Connect with Us

Ngrijnë “sigurimet”/ I vetmi segment me interes rinovimi i kontratave të shëndetit

Sociale

Ngrijnë “sigurimet”/ I vetmi segment me interes rinovimi i kontratave të shëndetit

Publikuar

-

Kohët e vështira të koronavirusit, me detyrimin e karantinimit të popullatës brenda shtëpive, kanë bërë që disa tregje të mbeten “të ngrira” pa afat.

Burime pranë kompanive të sigurimit thanë se, prej rreth një jave ka pak interes për produktet e këtij tregu dhe i vetmi segment me ecuri është ai i kontratave të sigurimit të shëndetit. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për rinovimin e atyre ekzistuese, për të cilin individët kanë nxituar ta bëjnë. Ndërsa segmente të tjera të lidhura si me sigurimin motorik të detyrueshëm apo vullnetare, mbeten pa ndonjë zhvillim dinamik.

Kompanitë bëjnë të ditur se aktualisht po punohet me staf të reduktuar nëpër zyrat e tyre. Për një pjesë që punën mund ta bëjë nga shtëpia është opsioni i “smart ëorking”. Situata, sipas kompanive, është e vështirë. Dilema që shtrohet para është sesa do të zgjasë kjo situatë, ku çdo ditë që kalon përkthehet në humbje, teksa mbetet gjithmonë aktiv detyrimi për të paguar kostot nga pagat e punonjësve tek taksat.

Sigurimet e shëndetit ofrohen nga shtatë kompani në treg ndërkohë që në total janë 11 kompani sigurimi që operojnë në treg. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se primet e shkruara bruto për sigurimet nga aksidentet dhe shëndeti ku përfshihet edhe kjo pjesë për janarin e këtij viti ishin 111.8 milionë lekë me një rritje 10.38% në raport me janarin e vitit 2019.

LEXO EDHE:  Kontratat e dyshimta të Bashës në SHBA/ Prokuroria thërret zyrtarët e PD

Të ardhurat totale nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2020 kapën vlerën mbi 1,375 milionë lekë, ose 9.63% më shumë se në janar 2019. Gjatë janarit 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 101,420, me një rritje 10.04% krahasuar me janar 2019. Tregu, sipas AMF, vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.06% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.94% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.17% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.83% të totalit të tregut./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Temperaturat vijnë të rriten/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Moti i kthjellët do të vijojë të na shoqërojë deri në fund të ditës.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat pranë tyre era hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.

Në fushën termike për shkak të orëve me diell pritet një rritje kryesisht në vlerat maksimale.

Më konkretisht:
në zonat malore -1ºC deri në 18ºC
në zonat e ulëta 2ºC deri në 23ºC
në zonat bregdetare 6ºC deri në 21ºC

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 18 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë ditës nga yjet. Ato do ju drejtojnë ne rrugën e duhur dhe do kaloni çaste me te këndshme me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas një personi pa e njohur mire dhe kjo mund te sjelle pasoja për te ardhmen. Kujdes! Me financat do i keni punët shume mire. Do mund te kryeni pak me tepër shpenzime sesa me pare.

DEMI 21. prill – 21. maj

Rutina do mbizotërojë gjithë ditën sot ne jetën tuaj ne çift. Here pas here do bini ne melankoli dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do influencohen negativisht nga Merkuri. Personat qe ju pëlqejnë ka mundësi te fillojnë te dalin me një mikeshën e tyre. Buxheti nuk do ketë aspak tronditje. Do dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse jeni në një lidhje jeta së bashku me partnerin ka për të qenë e thjeshtë, por herë pas here paksa e mërzitshme. Mendoni të eksperimentoni diçka të re. Beqarët do jene plot shpresë dhe në tërësi ëndrrat më të bukura do mund t’iu realizohen. Sektori i financave duket goxha premtues. Mund të përfitoni për të shlyer të gjitha borxhet dhe për të bërë disa investime me leverdi.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do keni shumë nevojë të shkëlqeni gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e mirë. Beqaret do e takojnë më në fund një person për të cilin do ju rrahë zemra edhe më fort. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Gjendja ka për të mbetur e shkëlqyer edhe sot.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Sot nuk do keni asnjë arsye përse të qaheni. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do arrije t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarëve do ju shpërblehen të gjitha përpjekjet që kanë bërë dhe do mund të fillojnë një lidhje me të vërtetë emocionuese. Financat do dini si t’i menaxhoni kurdoherë kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Ndonjë investim i vogël do ju lejohet patjetër.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Ditë e mbushur me emocione shumë të forta ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Jupiteri dhe Venusi, perëndesha e dashurisë do kujdeset për çdo detaj në mënyrë që çdo çast te jetë i jashtëzakonshëm. Beqarët nuk do i rezistojnë dot sharmit të dikujt dhe pa u menduar dy herë do hedhin hapa më tej. Gjendja e financave do ketë më shumë përmirësime nga sa mund ta kishit menduar.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni idetë dhe mendimet me te. Beqaret nuk do e ndryshojnë dot statusin edhe pse do mundohen gjithë kohës. Financat do jene shume te dobëta për shkak te shpenzimeve te jashtëzakonshme dhe te pamenduara qe keni kryer. Merrni sa me shpejt masa sepse do mbeteni pa para.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi do ju mbështesë gjate gjithë kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte nga sa mendonit dhe do flisni hapur për çfarëdo lloj teme. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Ne planin financiar duhet te tregoni sa me shume maturi qe te mundni qe te mos keni telashe.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do jeni ne forme shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do i bëni surpriza te njëpasnjëshme njeri-tjetrit. Çdo çast do jete shume i veçante dhe i bukur. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra, përndryshe nuk kane për te përjetuar aspak emocione. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te ankoheni. Gjendja do jete e mire dhe do kryeni plot investime.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire sot sesa disa kohe me pare. Do i sqaroni te gjitha hatërmbetjet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Bëjini sytë katër, por edhe mos u ngutni për asgjë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen fale strategjisë qe ju do përdorni.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paralajmërimi i mjekut/ “Nuk ka sistem shëndetësor ta përballojë COVID-19, nëse nuk izolohet 90% e popullatës”

Publikuar

-

Nga

Mjeku shqiptar në Milano, Elson Gjonaj, në një lidhje me emisionin “Opinion” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi, u shpreh se nuk ka sistem shëndetësor që mund ta përballojë COVID-19 nëse nuk izolohet 90% e popullatës.

“Pacientët kritikë në mbi 85 përqind të rasteve janë mbi 60 vjeç, ndërsa mosha mesatare e viktimave është mbi 80 vjeç.

Distanca sociale është themelore, kjo betejë nuk fitohet nëpër spitale, fitohet vetëm në territor. Spitali është retro via që i themi ne. 10% do të kalojnë në gjendje kritike, por nëse ajo 90 përqind nuk izolohet është e pamundur. Nuk ka sistem shëndetësor që ta përballojë.

LEXO EDHE:  Fillon kriza e call center/ Kompanitë reduktojnë kontratat në Shqipëri

LEXO EDHE:  Tregu i sigurimeve në 11 muaj/ Dëmet e paguara 40 milionë USD

Me eksperiencën që shikoj, duhet patjetër të mbrohen mjekët. Pse është e rëndësishme? Kemi shumë nevojë për mjekët, kemi nevojë të jashtëzakonshme. Do kemi akoma më pak mjekë dhe akoma më pak kurim për pacientin. Këtu në fillim kishte vështirësi me maskat. Nuk po flas për masakt kirurgjike, flas për masakt që përdoren për mbrojtje, të parët që duhen të marrin maska janë mjekët. Dhe nëse infektohen mjekët dhe infermierët, spitalet mund të bëhen qendër infeketimi shumë e rrezikshme e përhapjes së sëmundjes”, tha Gjonaj.

LEXO TE PLOTE