LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Shqipëri

18 Mars 2020, 07:37, Kronika CNA
Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Shqipëri

Koronavirusi ka shënuar viktimën e dytë në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale./ CNA.al

Koronavirusi shënon viktimën e parë në Shqipëri

Lajmet e fundit nga