Connect with Us

Koronavirusi/ Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani thirrje bashkëatdhetarëve

Sociale

Koronavirusi/ Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani thirrje bashkëatdhetarëve

Publikuar

-

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ka falenderuar mjekët shqiptarë që në Nordrhein – Westphalen që i janë bashkuar menjëherë nismës së Shoqatës për t’ju ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve shqiptare që ndodhen këto ditë të vështira.

Shoqata i bën thirrje të gjithë shqiptarë që ndodhen në shtetin gjerman dhe kanë nevojë për konsulta të kontaktojnë me mjekët, numrat e të cilëve i ka vënë në dispozicion. Gjithashtu një thirrje vjen edhe për mjekët shqipatër që ndodhen atje për t’iu bashkuar.

LEXO EDHE:  Rama “sulmon” opozitën për çeljen e negociatave

“Kushdo që ndodhet në këtë rajon të Gjermanisë dhe ka nevojë për konsultim mund ti kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të poshtëshënuara.

Janë të mirëpritur të gjithë mjekët shqiptarë në këtë rajon, dhe më gjerë që dëshirojnë të bashkëpunojnë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që kanë nevojë. Faleminderit Mjekëve shqiptarë kudo që ushtrojnë profesionin e tyre fisnik”, thuhet në reagim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

Publikuar

-

Nga

Pacienti i parë i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ka folur për herë të parë për mediat pas përmirësit të gjendjes së tij shëndetësore.

Në një lidhje me emisionin “Open” ai ka zbuluar dhe identitetin e tij, ndërsa vlerësoi maksimalisht bluzat e bardha.

‘Unë jam Viktor Kola. Ndjehem mirë, sot është nata e 10 në spital. Kam patur dhimbje gjoksi marrje, medësh, lodhje, temperaturë 37 e gjys, s’kam patur. Djali ka patur shumë temperaturë.

Gjëja që më ka shtyrë të flas se unë nuk jam njëri i medias është se dua ti bëj thirrje opinionit publik. Ky është një grip, ma i fortë se gripet e tjera. Por epidemi të tilla ka patur edhe më para. Klaon me qetësi dhe durim.

LEXO EDHE:  Gjermania ofron sërish ndihmë nëpërmjet strukturave të BE-së/ Merkel mesazh drejtuar Ramës

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Itali/ 369 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Desha të falendroj shumë stafin e spitalit që na ka shërbyer në mënyrë më perfekte.

Kemi qenë diku një natë për darkë dhe janë infektuar dhe të tjerët. Kur je në duar të mjekëve dhe me këtë shërbim që na kanë bërë, zdua të merrem jo kushte spitali etj sepse ky virus nuk ka ngjyra poltike, por mjekët kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt. Unë jam pacienti 0, sepse unë tregova të gjithë në spital.

Unë uroj gjithë shqiptarët ta kalojnë sa më lehtë”, u shpreh ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

A transmetohet koronavirusi nga nëna shtatzënë te foshnja?/ Mjeku Pipero shuan kureshtjen

Publikuar

-

Nga

Në këto ditë të vështira jo vetëm për shqiptarët, të gjithë janë të shqetësuar për shëndetin e trye dhe të të afërmve të tyre.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur më tepër për tramstimin e virusit dhe ka bërë thirrje të forta për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi e të respektojnë këshillat.

Një nga pyetjet që iu drejtua mjekut tejksa ishte i ftuarë në studion e Neës 24 ishte nëse gratë shtatzëna kanë rrezik që t’ia transmetojnë koronavirusin  foshnjes në rast se infektohen.

LEXO EDHE:  Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ BSH sqaron masat për riskedulimin e kësteve të kredisë

LEXO EDHE:  Gjermania heq ndalimin e simboleve naziste në video-lojëra, por ka një kusht

Pipero qetëson qytetarët duke treguar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi sipas tij koronavirusi nuk transmetohet nga nëna te foshnja përmes gjakut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tritan Kalo tregon gjendjen e 28 të shtruarve te Infektivi/ Përgjigja terapike nuk është e njëjtë tek të gjithë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur për situatën në të cilën është përfshirë vendi nga përhapja e koronavirusit.

Kalo ka treguar gjendjen e 28 të sëmurëve të cilët ndodhen në Spitalin Infektiv. Sipas tij, tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik.

“Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit.
Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët”, tha Kalo në studion e Abc news.

Mjeku infeksionist theksoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

“Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë.
Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim.
Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE