Connect with Us

Koronavirusi/ WhatsApp masa për mesazhet e rreme, jep 1.000.000 dollarë për të verifikuar faktet

Bota

Koronavirusi/ WhatsApp masa për mesazhet e rreme, jep 1.000.000 dollarë për të verifikuar faktet

Publikuar

-

Lajmet e rreme për koronavirusin kanë bërë që WhatsApp të marrë masa për të ndaluar përdorimin e këtij rrjeti social për të dezinformuar publikun.

Duke marrë shkas nga mesazhet zanore apo ato të shkuara që përhapin lajme të rreme, WhatsApp po përpiqet të gjurmojë mesazhet virale.

Një përfaqësues i WhatsApp tha për Euronews se kanë zvogëluar numrin e chat-eve, duke ndaluar dërgimin e mesazheve të njëjta për disa persona.

“Ne duam të inkurajojmë të gjithë përdoruesit që të kontrollojnë faktet në internet, përpara se të shpërndajnë mesazhet vokale që u janë dërguar atyre, si dhe ftojmë të gjithë përdoruesit që të lidhen direkt me sajt-et e besuara dhe zyrtare për t’u informuar mbi informacionet e rëndësishme”, tha ai.

LEXO EDHE:  Verifikimi i llogarive në Whatsapp tashmë ja lehtëson punën kompanive

WhatsApp gjithashtu ka zbuluar Qendrën e Informacionit mbi Coronavirusin që jep udhëzime për punonjësit e shëndetit. Ky rrjet social ka bërë një hap para për zvogëlimin e lajmeve të rreme në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe me Programin për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesit e WhatsApp kanë njoftuar se do të dhurojnë 1.000.000 dollarë për Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Faktit, të Poynter (IFCN), i cili ka si qëllim mbështetjen e Aleancës #CoronaVirusFacts./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pandemia e koronavirusit/ Merkel: Sfida më e madhe që pas Luftës së II Botërore

Publikuar

-

Nga

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit kancelarja Angela Merkel u drejton apel të fuqishëm qytetarëve në Gjermani që të evitojnë kontaktet sociale, për të kufizuar epideminë e virusit Corona.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike. Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.

Gjendja është serioze, tha Merkel. Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 16 shtator 2018

LEXO EDHE:  Whatsapp me aplikacionin e ri lejon shkëmbimin e parave

Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.” Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret, theksoi Merkel.

“Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme.” Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Shkon në 104 numri i viktimave në Britani/ Mbyllen të gjitha shkollat

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 104 numri i viktimave në Britani sipasojë e pandemisë së koronavirusit, ku 32 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, kryeministri Boris Jonson ka njoftuar mbylljen e të gjitha shkollave duke filluar nga e premtja deri në një njoftim të dytë.

Johnson u ka kërkuar çerdheve dhe shkollave private të bëjnë të njëjtën gjë, duke theksuar se qeveria do të rimbursojë koston.

Johnson ka këshilluar gjithashtu prindërit që fëmijët nuk duhet të lihen me gjyshërit, raporton “The Guardian./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ak shpallur pasditen e sotme gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Bëhet me dijje se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të marrë lufta kundër koronavirusit.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi 4 raste të reja me koronavirus.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga ky virus ka shkuar në 35./CNA.al

LEXO TE PLOTE