Connect with Us

Përhapja e koronavirusit/ Bregu publikon vendimin e vendeve të Rajonit

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Bregu publikon vendimin e vendeve të Rajonit

Publikuar

-

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka publikuar vendimin e të gjitha vendeve të Rajonit dhe Organizatat Nderkombetare në Rajon.

Bregu bën me dije se në përfundim u vendos të kemi një Korridor të hapur për transportin e mallrave dhe pasijeve mjekësore mes Ballkanit dhe BE-së.

Gjithashtu Bregu thekson se duhet të lehtësohen procedurat duke i dhënë mundësi mjeteve që transportojnë mallra jetikë të procedojnë pa vonesa në dogana.

“Të gjitha vendet e rajonit dhe Organizatat Ndërkombetare në Rajon, se bashku me koleget nga KE, në një përfundim: Të kemi një Korridor të Hapur transportin e mallrave dhe paisjeve mjekësore mes Ballkanit dhe BE. Të lehtesojmë procedurat e mos rëndojmë më shumë se cc’është situatën duke i dhenë mundësi mjeteve që transportojnë mallra jetike të procedojne pa vonesa në dogana. Ne kemi barrën humane të bashkëpunimit në emër të Jetës dhe sidomos si të vetmen mënyrë për të parandaluar më të keqen që mund të ndodhë. Ky virus inteligjent po provon bindshëm se kur komshiu nuk shërohet, rreziku të kthehet në shtëpi”, shkruan Bregu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SMS-të “vrasëse” të Ylli Ndroqit

Publikuar

-

Nga

Trafikanti i drogës me njohje terroriste, Ylli Ndroqi dje ka publikuar disa sms me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku tregon qartë përplasjen me këtë të fundit për linjën e televizionit dhe lajmet që po jepeshin aty.

Mesazhet, Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu), i nxorri në prag të vendimit të pritshëm të gjykatës të Apelit e cila pritet të dalë me një vendim pas sekuestrimit të pasurive të tij nga gjykata e shkallës së parë. Megjithë çdo aludim apo mohim i sms-se nuk ndryshon situatën e krijuar ndaj medias, jo në momentin kur Ylli vendosi të ndryshonte linjën e tij editoriale.

Ato janë një fakt që tregon se Rilindja dhe drejtuesit e saj kanë kontrolluar dhe vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë në Shqipëri, por përveçse akuzë ndaj politikës është dhe një vetë-demaskim i medias.

Mesazhet kapin “mat” Veliajn, ashtu siç është kapur “mat” Ylli Ndroqi duke qenë trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu. Janë dy të vërteta që kërkojnë të luftojnë me njëra-tjetrën. Trafikanti me njohje terroristësh dhe kryebashkiaku i Tiranës që përdor pushtetin e tij për të mbajtur mediat nën tutelë.

SMS-të e Ndroqit vërtetuan edhe njeherë faktin se Ora- News ka qenë një vegël e pështirë nën kontrollin e Bashkisë Tiranë dhe më pas, nuk dihet se për çfarë arsyesh dhe interesash, palët u prishën dhe filluan sulmet ndaj kryebashkiakut.

Pra, këtu moral publik dhe mediatik nuk ka. Ato sms janë prova sesi një media vasale e qeverisë, kthehej dhe sulmonte një kryebashkiak por nuk dihet se për çfarë arsye, pra përse ishte mërzitur kaq shumë Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) me Lali Erin që e kishte si vëlla.

LEXO EDHE:  FOTO – Policia serbe ndalon ngritjen e flamurit shqiptar në Medvegjë/ Arrestohen 7 nxënës

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Largimi i Britanisë nga BE, katastrofë

Por, përtej këtyre sms-ve dhe përplasjeve me Veliajn që Pasmaçiu i drogës, gjeti kohën që i duhej t’i publikonte, komunikimi i kryebashkiakut me një trafikant droge të kthyer në pronar mediash nuk e shfajëson këtë të fundit.

Njëri është trafikanti i drogës me njohje terroriste që po përpiqet të shpëtojë kokën me çdo mënyrë, edhe duke publikuar sms-të e gjata të “dashurisë” me Veliajn.

Të vërtetat që i di publiku tashmë nuk ndryshojnë shumë. Rilindja dhe Veliaj që shantazhojnë media, dhe një trafikant droge ngritur në elitën e vendit që politika e ka mbajtur në krye të tavolinës.

Në asnjë rast as Rilindja dhe as Veliaj nuk do ishin ndryshe pa ato sms sepse nuk është rasti i parë. Më e plotë do ishte e vërteta sikur të shikonim disa sms edhe të kohës së “dashurisë” jo vetëm të urrejtjes.

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk bëhet burrë i ndershëm me publikimin e tyre. Ngelet trafikanti i akuzuar me njohje terroriste që po përdor median si mbulim për të shpëtuar nga e shkuara e tij kriminale./CNA.al

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës



 

Sherri me Veliajn si alibi e Ylli Ndroqit?!

Trafikant droge me lidhje terroriste/ Ylli Ndroqi drejt një akuze të re?!

Biznesmen i ndershëm dhe me borxhe/ Po trafikant droge kush ka qenë?

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

LEXO TE PLOTE

Lajme

Aferat korruptive që nuk i zhbën dot letra e Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Aferat korruptive që nuk i zhbën dot letra e Ben Blushit

Nga Hashtag.al

Prej disa kohësh, në drejtim të ish-deputetit të PS-së, tani drejtor i Top Channel, Ben Blushi, ka pasur akuza të rënda për afera korruptive.

Portali CNA.al ( City News Albbania) ka publikuar dokumentet e lidhjet e Blushit me aferat e denoncuara, ndërsa ky i fundit ka parapëlqyer të heshtë…deri para pak ditësh kur shkroi një letër.

Blushi akuzohet për lidhje me  aferën e inceneratorëve bashkë me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, aferë në të cilën është përfshirë nëpërmjes së shoqes, Eva Blushi, e cila është aksionere në kompaninë ‘EM Capital Group’ me 33% të aksioneve.

Koncesioni i inceneratorëve i kushton buxhetit të shtetit sipas të dhënave zyrtare qindra milionë euro, ndërsa çifti Blushi sipas CNA-së, rezulton i lidhur me këtë aferë.

Eva Blushi nëpërmjet firmës dhe 33% të aksioneve në kompani, ndërsa i dyti nëpërmjet mbrojtjes nga ekrani i televizionit kombëtar Top Channel.

Bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi është  aksionere me 33% të aksioneve në kompaninë ‘EM Capital Group’ në Bullgari, një kompani e themeluar dy vite me parë, e cila më pas bleu aksionet e brandit ‘Lori Caffe’ të kompanisë ‘Valtelina Sh.p.k.’

Pronarët e inceneratorëve kanë krijuar një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania më pas ka ardhur në Tiranë dhe ka blerë 51% të aksioneve të ‘Valtelina SHPK’, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara.



Një tjetër  aferë e denoncuar që ka të bëjë me letrën që Blushi i shkroi të bijës pak ditë më parë, është ajo e transaksionit të shitblerjes së një pasurie në qytetin e Korçës. Sipas CNA-së, që e ka investiguar çështjen në fjalë, bëhet fjalë për një pronë me vlerë disa qindra milionë lekë të blerë për 30 mijë euro.

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës: “Pranverë Ballkanike”, si vala e protestave dhe revolucioneve që përfshinë botën arabe

LEXO EDHE:  Ballkani: Lajme të këqia po vijnë/ A ka ardhur koha për ...?!

Transaksion në të cilin rezulton të jetë falsifikuar firma e vajzës së Blushit.

Gjatë periudhës së nënshkrimit të transaksionit rezulton se vajza e Blushit, Natalia, nuk ka qenë fare në Shqipëri ndërsa tre personat e dyshuar për falsifikimin e firmës janë babai i saj, Ben Blushi, e ëma Eva Blushi dhe noterja që ka hartuar aktin, Violeta Sulkaj.

Deri tani Blushi kishte heshtur për denoncimet e akuzat ndaj tij, por pas futjes së emrit të së bijës në histori vendosi të reagojë…me anë të një letre.

Kur të gjithë prisnin një përgjigjë profesionale, me argumente e dokumente të Blushit për akuzën e falsifikimit të firmës së të bijës, ai zgjodhi frëngjinë e shkrimtarit, duke shkruar një  hartim patetik drejtuar së bijës.

Një përgjigjë mediokre që jo vetëm nuk shpjegon ndonjë gjë në lidhje me akuzat e rënda ndaj tij, por akoma me keq.

Tregon se Blushi vendosi të përdorë të bijën si parzmore, duke u përpjekur ta shfaqte fëmijën e tij si viktimë të pafajshme të luftës politike, kur në fakt është vetë ai që dyshohet se ka falsifikuar firmën e së bijës për një blerje të dyshuar si korruptive.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Aktorja turke humb djalin/ E gjeti të vdekur në apartament

Publikuar

-

Nga

Aktorja e mirënjohur turke Hümeyra Akbay, ka pësuar shok pasi ka gjetur të vdekur djalin e saj 47-vjeçar, Sadik Bigat, në apartamentin e tij.

Sipas gazetës turke “Hürriyet Daily Neës”, Hümeyra kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të. Ajo vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta kontrolluar dhe e gjeti të vdèkur.



Nuk dihet ende shkaku i vdèkjes, por dyshohet se mund të ketë pësuar një sùlm në zemër. Siç shihet dhe nga pamjet në videon e mëposhtme, aktorja duket e shkátërruar në ceremoninë mortore të të birit, ndërkohë që pjesëmarrja e njerëzve ka qenë e kufizuar për shkak të Covid 19.

LEXO EDHE:  Ardi Veliu i pakënaqur nga gjykatat/ “Na kanë befasuar shpeshherë me vendimet”

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Largimi i Britanisë nga BE, katastrofë

Hümeyra njihet për rolin e saj si halla Maide në serialin “Fate të kryqëzuara”, por edhe për shumë filma të tjerë që janë luajtur në Turqi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE