Connect with Us

Pipero apel të fortë moshës së tretë/ “Nuk do keni mundësi ti gëzoni nipërit tuaj”

Sociale

Pipero apel të fortë moshës së tretë/ “Nuk do keni mundësi ti gëzoni nipërit tuaj”

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ka bërë apel të fortë moshës së tretë, si një kategoritë më të rrezikuara por edhe më të pabindura sa i përket zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria në kuadër të pandemisë së koronavirusit.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Pipero u shpreh me keqardhje se situata nuk po merret seriozisht, dhe pikërisht nga kjo kategori moshe.

“Më vjen keq që duhet ta bëj këtë deklaratë, por gjyshërit dhe gjyshet nuk do kenë mundësi të gëzojnë fëmijët dhe nipërit të tyre, nëse nuk e marrin seriozisht situatën dhe respektojnë thirrjet tona.

Kjo është një luftë e vetetë. Asnjë nuk e kupton dot. Ka shumë të panjohura. Edhe në botë është ende fillimi.

Unë thjesht kam thënë, duhet kohë të vërtetohet qëndrueshmëria e luftës. Lufta me koronavirusin do të jetë e gjatë. Po them të paktën katër muaj në rastin më të mirë, por ka mundësi të kthehet përsëri pas një viti, apo dy vitesh.

Ndaj sakohë nuk kemi dy armët kryesore, vaksinën dhe medikamentin  e vetmja gjë që mund të bëjnë qytetarët është kujdesi.

LEXO EDHE:  Dyshimet për koronavirus/ Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares së kthyer nga Italia

Nëse qëndrojmë brenda, e para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmurin të tjerët dhe e treta vijnë më pak në spital.

Shtimi i rasteve në Itali tejkalon çdo kapacitet të mundshëm mjeksor. I tejkaloi në Itali, po rrezikon Spanja tani e shumë vende të tjera.

Ky lloj virusi eklipson ekonominë dhe çdo gje tjetër, ndaj e vetmja gjë, kufizoni lëvizjet. Nëse nuk na dëgjojnë pasojat mund të jenë më të mëdhaja se në Itali. Madje edhe sot jemi vonë, por nga sot e tutje të jemi më të kujdesshëm”, u shpreh Pipero./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të karakterizohet nga temeperaturat e larta. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit tonë gjatë paradites.

Pas mesditës vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin por sërish nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten konstante në ato maksimale duke u luhatur nga -1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim i ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Kur kanë kaluar gati dy vjet nga ndryshimi i ligjit për TVSH-në, impakti negativ që kjo skemë ka sjellë tek përpunuesit, është i dukshëm, madje edhe i matshëm.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit” në një intervistë për Euronews Albania tregon pasojat, të cilat prekin një zinxhir të gjatë, hallka e fundit e të cilit duket se është konsumatori.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit”.

“Kur e blejmë ngarkohemi me 6%, pra rimbursohemi me 6 për qind të kësaj vlere dhe kur e shesim paguajmë 20%. Pra ngelemi 14 % zbuluar. Që në muajt e parë për shkak të barrës fiskale që na ngarkon më tepër, kemi rritur çmimet në treg të pjesës më të madhe të produkteve. Janë rritur 10-12 %. Kjo ka bërë që këto dy vite në qoftë se raftet kanë qenë me 50 % produkte bulmeti të huaja, tani kanë shkuar në 60 apo 70% dhe ndoshta më shumë në muajt dhe vitet në vazhdim nëse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar”, tha ai.

Ky sektor po përballet edhe me falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit, të cilat duket se po e ndajnë barrën e ngarkuar nga TVSH-ja vetëm me konsumatorin, pasi fermerët nuk e përballojnë dot atë.

 “Jo me larg se para pak javësh një nga kompanitë e cila ishte themeluar që në 1992 ka shpallur falimentin dhe një nga arsyet më të mëdha të kësaj ishte skema.  Industria e përpunimit të qumështit është gjetur në njëfarë mënyre midis dy zjarreve. Nga njëra anë ne nuk ja ulim dot çmimin fermerit, sepse kjo do çonte në   zhdukjen e lëndës së parë ose fermave. Nga ana tjetër ja kemi ngritur çmimin , me kosto shumë të madhe, afatgjatë sepse natyrshëm konsumatori do të kaloj në produkte që janë të konkurueshme ndoshta edhe më të lira sesa ne që vijnë nga importi”

Sipas Ndrekës në lidhje me kërkesat e tyre, qëndrimi deri tani i Ministrisë së Financës është i paqartë, ndërsa ai i Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Sipërmarrjes duket pro ndryshimit të kësaj takse, nisur nga impakti negativ që ka sjellë në këtë industri. /Euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Do e hamë Vitin e Ri rehat apo me kufizime?/ Manastirliu zbulon si do festojnë shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse shqiptarët do ta festojnë të lirë Vitin e Ri.

Manastirliu deklaron se kjo varet nga respektimi i masave, ndërsa la të nënkuptohej se sipas gjasave nuk do të lejohen grumbullimet e mëdha.

Ajo theksoi në emisionin “Opinion” se Viti i Ri do të festohet me familjen ashtu si çdo vit.

Është në dorën tonë, por patjetër që do jemi në kushtet e kërkesave të kohës po themi në normalitetin e ri, do të kërkohet dhe do të vijojë të kërkohet shmangia e grumbullimeve, por do të jemi me familjen. Do të gëzojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë më efektiv dhe jam e bindur se do të jetë shumë më i mirë dhe këtë e them edhe për arsyen tjetër se vaksina do të vijë edhe në Shqipëri”, u shpreh ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE