendi jonë.

LEXO EDHE:  Meta takim urgjent me Ramën/Çfarë po ndodh?

Numër të ulët testimesh kanë edhe Bosnja, Kosova apo Mali i Zi dhe pse kanë shumë më pak pacientë.

STATUSI I EDI RAMËS

JA SA TESTE COVID-19 JANË BËRË DERI DJE NË RAJONIN TONË

(Sqaroj se mungon Maqedonia e Veriut sepse nuk dispononim shifrën e konfirmuar zyrtarisht të ditës së djeshme)

Image may contain: text

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD: Shqipëria vendi ideal për pastrimin e parave

Publikuar

-

Nga

PD: Shqipëria vendi ideal për pastrimin e parave

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Indeksit të Bazelit, i cili e ul performancën e vendit tonë sa i përket pastrimit të parave.

Tabaku shkruan në rrjetet sociale se  Shqipëria është 6 vende më keq, dhe akuzon qeverinë se edhe përballë fakteve dhe analizave te miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të miratuar në shtator ligjin për aministinë fiskale dhe penale të parave të pista.

“Indeksi i Baselit: Shqipëria vendi më ideal për pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria bie me 6 vende në Indeksin e Baselit për pastrimin e parave!

Raporti i sapopublikuar Bazel 2020 e rendit Shqipërinë të parën nga vendet e Ballkanit Perëndimor për mundësitë e arta që ofron për grupet kriminale dhe organizatat terroriste që pastrojnë paratë e tyre.

Ky fakt tronditës është pasqyruar dhe paralajmëruar edhe më herët nga institucione të tjera ndërkombëtare dhe opozita. Por ironikisht, përballë fakteve dhe analizave te miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë qeveria shqiptare nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të miratuar në shtator ligjin për aministinë fiskale dhe penale të parave të pista.



Ndërsa institucionet e rëndësishme ndërkombëtare si MoNEYVAL dhe raporti i Basel për AML raportojnë se Shqipëria është një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave nuk ka ende asnjë përpjekje sado të vogël nga ana e qeverisë për të shmangur renditjen e Shqipërisë në listat e zeza të ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Shembja e godinës nr.15 në QS/ Paloka: Rama e shembi në ditën e Rinisë sepse atje lindi PD

LEXO EDHE:  Deklaratat e Bushatit kundër Ramës/ Deputetja Hajdari hedh dyshime të forta

Lufta kundër pastrimit të parave është një nga parakushtet kyçe që duhet të përmbushen nga Shqipëria për të nisur negociatat. Por, mesa duket BE nuk është synimi i Ramës. Ritmet e rritjes së kriminalitetit apo pastrimit të parave, renditja skandaloze në raportet ndërkombëtare janë sinjal i qartë se kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë për qëllim jo integrimin por izolimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Askush më shumë se qytetarët shqiptarë nuk e do dhe përpiqet për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e Europës së Bashkuar. Ndaj Edi Rama dhe qeveria e tij ta harrojnë se do të mund të izolojnë vendin dhe shqiptarët. Makthi i tyre për të mbrojtur krimin dhe pastruar paratë e pista nuk mund të jetë makthi i shqiptarëve. Qytetarēt shumë shpejt do të kenë mundësi ti tregojnë me votë vendin këtij pushteti autoritar që e ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion galopant.

Çdo skemë kriminale që konsiderohet si frymëmarrje për biznesin dhe që sponsorizohet me lekët e krimit apo drogës e që Rama mendon se mund ti zgjasë pushtetin, po refuzohet nga bizneset e ndershme, nga qytetarët e ndersëm dhe tashmë po denoncohet qartas dhe nga institucionet ndërkombëtare. Asgjë nuk e ndal ndryshimin!

Shqipëria do të jetë aty ku i takon, në Europën e bashkuar! Asnje pushtet autoritaro- kriminal nuk mund ta ndalë dhe pengojë këtë proces dhe përpjekje legjitime të çdo shqiptari”, shrkuhet në deklaratën e Tabakut. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj/ Nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit

Publikuar

-

Nga

Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj/ Nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacioni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Sipas joftimit të presidencës, ky ligj, me përmbajtjen e miratuar, nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

“Ligji nr. 102/2020, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, bie hapur ndesh:
-me disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
-me parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe
-ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo- territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Qëllimi i qeverisë përmes këtij ligji është përqendrimi dhe kontrolli i pushtetit vendor nga aparati i Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pushteti vendor sipas Kushtetutës duhet të funksionojë i decentralizuar dhe autonom në veprimtarinë e tij (neni 13 i Kushtetutës).

Këshillit të Ministrave përmes këtij ligji i jepet autoritet që të vendosë se cilat do të jenë 4 (katër) rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre. Por e drejta për të vendosur mbi kufijtë e njësive administrative territoriale i takon vetëm Kuvendit të Shqipërisë, i cili mund ta bëjë këtë vetëm mbi bazën e asaj që përcakton Kushtetuta.

Një ndarje e tillë në rajone zhvillimi, kufijtë e të cilave përcaktohen sipas nenit 4, nga Këshilli i Ministrave, në mungesë konsultimi me banorët e secilës zonë, ka ndikim direkt në mënyrën e orientimit të politikave zhvillimore në këto zona, duke krijuar një ndarje të re, të cilën Kushtetuta nuk e njeh.



Kjo ndarje antikushtetuese dhe arbitrare, kufizon direkt çdo iniciativë që mund të kenë dhe ndërmarrin, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit, organet e qeverisjes vendore për të vendosur vetë për problemet që hyjnë në juridiksionin e tyre.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me “Shengenin Ballkanik”/ Ngjela zbulon prapaskenat, ja cili është qëndrimi i SHBA

LEXO EDHE:  Shembja e godinës nr.15 në QS/ Paloka: Rama e shembi në ditën e Rinisë sepse atje lindi PD

Ky akt ligjëron ushtrimin e pushtetit politik të pakontrolluar mbi qeverisjen vendore, çka thellon edhe më shumë krizën e rëndë politike dhe kushtetuese në të cilën ndodhet sot vendi ynë.

Ky akt, miratuar njëkohësisht me ndryshimet Kushteteuse dhe ato në Kodin Zgjedhor, synon parapërgatitjen e forcës qeverisëse për të centralizuar të gjitha burimet financiare dhe ekonomike në ato zona që u nevojiten, për dhënien e përparësive politike.

Miratimi i ligjit nr. 102/2020, krijon struktura paralele, vetëm për të rritur pushtetin politik të qeverisë dhe për të kontrolluar çdo vendimmarrje deri në nivel vendor, duke anashkaluar parashikimet dhe organet e përcaktuara nga Kushtetuta, çka tregon qartë se qëllimi i këtij ligji është në kundërshtim me rendin shoqëror demokratik në Republikën e Shqipërisë dhe krejtësisht i panevojshëm për realitetin e vendit.

Një akt i tillë, po imponohet pa asnjë konsultim, kur në dokumentacionin parlamentar deklarohet se, konsultimi është bërë në periudhën mars- maj 2020, kohë kjo kur vendi ka qenë nën efektet e aplikimit të masave të veçanta për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Nuk mund të pretendohet dhe as të pranohet se si brenda periudhës së fatkeqësisë natyrore dhe një situate të rënduar të një pandemie (për shkak të Covid-19), të konsiderosh të realizuar konsultimin e një nisme me rëndësi të tillë”, thuhet në njoftimin e presidencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karlos Çakalli/ Terroristi komunist meksikan, që tmerroi Evropën në vitet 1970-1980

Publikuar

-

Nga

Përgjatë viteve 1970, Iliç Ramirez Sançez, ose i njohur më shumë si “Karlos Çakalli”, ndëmori një fushatë terrori dhe dhune në emër të çlirimit të Palesinës dhe komunizmit. I shumë-kërkuar nga Izraeli, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera tjerë, ai
u kap më në fund pas një “karriere” 20-vjeçare vrasjesh, pengmarrjesh, zhvatjesh dhe aktesh terroriste.

Me kalimin e viteve, ai pranoi autorësinë e të paktën 80 vrasjeve. I lindur më 12 tetor 1949, në Karakas të Venezuelës, Iliç Ramirez Sançez u trajnua që fëmijë në përdorimin e armëve të zjarrit. I ati, Hoze Navas, një avokat i suksesshëm me bindje marksite, ua vuri emrat 3 djemve të tij Iliç, Vladimir dhe Lenin sipas ish-udhëheqësit të njohur komunist të Bashkimit Sovjetik, edhe pse bashkëshortja e tij Elba, një katolike e devotshme, nuk ishte aspak dakord.

Në shtëpi, Ramirez Sançez mësoi shpejt parimet e Marksizmit-Leninizmit. I ati mburrej se ai kishte lexuar 2 herë një biografi të Leninit, që para se të bëhej 10 vjeç. Interesi mbi bindjet komuniste, e bëri atë fëmijën e preferuar të të atit. Ai ndoqi një shkollë
të njohur si të ekstremit të majtë, para se trajnohej për luftën guerile në Kubë. Kur ishte 17-vjeç prindërit e tij u divorcuan, dhe e ëma i çoi djemtë në Londër. Ndërkohë në vitin 1968, babai i Ramiez Sançez e regjistroi atë të ndiqte Universitetin “Patris Lumumba” në Moskë. Ky universitet, ishte në fakt një shkollë trajnimi për aktivistët politikë radikalë, udhëheqësit revolucionarë dhe luftëtarët kryengritës, i drejtuar nga qeveria sovjetike, me shpresën se këta studentë do të riktheheshin një ditë në vendet e tyre për
të nxitur revolucionin.

Por disiplina e rreptë e detyroi Ramirez Sançez, të largohej shpejt nga shkolla. Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, Ramirez Sançezit i bënë përshtypje rrëfimet e studentëve palestinezë për luftën kundër Izraelit. Duke arritur në përfundimin se kjo luftë ishte një mundësi për të kanalizuar urrejtjen e tij për autoritetin dhe kapitalizmin, ai shkoi në Aman të Jordanisë në verën e vitit 1970, për të filluar stërvitjen me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Ai u njoh aty me Uadi Hadad, një luftëtar palestinez veteran që besonte se kauza mund të çohej përpara vetëm me terroristët ndërkombëtarë. Ishte ai që vuri re talentin e venezualianit në këto punë, duke i vënë nofkën “Karlos”. Në vitin 1973, Karlos u përpoq të vriste biznesmenin hebre Jozef Sif në Londër, grabiti disa banka në Francë, vendosi bomba në redaksitë e disa gazetave, dhe tentoi të rrëmbejë avionë me pasagjerë, një taktikë kjo e preferuar e Hadad.



Gjatë 2 viteve, ai sulmoi cddo objektiv që mund të ishte i dobishëm për Izraelin. Veç PFLP, ai bashkëpunoi me Ushtrinë e Kuqe Japoneze në sulmin ndaj ambasadës franceze në Hagë të Holandës në vitin 1974. Në vitin 1975 ai gati u hap nga shërbimi sekret francez, teksa në momentet e fundit u arratis, duke i vrarë agjentët dhe lënë në vendngjarje një kopje të romanit të Frederik Forsajt të vitit 1971 “Dita e Çakallit”.

Libri fliste për një një grup paramilitar, që komploton vrasjen e presidentin francez Sharl De Gol. Kështu lindi “Karlos Çakalli”. Ai shkoi në Bejrut të Libanit, dhe nga andej në Gjermaninë Lindore dhe më pas në Hungari. Në fundin e vitit 1975, ai do të organizonte një operacion që do të shokonte botën, dhe do të hynte në histori si një sulm terrorist tipik.
Karlos sulmoi takimin e Organizatës së Vendeve eksportuese të naftës (OPEC) në Vjenë. Bashkë me disa terroristë të tjerë gjermanë dhe palestinezë, ai mori peng 80 njerëz, përfshirë ministrat e naftës të 11 vendeve. Ministrat nga Arabia Saudite dhe Irani – në atë kohë një shtet pro-amerikan – duhej të pushkatoheshin menjëherë, ndërsa të tjerët do të liroheshin në këmbim të shumave të mëdha që do të shkonin për kauzën e çlirimit të Palestinës.

LEXO EDHE:  Meta takim urgjent me Ramën/Çfarë po ndodh?

LEXO EDHE:  Rama-Meta/ Marrëveshje të madhe në 2018

Pasi iu nënshtrua një operacioni plastik, dhe ra ndjeshëm në madhe, Karlos hyri në Austri më 21 dhjetor 1975. Pasi u takua me grupin e tij në Vjenë, dhe së bashku u nisën për në selinë e OPEC në qendër të qytetit. Karlos dhe njerëzit e tij, mësynë në hyrjen e përparme dhe hapën zjarr duke vrarë një oficer policie, një roje sigurie dhe një anëtar të stafit.
Sulmuesit i ndanë pengjet në grupe, dhe nisën një rrethim që zgjati gjithë atë natës. Kur kërkesa e tij për një autobus nga policia e Vjenës u plotësua, ai liroi disa nga pengjet. Ndërkaq me 41 pengje me vete ai u nis drejt aeroportit, për të hipur në një avion që do
ta çonte në Algjer. Kur mbërriti në Tripoli të Libisë, grupi liroi disa pengje të tjera, përpara se të kthehej sërish në Algjer. Atje presidenti algjerian, Huari Bumedine, e bindi Karlosin të lironte 11 pengjet e fundit këmbim të azilit politik. Vetëm 48 orë pasi fillimit, operacionit kundër OPEC kishte përfunduar.

Nuk dihet nëse Karlos mori ndonjë shumë të madhe parash. Është sugjeruar se një shumë prej 50 milion dollarësh u ndanë midis Karlos, Hadad dhe mikut të këtij të fundit Xhorxh Habash. Por Hadad u zemërua shumë që Karlos nuk arriti të vriste ministrin arab dhe atë iranian të naftës, ndaj e dëboi atë nga PFLP. Karlos besohet se ndihmoi në planifikimin e rrëmbimit të famshëm të avionit Entebe në vitin 1976. Dihet gjithashtu se ai ndërmori një fushatë sulmesh terroriste në Francë kur gruaja e tij, Magdalena Kop u arrestua nga autoritetet atje, dhe mund të ketë bombarduar zyrat e një reviste që nuk pranoi të tërhiqte një intervistë që kishte kryer me të.
Pasi u zhvendos vazhdimisht në Hungari, Francë, Gjermaninë Lindore dhe atë Perëndimore, Libi, Siri, Irak, Jemen dhe Iran, Karlos më në fund u vendos me banim në Kartum të Sudanit, ku mbajti një profil të ulët. Atje dhe u kap nga agjentët e inteligjencës franceze, izraelite dhe amerikane në vitin 1994. Në vitin 1997, u dënua me burgim të përjetshëm./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE