Connect with Us

Paloka “nxjerr zbuluar” Veliajn/ Po i kërkon lekë qytetarëve për dizinfektimin e pallatit

Lajme

Paloka “nxjerr zbuluar” Veliajn/ Po i kërkon lekë qytetarëve për dizinfektimin e pallatit

Publikuar

-

Erion Veliaj betonizoi Tiranën/ Si mashtronte për ndërtimet, video që e nxjerr “zbulur”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa shprehet se taksat e qytetarëve nuk po kthehen në investime apo shërbime për ta.

Sipas Palokës, me lekët e qytetarëeve të Tiranës, Veliaj shëtiti botën dhe paguan miliona për propagandë.

Ish deputeti demokrat thotë se në Tiranë nuk janë mbledhur plehrat dhe përsëri u kërkohet para qytetarëve për dizinfektimin e pallatit.

“Ja dhe hajduti i shpifur i bashkisë.
Qytetarët e Tiranës paguajnë taksa më shumë se gjithë qytetarët e tjerë, po ato nuk kthehen në investime apo shërbime për ta.
Me lekët e qytetarëve të Tiranës shëtit boten velina e bashkisë, paguhen miliona për propagandë (përfshi dhe këngëtarët që sjell “gjallesa”) dhe ca më shumë përfundojnë në xhepat e hajdutit të shpifur.
As plehrat nuk kanë mbledhur këto ditë në Tiranë dhe kërkon prapë para nga qytetarët.
E sigurisht nuk heq dot dorë as nga mashtrimi ; paguani nga 400 lek (katër mijë të vjetra) ju “ se të tjerat i paguan bashkia”.
Po pse mor pleh, sa kushton dizinfektimi me klor i një shkalle pallati që “të tjerat” i vendoska bashkia?
Ku i ccove paratë që do i jepje atij këngëtarit , apo ato janë për xhepin tënd…?”, shkruan Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dëmtimi i fiderit në Tiranë/ OSHEE njofton qytetarët, aktualisht pa tension 13 kabina në Don Bosko

Publikuar

-

Nga

Dëmtimi i fiderit në Tiranë/ OSHEE njofton qytetarët, aktualisht pa tension 13 kabina në Don Bosko

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka dhënë një njoftim zyrtar disa orë pas dëmtimit të fiderit A4 të nënstacionit rajonal në Tiranë.

Sipas informacionit, aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e ‘’Don Boskos’’.

Segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga nënstacioni deri tek kabina e parë e fiderit ësthë pa energji, ndërkohë pjesa tjetër është e furnizuar.

LEXO EDHE:  Skandali-Bashkia Tiranë e konfirmon/ Uji i çezmës nuk pihet

LEXO EDHE:  Skandali-Bashkia Tiranë e konfirmon/ Uji i çezmës nuk pihet

“Vijon puna nga brigadat e avarisë për riparimin e fiderit A4 të NST Rajonal, ku aktualisht segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga N/Stacioni deri te kabina e parë e fiderit është pa energji.

Pjesa tjetër e linjës është furnizuar me energji nga fideri L6 të NST Qendër.

Aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e Don Boskos.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përfshihet nga flakët gadishulli i Karaburunit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët gadishulli i Karaburunit në Vlorë

Një sipërfaqe pyjesh është përfshirë nga flakët në gadishullin e Karaburunit.

Mësohet se flakët janë aktivizuar një natë më parë dhe era ka favorizuar përhapjen e tyre.

Vetë banorët janë shprehur se zjarri nuk është shuar ende, pavarësisht se ata janë përpjekur të ndihmojnë me mjete rrethanore.

Nuk dihet nëse në këtë zonë kanë shkuar forcat e zjarrfikëses për të shuar flakët apo jo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tenderi i bashkisë Vorë/ Me ofertë 55% më pak se fondi limit, KPP “mbyt” me miliona kompaninë Infosoft

Publikuar

-

Nga

Tenderi i bashkisë Vorë/ Me ofertë 55% më pak se fondi limit, KPP “mbyt” me miliona kompaninë Infosoft

Kompania “Infosoft Office’ SHPK ka marrë pjesë në një tender të zhvilluar nga Bashkia Vorë me objekt “Blerje Kancelarie” më datë 19.04.2021 dhe fond limit 3.195.500 lekë pa TVSH.

Në garë kanë qenë 7 operatorë ekonomikë pjesmarrës, ku kjo kompani e cila ka paraqitur ofertën prej 1440637.45 lekë, fillimisht është skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me arsyen se oferta ka qenë anomalisht e ulët.

“Në krahasim me çmimin e ofertës, çmimet e fundit limit dhe krahasim me të gjitha ofertat e tjera që janë të kualifikuara ka diferëncë të dukshme dhe të pajustifikuar. Ka devijim nga çmimi mesatar dhe diferëncë mes ofertave të kualifikuara”, sqarohet në përgjigjen e autoritet kontraktor.

LEXO EDHE:  “Sulm terrorist tek Teatri Kombëtar”/ Juristja bën paralajmërimin e fortë, kallëzim ndaj Lleshajt, Veliut dhe Veliajt

LEXO EDHE:  Grupi Parlamentar i PD, bojkot 10 ditor/ Paloka: Përjashtimi i Berishës, vendim i Ramës për t’i mbyllur dyert opozitës

Por pas ankimimit, Komisioni i Prokurorimit Publik, ka vendosur të pranojë ankesën e “Infosoft Office” SHPK, dhe anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e këtij aoperatori, duke lënë të hapur mundësinë për ankimim pranë Gjykatës Administrative.

Ndonëse kompania “Infosoft, nga çmimi ka ofertuar rreth 55% më pak se fondi limit dhe rreth 46% më pak se mesatarja e ofertuesve të tjerë, përsëri KPP, ka vendosur ta kualifikojë, duke e ‘mbytur’ sërish me miliona si në çdo tender.

Kjo tregon qartë se KPP, nuk i intereson fare cilësia edhe pse institucioni ngel pa punë nga skarcitetet./CNA.al

LEXO TE PLOTE