Connect with Us

Makinat bëhen copë në Fushë-Krujë/ Tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Kronika

Makinat bëhen copë në Fushë-Krujë/ Tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në kryqëzimin e Borizanës në Fushë-Krujë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion.

Nga të dhënat paraprake mësohet se sipasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona ndërsa një është në gjendje të rëndë.

Kujtojmë që qeveria ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Ndërsa pritet të zbulohet shkaqet e këtij aksidenti të rëndë dhe nëse ato kanë patur autorizim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Shkolla e Aviacionit teksa makina ka qenë e parkuar prej disa ditësh në zonë.

Në afërsi të makinës janë gjetur edhe disa bidonë, ku policia po heton nëse ndonjëra prej tyre mund të ketë qenë me benzinë dhe të jetë përdorur për djegien e makinës.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

LEXO EDHE:  Foto/Kush është nëna e dy fëmijëve që humbi tragjikisht jetën në Tiranë

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia vijon hetime për zbardhjen e plotë, nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen duke transportuar klandestinë/ Dy të arrestuar në Korçë e Pogradec

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Korçë u ndalua 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Agjencia” të finalizuar para 1 muaji.

“U bë ndalimi i shtetasit N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”.

Ndërsa në Pogradec u arrestua në flagrancë 1 shtetas i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Fundi tragjik i mësueses në Londër/Po shkonte të merrte vajzat, por …!

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 233 viktima, mbi 5000 të infektuar

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Thyen urdhërin e qeverisë/ Ndëshkohen dy këmbësorët e pabindur

Publikuar

-

Nga

Në kadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, qeveria urdhëroi dy ditë më parë, ndalimin e lëvizjes për të gjithë këmbësorët pas orë 18:00 duke parashikuar dhe sanksione në gjoba deri në 10 mijë lek të reja.

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme policia ka ndëshkuar dhe dy qytetarët e parë në Vlorë, pasi nuk iu bindën urdhërit.

LEXO EDHE:  Vrasin dhe djegin të gjallë qytetarin/ Autorët në një “tavolinë” me ministrin Xhafaj

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm në Fushë Krujë - Milot/ Përplasen tre automjete

Ndërkohë që nesër do të futet në fuqi urdhri i ri ku ngushtohet orari për të dalë jashtë si këmbësor.

Të gjithë do të kenë vetëm dy fasha orare për të dalë, nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00, në total vetëm 6 orë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE