Arrin në 100 numri i të vdekurve nga koronavirusi në ShBA
Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe num...
Në Hungari, qeveria fajëson migrantët e paligjshëm, studentët e huaj, politikanë të opozitës dhe miliarderin George Soros për përhapjen e virusit Corona. Kritikët flasin për një politikë të dobët shëndetësore.
Një pandemi, kjo po bëhet e qartë këto ditë, po i vë në provë vlerat demokratike dhe humaniste. Prandaj, politikanët qeveritarë në të gjithë Evropën janë veçanërisht të kujdesshëm në deklaratat e tyre. Nga njëra anë, ata bëjnë thirrje për mirëkuptim, kur të drejtat themelore siç është lëvizja e lirë e personave duhet të kufizohen përkohësisht dhe Evropa të vetëizolohet, nga ana tjetër ata theksojnë rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit. Këtu mund të luajë një rol kujdesi për të mos shtuar pasigurinë e përgjithshme.
Ndryshe paraqitet gjendja aktualisht në Hungari. Atje, kryeministri Viktor Orbán, qeveria e tij dhe analistët e tyre po kërkojnë kurbanë për pandeminë e virusit Corona: sipas deklaratave të tyre, fajtorët për përhapjen e virusit në Hungari dhe gjetkë janë migrantët e paligjshëm, studentët e huaj, politikanë të opozitës liberale dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, miliarderi amerikan me origjinë hungareze-hebreje George Soros dhe gjoja rrjeti i tij. Që javën e kaluar, gjatë një video-konference me krerët e shteteve dhe qeverive të BE, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán tha se ekziston një lidhje e qartë midis migrimit të paligjshëm dhe epidemisë së Coronas, pasi shumë migrantë kanë ardhur përmes Iranit, një nga vatrat kryesore të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse Hungaria mbylli zonat e tranzitit për refugjatët në kufirin me Serbinë.
Të premten e kaluar Orbáni shkoi edhe më tej në intervistën e tij të përjavshme me radion shtetërore Kossuth-Rádió dhe foli për një “luftë me dy fronte”, në të cilën ndodhet Hungaria: “Nga njëra anë është fronti i quajtur migrim dhe nga ana tjetër fronti i epidemisë Corona?, tha Orbáni. Universitetet e vendit u mbyllën, sepse kishte shumë studentë të huaj, tha ai. “Sipas përvojës sonë,” tha Orbán, “ishin kryesisht të huajt që sollën epideminë në Hungari, dhe ajo përhapet edhe tek të huajt, dhe në Hungari, njerëzit në përgjithësi nuk e dinë këtë, ka disa dhjetëra mijëra studentë të huaj”.
Media e drejtuar nga qeveria kishte raportuar më parë për dy studentë iranianë, testet e të cilëve rezultuan pozitive për virusin Corona, të cilët, menjëherë pas kësaj u dëbuan për mosrespektimin e rregullave të karantinës. Zyrtarët hungarezë thanë se gjoja ata kishin ngritur krye kundër rregullave në objektin e karantinës. Kjo nuk ishte e verifikueshme, gazetarët e pavarur nuk mundën të flasin me studentët. “Fatkeqësisht, qeveria hungareze ka vazhduar stilin e saj të komunikimit të dhjetë viteve të kaluara edhe në krizën aktuale,” i thotë DW Áron Demeter, drejtori i programit të Amnesty International Hungaria. “Kërkohen armiq dhe të tjerët shpallen fajtorë në vend që të mendohet për përgjegjësinë vetjake.”
Zëdhënësi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të George Soros (OSF), Csaba Csontos, e kritikon për DW retorikën e qeverisë hungareze. “Fatkeqësisht, edhe në krizën aktuale të Coronas, ajo nuk heq dot dorë nga lidhja e problemeve me migracionin.” Politologu Péter Krekó nga Instituti i Kapitalit Politik në Budapest i tha DW se një arsye për kërkimin e kurbaneve nga qeveria hungareze dhe media e saj është gjendja e dobët e shëndetësisë dhe e arsimit në vend. “Gjatë gjithë mandatit të Viktor Orbánit si kryeministër, kriza aktuale është sfida më e madhe për të,” tha Krekó, “sepse shëndetësia dhe arsimi janë fushat që kanë vuajtur më shumë nga politika fiskale kufizuese e qeverisë.” Qeveria është e shqetësuar se pakënaqësia me sistemin shëndetësor do të ketë pasoja politike, kështu që tani po kërkon fajtorë për të shpërqendruar vëmendjen, tha politologu.
Me të vërtetë, shqetësimi në lidhje me menaxhimin e krizave të qeverisë hungareze po rritet. Politikanët e opozitës kritikuan se Viktor Orbáni nuk e kuptoi në kohën e duhur seriozitetin e situatës, për shembull shkollat i mbylli shumë vonë. Kreu i Dhomës së Mjekëve të Hungarisë (MOK) Gyula Kincses, nga ana e tij, u ankua se mjekët dhe stafi mjekësor nuk kanë veshje të posaçme mbrojtëse në dispozicion, kështu që trajtimi për pacientët Covid-19 mund të pësojë kolaps. Qeveria e mohoi këtë dhe përshkroi deklaratat si “aksion politik” të opozitës. “Fatkeqësisht, qeveria i nuk sheh as opozitën dhe as shoqatat e fushës si partnerë,” i tha András Fekete-Györ, kreu i partisë opozitare Momentum, DW. “Kjo qasje, domethënë fakti që të gjithë ata që kritikojnë, shihen si armiq, e vështirëson menaxhimin e krizave.”/ DW
Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe num...
Volkswagen po përgatitet të pezullojë prodhimin në të gjithë...
Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur të mbyllin kufijt...
Doktori i sëmundjes infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka tre...
Mali i Zi ka konfirmuar dy rastet e para të infektimit me CO...
Pasi kaloi një kohë, ku mungonte veprimi i koordinuar në të ...
Konfirmohen dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Mësohet...
Shtëpia e Bardhë rekomandoi që njerëzit në Shtetet e Bashkua...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se qeveria amerikane do...
Gjermania sot ka ndryshuar pas vendimit për mbylljen e dyqan...
Kryetari i Partisë Socialdemokrate në pushtet, Zoran Zaev pa...
Ka shkuar në 2503 numri i viktimave në Itali sipasojë e pand...
Numri i të infektuarve nga koronavirusi po vjen duke u rritu...
Është konfirmuar personi i 17 i infektuar me koronavirus në ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar qyte...
Fabrikat u mbyllën dhe rrugët u pastruan si asnjëherë më par...
Italia është vendi më i goditur në Europë, nga koronavirusi,...
Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur tani...
Kosova shpalli gjendjen e emergjencës së shëndetit publik, p...
Kompania biologjike farmaceutike CureVac konfirmoi sot se po...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Inspektorati ndërtimor pranë bashkisë ka nisur prishjet e ...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...