Connect with Us

Pezullimi i udhëtimeve në zonën Shengen/ Ja kategoritë që përjashtohen

Lajme

Pezullimi i udhëtimeve në zonën Shengen/ Ja kategoritë që përjashtohen

Publikuar

-

Bashkimi Europian njoftoi dy ditë më parë, mbylljen e zonës Shegen për një peridhë 30 ditore sipasojë e pandemisë së Koronavirusit.

Ndërkaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka sqaruar qytetarët shqiptarlidhur me këto masa, ku thekson se përjashtimi nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit bëhet vetëm në rastet e mëposhtme:

-të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve nënshkruese të Schengen-it (Islandë, Lihtenshtein, Norvegji, Zvicër), dhe për anëtarët e familjeve të tyre, në rastet e kthimit të tyre në shtëpi;

– të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë dhe personat që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit, apo që kanë një vizë qëndrimi afatgjatë.

Nga ky kufizim i përkohshëm i udhëtimit përjashtohen: personeli shëndetësor, kërkuesit mjekësorë, punonjësit e kufirit, personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, në masën e nevojshme, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, pasagjerët në tranzit, pasagjerët që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare, personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

LEXO EDHE:  Meta letër presidentit të Italisë/ Vlerëson masat kundër koronavirusit

Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë Shqipërisë.

Për të gjithë shtetasit të cilët duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, lutemi të konsultojnë faqen online të MEPJ dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Mirë që u kujtova si ngjaj e lyer”/ Enca bëhet “gocë për shtëpi”: Se di si do mësohem me jetën e rrëmujshme

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka bërë që të gjithë personazhet e njohura të botës së artit dhe të medias të mbyllen në shtëpi dhe të shmangin grumbullimet e rrëmujshme.

Shumë prej këngëtarëve janë duke kaluar një periudhë pushimi, duke qenë se shumicën e kohës janë nëpër koncerte, festa apo udhëtime. Enca Haxhia është një ndër ta.

Këngëtarja ka treguar pasditen e sotme se si po e kalon kohën dhe me kë ndodhet në shtëpi. Ajo tha në një lidhje me emisionin “Rudina” se kishte harruar se si ngjan e lyer, pasi në shtëpi nuk përdor make up.

LEXO EDHE:  Vrasja e liderit serb/ Reagon BE: Çfarë presim nga Kosova

LEXO EDHE:  Koronavirusi i ri/ Manastirliu: Rreziku për depërtimin e virusit mbetet i ulët

“Mirë që kisha emisionin sot që të kujtoja veten si ngjaj e lyer. Dy ditët e para ishin vërtetë të vështira, ndërsa tani po ia kaloj aq mirë sa nuk e di si do mësohem me atë jetën kur të mbarojë e gjithë kjo. Në shtëpi jam me mamin, me motrën dhe me qenushin”, deklaroi Enca, ndërsa theksoi se nga situatë duhet të shohim anën pozitive, pasi shumë persona nuk kanë pasur kohë të qëndrojnë me familjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Bregu publikon vendimin e vendeve të Rajonit

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka publikuar vendimin e të gjitha vendeve të Rajonit dhe Organizatat Nderkombetare në Rajon.

Bregu bën me dije se në përfundim u vendos të kemi një Korridor të hapur për transportin e mallrave dhe pasijeve mjekësore mes Ballkanit dhe BE-së.

Gjithashtu Bregu thekson se duhet të lehtësohen procedurat duke i dhënë mundësi mjeteve që transportojnë mallra jetikë të procedojnë pa vonesa në dogana.

“Të gjitha vendet e rajonit dhe Organizatat Ndërkombetare në Rajon, se bashku me koleget nga KE, në një përfundim: Të kemi një Korridor të Hapur transportin e mallrave dhe paisjeve mjekësore mes Ballkanit dhe BE. Të lehtesojmë procedurat e mos rëndojmë më shumë se cc’është situatën duke i dhenë mundësi mjeteve që transportojnë mallra jetike të procedojne pa vonesa në dogana. Ne kemi barrën humane të bashkëpunimit në emër të Jetës dhe sidomos si të vetmen mënyrë për të parandaluar më të keqen që mund të ndodhë. Ky virus inteligjent po provon bindshëm se kur komshiu nuk shërohet, rreziku të kthehet në shtëpi”, shkruan Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Eni Çobani tregon si e kalon kohën në shtëpi/ Mesazh qytetarëve: Jemi duke bërë sfidën e jetës

Publikuar

-

Nga

Juristja Eni Çobani ka treguar sot se si e shpenzon kohën në shtëpi në këto ditë karantinimi për shkak të koronavirusit.

Ajo rrëfen se është duke e shijuar shumë këtë kohë pasi po qëndron më gjatë me bashkëshortin, ka më shumë kohë të flasë me djalin, me mamanë dhe me babain megjithëse nuk i takon dot.

Por në këtë kohë, nuk ka munguar as një apel i fortë nga juristja, e cila thotë se motoja e saj është “Të harrojnë veten sot, për të jetuar nesër”.

“Durimi duhet të jetë i monitorueshëm. Vetëm një javë do qëndrojmë por njerëzve i duket sikur do qëndrojmë me muaj për shkak të disa deklaratave në media. Mund të qëndrojmë dhe dy ose tyre javë, por ky nuk është fundi i botës duke qenë se ne jemi duke bërë sfidën e jetës. Kam parë që shumë gra tregojnë historitë e tyre të shtatzënive, si ju po qëndroni sot ne kemi qëndruar 9 muaj në emër të jetës.

LEXO EDHE:  Meta letër presidentit të Italisë/ Vlerëson masat kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Ambasadori italian mesazh të fortë Ramës

Rrini në shtëpi, zbatoni rregullat. Mjekët janë heronjtë e kësaj periudhe. Gjëja më e bukur që ka dalë në këtë periudhë është se ne paskemi një kast të mrekullueshëm. I duam shumë , faleminderit shumë, shyqyr që ekzistojnë”, tha Eni në studion e emisionit “Rudina”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE