LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga fyerjet tek kërcënimet/ Rama përplaset ashpër me Eni Vasilin

18 Mars 2020, 22:12, Politikë CNA
Nga fyerjet tek kërcënimet/ Rama përplaset ashpër me Eni

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë menjëanë as sonte arrogancën e tij ndaj gazetarëve.

Në një lidhje me emisionin ?Open? teksa u pyet nëse qeveria do i pezullojë koncesionet për shkak të situatës nga koronovirusi, Rama e kaloi debatin në politik, duke iu kthyer koncesioneve të PD-së.

Pas këmbënguljes së moderatores për t’iu kthyer cështjes aktuale, Rama i është drejtuar disa herë ?mos bëj zhurmë? dhe se nëse i tregojnë se si duhet të sillet nuk do vinte më në emsion e saj.

Ndërkaq, moderatoja i është  drejtuar se nuk është dita për të qenë arrogant sot dhe se ajo nuk ishte aty për të bërë zhurmë sic iu drejtua kryeministri i vendit.

?Unë nuk jam arrogant, nëse e vërteta ime merret për arrogancë, ky është problemi juaj. Dëgjo se cfarë them se bën pyetje pa kuptim pastaj. Nëse ju me tregoni mua si të sillem, nuk marr më pjesë më në emisionin tuaj? u shpreh Rama.

Duket se arroganca e kryeminstrit e ka lënë pa fjalë moderatoren të cilës iu mor edhe goja, ndërsa përpiqej të ?frenonte? kryeministrin që të mos e fyente./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga