Connect with Us

Ky është virus zoti Rama, Lufta është gjë tjetër!

Politikë

Ky është virus zoti Rama, Lufta është gjë tjetër!

Publikuar

-

Ka disa ditë që kryeministri Rama, del ne transmetime individuale live dhe midis monologjeve të gjata, po përmend shpesh e më shpesh togfjalëshat “kjo është lufte” ose “jemi në luftë”.

Zoti Kryeminister pas kësaj ka detyrimin që të shpjegojë se çfarë kupton ai me togfjalëshat që perdor.

Ne kemi detyrimin t’i shpjegojmë çfarë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kupton me fjalën “luftë”.

Fjala “luftë” nuk mund të përdoret si melhem për çdo plagë, sepse lufta hap e nuk shëron plagë.

Nuk jemi në lufte zoti Kryeministër!

Jemi në Mars!

Në një periudhë kur viruset lulëzojnë për shkak të kombinimit të disa faktorëve klimaterik që ushqejnë përhapjen e virozave.

Populli thotë: “Shkurti i shkurton, Marsi i mbledh”.

Ka qënë gjithmonë kështu.

Por asnjëherë për shkak të kësaj, nuk shpallet luftë për çdo Mars.

Dakord që ky nuk është Mars i zakonshëm! E me siguri që nuk është derisa gjithë Europa është mbyllur në shtëpi. Me parlamente të karantinuara dhe kryeministra në videocall.

Dakord, Rama nuk është i vetmi që po perdor fjalën “luftë” se ka dhe nja dy të tjerë që besojne se rriten duke i futur frikën popullit me kërcënimin për luftë.

Por ata janë të shkurtër edhe u falet!

Ky i joni që është i gjatë, pse do ti mbivendiset njerëzve duke i kujtuar që jemi në “luftë”?.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë zoti Kryeministër e ka të shpjeguar se kur dhe si shpallet gjendja e luftës.

Nuk i takon kryeministrit ta bëjë, andaj nuk mund t’i takojë kryeministrit të kërcënojë në emër të luftës.

LEXO EDHE:  Nafta shqiptare tek rusët/ Rama negociata sekrete me kompaninë e Putinit

Nëse pleqtë nuk po binden me kërcënimin se do vdesin nga virusi dhe vazhdojnë të besojnë se është Mars, nuk ua ndërron dot mendjen duke i kërcënuar me luftën e tij virtuale.

Dhe paralelisht me këtë i vë përdite të shikojnë fotot e gezueshme të stafit të gëzuar të QSUT.

Puna është që kur pleqve u flet për luftë, ajo që u shkon në mendje shpejt e shpejt është shprehja “lufta do burra”.

Nuk është si puna e asaj mamit që kërcënon bebin se po nuk fjeti do vijë lugati.

Lufta do burra zoti Kryeministër.

Do dhe shtet.

Ndaj mos i armatos shqiptarët me shprehje të tilla.

Nuk jemi në Luftë. Lufta është gjë tjetër që urojmë që mos e provojë askush.

E vetmja gjë që po testohet sot është sistemi shëndetësor i vendit. Dhe duke parë fyturat e gëzuara të stafit të QSUT dhe i krahasojmë me ato që shohim nga Ëhani apo Italia, duhet të besojmë që: ose në Shqipëri nuk ka pandemi, ose që sistemi jone deri tani është më i miri në botë. Deri tani të paktën.

Mos i bjer daulles së luftës se nga ajo luftë nuk fiton asnjë shqiptar. As Ti zoti kryeministër.

Jemi në Mars dhe kemi vërdallë një virus që nuk dihet ende nga ka dalë, ndaj po ta bëjmë hallall mbylljen në shtëpi.

Por boll me shpalljen e Luftës.

Lufta do burra zoti Rama! Dhe shpesh ata burra që kanë bërë luftën nuk kanë qënë të gjatë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Faktet/ Si gënjeu live në Euronews Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se nuk ndalet “në misionin” e tij, edhe në rastet kur Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë siç është beteja me Covid-19.

Por, pavarësisht situatës, duket se ai nuk heq dorë së gënjyeri publikisht shqiptarët dhe demokratët.

Mbrëmjen e djeshme, në një komunikim live me Ilva Taren në Euronews Albania, Basha tha se strukturat e PD-së po shpërndajnë ndihma tek personat e mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

“Edhe gjatë ditës së sotme më kanë njoftuar strukturat e PD-së, anëtarë të FRPD, të Forumit të Gruas, të cilët janë angazhuar në mënyrë lokale për të dhënë ndihma modeste”-tha Basha.

Në fakt, ky duket të jetë ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë që del dhe vetëm gënjen.

Basha gënjen kur thotë se ka njerëz në terren. Është e konfirmuar nga CNA.al nëpërmjet burimeve zyrtare brenda PD-së se asnjë njeri nuk po bën shpërndarje.

Së pari, ska sesi të shpërndajë kur nuk lejohen mjetet. Me çfarë mjetesh ti shpërndajë kur nuk ka?

E dyta, njerëzit janë shpërndarë nëpër shtëpi dhe në selinë e PD-së nuk ka asnjë njeri. I vetmi që ka dalë dje në pak orë është Lulzim Basha dhe në orët e vona.

LEXO EDHE:  Mos-dekretimi i Lleshit/ Ish-ministri: Meta i hoqi Ramës…

LEXO EDHE:  Basha propozon 6 masa urgjente/ Thirrje qeverisë, qytetarëve dhe bankave

E treta, nuk ka ku t’i marrë dhe ku t’i sigurojë këto ndihma kur njerëzit nuk po zgjidhin dot hallet e tyre, e po ua zgjidh Luli me gënjeshtra në media.

Dje ka thënë se ka nxjerrë të rinjtë dhe gratë dhe asnjë nuk ka dalë. Por, thjeshtë gënjen dhe vetëm gënjen.

Gënjen në mënyrë kaq të turpshme dhe të neveritshme saqë e bën veten edhe më të pabesueshëm se kurrë.

Ndoshta do të ishte më mirë që njerëzve t’iu thoshte publikisht se ne i kemi shmangur daljet tona, se nuk kemi si t’iu ndihmojmë. Po përpiqemi të japim këshilla.

Por gënjen publikisht duke thënë se po shpërndan ndihma, njëlloj siç gënjen me planin me tetë pika. Duke marrë rregulloren e OBSH-së dhe praktikat e saj në rastin e koronavirusit, një protokoll që po ndiqet zyrtarisht nga qeveria dhe ministria e Shëndetësisë, Lulzim Basha del dhe i bën propozim Edi Ramës. Për të mos thënë se Edi Rama një ditë përpara ia çon Lulit që ta njoftojë që ai të dalë dhe më pas del ankohet dhe gënjen, pse na kopjojnë. Edhe bën propozime në publik, edhe gënjen dhe pastaj thotë pse na kopjojnë. Edhe gënjeshtar edhe i paaftë./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos u mburr me urdhëra, por me përgjegjësi”/ Sherefedin Shehu leksion Ramës: Mbro biznesin, këshillat i japin mjekët

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ndërsa komentin situatën e krijuar për shkak të koronavirusit, jep alarmin për pasojat që do të ketë në ekonomi.

Ndërsa reagon në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që bankat të shtyjnë këstet e kredive, në një postim në rrjetet sociale, Sherefedin Shehu i jep një leksion të fortë kreut të qeverisë.

Shehu thekson se edhe bankat janë biznese që mund të ndikohen nga kolapsi i mundshëm ekonomik dhe se edhe ato mund të falimentojnë.

“Po Bankat a nuk jane biznese dhe a nuk ndikohen nga kolapsi i mundshem ekonomik? Parate ne banka jane te bizneseve dhe qytetareve dhe nese ato nuk kane para per te depozituar apo paguar ne banka edhe bankat falimentojne.
Z. Rama,
Me e shumta ju mund t’ju luteshit ose t’ju rekomandoni bankave te jene tolerante ne vartesi te gjendjes se tyre financiare sepse as Guvernatori as Ju nuk keni te drejte ti urdheroni qe te mos arketojne kredite. Ju dhe Guvernatori merrni pergjegjesite ligjore per te stimuluar biznesin dhe mos e shkarkoni barren mbi te tjeret. Lutem mos u mburrni me urdherat qe jepni por me pergjegjesite e permbushura per t’i paraprire te keqes”-shkruan Shehu.

LEXO EDHE:  Furtunë në arsim, 20 mijë mësues në testim/ Pagat rriten me 40 %

LEXO EDHE:  “Revoltohet” Grida Duma/ Si e durove Ramën?

Më tej, ai thekson se këshillat mjekësore duhet t’i japin specialistët dhe se ajo çfarë duhet të bëjë qeveria sipas tij është të mbrojë biznesin.

“Keshillat mjeksore le ti japin specialistet sepse kur i jepni ju nuk i beson njeri;
Ristrukturoni buxhetin per te permbushur shqetesimet e Organizates Boterore te Shendetesise dhe organizmave te tjera financiare nderkombetare;
Mbrojini bizneset nga falimentimi me kredi afat-shkurter nga Qeveria ose edhe me subvencione nese shkaku eshte kjo situate e veshtire dhe mos falimentoni Bankat.
Ndihmoni, monitoroni dhe garantoni funksionimin e rrjetit te prodhimit, sherbimeve dhe tregtise se çmimet nuk kontrollohen me police por vetem me ballancimin e kerkeses me oferten ne treg.
Financoni kostot shtese te bizneseve per higjenizimin, ndryshimin e proceseve teknologjike, transportin e punonjesve e te tjera qe te vazhdojne punen dhe te mos behen qendra infektimi.
Dizinfektoni rruget, zyrat dhe ambientet e tjera dhe garantoni sherbimet publike.
Garantoni nje page mujore te arsyeshme per ata qe nuk mund te punojne ne kete situate, dhe
Paguani ne kohe pesionet dhe ndihmen ekonomike.”-përfundon postimin e tij Sherefedin Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I trishtueshëm lajmi që një qytetar ka humbur jetën”/ Basha mesazh urgjent qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 66-vjecarit i cili ndërroi jetë sot për shkak të koronavirusit.

Po ashtu, Basha i ka drejtuar një mesazh qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë. Ai ka përsëritur thirrjen për pajisjen e personelit shëndetësor me të gjithë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe i kërkon qeverisë të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambiente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19.

“Është i trishtueshëm lajmi që një tjetër qytetar ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID 19. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet familjes së tij. Dua gjithashtu të përgëzoj dhe uroj ekipin e mjekëve dhe pacientin që mbrëmë e fitoi betejën me COVID 19.

Prej ditësh kam shprehur shqetësimin për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19. Fatkeqësisht sot kemi 9 raste të konfirmuara mjekësh të prekur nga Covid 19 si dhe dhjetra raste të tjera të vetëkarantinuar.

Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë personelin shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike. Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë paisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19.

Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.”-shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Mos-dekretimi i Lleshit/ Ish-ministri: Meta i hoqi Ramës…

LEXO EDHE:  Mos-dekretimi i Lleshit/ Ish-ministri: Meta i hoqi Ramës...

Më tej, kreu i  i PD iu kërkon qytetarëve të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Të dashur bashkëqytetarë!

Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi.

Në këtë menyrë do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t’ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore.

Mos harroni se duhet një kujdes i veçantë ndaj të moshuarve të cilët janë dhe grupmosha më e rrezikuar.

Ndërsa një vëmendje e shtuar duhet dhe ndaj qytetarëve në pamundësi ekonomike, atyre që jetojnë në kushte të vështira në çadra apo banesa të papërshtashme. Pa humbur kohë duhet siguruar furnizimi me ushqime dhe detergjent për ta. Koha nuk pret.

Dua me përulësi t’ju shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që në këto ditë të vështira dhe të ngarkuara psikologjikisht po punojnë pareshtur, mësuesit që po asistojnë me mijëra nxënës në forma alternative, shitësit e marketeve apo dyqaneve, punonjësit e furrave të bukës, farmacistët, punëtorët e ujësjellësve, elektricistët, e shumë e shumë të tjerë që janë sot në krye të detyrës. Mirënjohje gjithashtu dhe për punonjësit e mediave që pa marrë në konsideratë rrezikun vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të mbajtur të informuar qytetarët që sot më shumë se kurrë më parë janë me sytë, veshët dhe mendjen nga informacionet që përcjell media.

Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju të dashur bashkqytetarë që pavarësisht situatës së vështirë, duke lënë pas çdo ndasi po i jepni kurajo dhe mbështetje njëri tjetrit!”-përfundon postimin kryedemokrati Basha.

LEXO TE PLOTE