LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po bën fushatë për veten e tij”/ Ish-ministri akuza Ramës, asnjë ligj nuk e justifikon

18 Mars 2020, 10:08, Politikë CNA
“Po bën fushatë për veten e tij”/ Ish-ministri akuza

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ndërsa komenton masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon situtatën për të bërë fushatë politike për veten e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se asnjë ligj i këtij vendi nuk e justifikon sjelljen e Ramës.

?Politikë që çke me të!

Po mor po, nga mëngjesi në mëngjes bën fushatë politike për veten e tij.

Nuk ka pse të kemi as frikë e as ndrojtje ta themi hapur këtë që po bën Edi Rama.

Asnjë ligj i shkruar i këtij shteti që e drejton vetë nuk e justifikon sjelljen e tij. Asnjë për bé!

Sa për informacion, ka një ligj në fuqi me titull ” PËR PARANDALIMIN E LUFTIMIN e SËMUNDJEVE NGJITËSE DHE INFEKSIONEVE”, me nr 15/2016. Ky ligj është ndër të paktët që e bën Shqipërinë pjesë të strukturave të OBSH dhe BE.

Ligji tregon me detaje se si strukturat e specializuara të shtetit (Instituti i shëndetit Publik është në krye) veprojnë në harmoni të plotë me protokollet e OBSH dhe BE, edhe për izolimet por edhe për karantinën.

Në asnjë rast ligji nuk parashikon veprimin e strukturave të shëndetit publik nën direktivat e “komandaturës së Surrelit”. Në asnjë rrjesht të këtij ligj nuk do ta gjeni këto “mrekullira” që ka urdhëruar paralelisht Kryeministri me FB dhe me akte normative. Këto të fundit jo vetëm bien ndesh me Kushtetutën, por janë dhe llogjikisht qesharake.?-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se Rama e di shumë mirë ligjin dhe Kushtetutën, por ka vebdosur ti injorojë ato. Sepse, sipas tij duke zbatuar ligjet nuk ka vend për PROTAGONiZËM elektoral.

?Pandemi dhe epidemi ky shtet ka luftuar edhe pa Edi Ramën, edhe pa akte normative, edhe pa FB, edhe me median aktive edhe pa ndërprerë jetën në vend.

Edhe këtë e di Ai, prandaj i duhet të bëjë protagonistin dhe jo shtetarin në detyrë publike.

Të vetmen detyrë që ka Edi Rama si Kryeministër është të orientojë përparsitë e qeverisë (në radhë të parë buxhetore) drejt përballimit të pasojave të pandemisë dhe jo të na bëjë drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, as zëdhënësin e infektivit!

Të vetmen gjë që duhet të bëjë NUK e BËN! Por na tregon se si lahen duart!! Kulmi! A thua se ky popull nuk i ka larë ndonjëherë duart deri më sot.

Pah, çfarë fyerje!?-shkruan ish-ministri.

Ai ka komentuar edhe bisedën e djeshme të Ramës me Guvernatorin e BSH-së, ndërsa shkruan se ?Edhe një biçim bashk/urdhër që e bëri me Guvernatorin, ligjërisht e ka djallosur. Nuk pi ujë hiç ajo paçavure përpara kontratës së kredisë Bankë-Klient. Sa për informacion, kontratat kanë gjithnonë klauzola forcash madhore. Këto klauzola nuk vihen në zbatim me paçavure juridike të tilla.

Por nejse, punë për bankat kjo.?

Po ashtu ai shkruan se ?Ajo që dua të them është se e gjithë sjellja e Kryeministrit është dukshëm fushatë e pastër elektorale, megjithse në kohë të vështira për njerëzit.

Tani, të gjithë ata që shprehin “shqetësimin” se nuk është ky momenti për të kritikuar sjelljen e qeverisë, po ju them se:

Nuk jam unë njeriu që po bëj fushatë, sepse nuk dua vota. Nuk kam asnjë detyrë politike që të më lidhë me bërjen e votave. Por, qytetarisht dhe profesionalisht, po ju informoj se çfarë thonë ligjet e shtetit dhe, se sa larg tyre është sjellja e Kryeministrit i cili ka nevojë për protagonizëm dhe vota.

Sjellja e tij është qartësisht si e “shpëtimtarit të njerëzimit”. Ky i fundit nuk ka pse pret vaksinën të luftojë gripin, por ti bindet urdhërave rë Tij.

Ja, kaq do Ai.

Keni parë apo dëgjuar ndonjë udhëheqës diku në këto kohë pandemie të urdhërojë në Facebook? Po ndonjë që lavdëron veten në publik në kohë krize?!

Nga ana tjetër, asnjëherë nuk do ketë kohë të përshtatshme, nëse ndiqet verbërisht ajo që thotë populisti që do vota.

Pas kësaj pandemie Ai do dalë e do thotë, UNË JU SHËROVA, JU SHPËTOVA jetën! Pa mua jeni të mbaruar! E të tjera broçkulla elektorale si këto. Ndaj ky takëmi që ka shqetësim “kohën” ska për ta gjetur dot kurrë atë. Ndoshta u pëlqen lideri më shumë sesa ligji dhe shteti!

Më këtë takëm në fakt është e kotë të japësh argumente, sepse refuzojnë të shohin realitetin me sytë e tyre.?

Lajmet e fundit nga