LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos u mburr me urdhëra, por me përgjegjësi”/ Sherefedin Shehu leksion Ramës: Mbro biznesin, këshillat i japin mjekët

18 Mars 2020, 10:59, Politikë CNA
“Mos u mburr me urdhëra, por me përgjegjësi”/

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ndërsa komentin situatën e krijuar për shkak të koronavirusit, jep alarmin për pasojat që do të ketë në ekonomi.

Ndërsa reagon në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që bankat të shtyjnë këstet e kredive, në një postim në rrjetet sociale, Sherefedin Shehu i jep një leksion të fortë kreut të qeverisë.

Shehu thekson se edhe bankat janë biznese që mund të ndikohen nga kolapsi i mundshëm ekonomik dhe se edhe ato mund të falimentojnë.

?Po Bankat a nuk jane biznese dhe a nuk ndikohen nga kolapsi i mundshem ekonomik? Parate ne banka jane te bizneseve dhe qytetareve dhe nese ato nuk kane para per te depozituar apo paguar ne banka edhe bankat falimentojne.
Z. Rama,
Me e shumta ju mund t?ju luteshit ose t?ju rekomandoni bankave te jene tolerante ne vartesi te gjendjes se tyre financiare sepse as Guvernatori as Ju nuk keni te drejte ti urdheroni qe te mos arketojne kredite. Ju dhe Guvernatori merrni pergjegjesite ligjore per te stimuluar biznesin dhe mos e shkarkoni barren mbi te tjeret. Lutem mos u mburrni me urdherat qe jepni por me pergjegjesite e permbushura per t?i paraprire te keqes?-shkruan Shehu.

Më tej, ai thekson se këshillat mjekësore duhet t?i japin specialistët dhe se ajo çfarë duhet të bëjë qeveria sipas tij është të mbrojë biznesin.

?Keshillat mjeksore le ti japin specialistet sepse kur i jepni ju nuk i beson njeri;
Ristrukturoni buxhetin per te permbushur shqetesimet e Organizates Boterore te Shendetesise dhe organizmave te tjera financiare nderkombetare;
Mbrojini bizneset nga falimentimi me kredi afat-shkurter nga Qeveria ose edhe me subvencione nese shkaku eshte kjo situate e veshtire dhe mos falimentoni Bankat.
Ndihmoni, monitoroni dhe garantoni funksionimin e rrjetit te prodhimit, sherbimeve dhe tregtise se çmimet nuk kontrollohen me police por vetem me ballancimin e kerkeses me oferten ne treg.
Financoni kostot shtese te bizneseve per higjenizimin, ndryshimin e proceseve teknologjike, transportin e punonjesve e te tjera qe te vazhdojne punen dhe te mos behen qendra infektimi.
Dizinfektoni rruget, zyrat dhe ambientet e tjera dhe garantoni sherbimet publike.
Garantoni nje page mujore te arsyeshme per ata qe nuk mund te punojne ne kete situate, dhe
Paguani ne kohe pesionet dhe ndihmen ekonomike.?-përfundon postimin e tij Sherefedin Shehu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga