Connect with Us

“Koha nuk pret”/ Ish-ministri bën thirrje të fortë: Të hiqet TVSH për prodhimin bujqësor

Lajme

“Koha nuk pret”/ Ish-ministri bën thirrje të fortë: Të hiqet TVSH për prodhimin bujqësor

Publikuar

-

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti duke iu referuar situatës së koronavirusit bën thirrje
që të shpërndahet një paketë bonusi ushqimor për të moshuarit dhe familjet me ndihmë sociale.

Gjithashtu, Panariti thotë se duhet të hiqet TVSH për prodhimin bujqësor vendas deri në fund të këtij viti.
Ish ministri ka kërkuar edhe dhjetë mijë lekë te rinj në muaj, për një paketë ushqimore të balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike

“Koha nuk pret!
Te miratohet dhe shpërndahet një pakete bonusi ushqimor per te moshuarit dhe familjet me ndihme sociale.Menjehere qe tani dhe gjithë vitin ne vazhdim.!
Per te luftuar keq ushqyerjen si baze e thyerjes se imunitetit dhe premise e shperthimit te virozave te njerezit tane. Te ushqejmë sa më plotë dhe mire, grupet me kritike dhe me te pamundur te popullit tone .
Te pakten dhjete mije lekë te rinj ne muaj , per nje pakete ushqimore te balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike..
Amerika, kete e ben edhe ne kohe normale, per familjet me te ardhura të pakta. Per kete ajo ka sistemin federal të food stamps (tallon ushqimor) te miratuar nga departamenti i Bujqesise.
Ne ta fillojmë te pakten ne situate të jashtëzakonshme.
Nuk mbrohemi nga virozat, vetem me izolim,karantinë e shtetrethim por edhe me perforcim!
Ushqimi i balancuar eshte perforcimi! Eshte barrikade ndaj semundjeve!
Paketen ushqimore ta ndertojne nutricionistet dhe ta zbatoje pushteti lokal, i cili i ka listat e familjeve ne asistencë dhe të moshuarve.
Ministria e Bujqësisë, te heqe kufirin e poshtem te subvencionit per numer krere te blegtorisë..
Te mos perjashtohet askush nga mbeshtetja, as ai qe ka pese apo dhjete lope apo dele e dhi.
Te hiqen TVSH per prodhimin bujqesor vendas deri ne fund te ketij viti! Pa hezitim!
Koha eshte tani!”, shkruan Panariti në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Po bëjnë punë heroike”/ Meta falenderon gazetarët, reporterët operatorët dhe stafet teknike

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderime për të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, të cilet sipas tij, në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë!

LEXO EDHE:  Kush janë tre deputetët e LSI-së që ikin me Ramën?  

LEXO EDHE:  Meta dhe Panariti, takime në zonat e përmbytura në Levan

Meta shpreh mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!

“Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve/ Anulloni fluturimet

Publikuar

-

Nga

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx

LEXO EDHE:  Qumështi me Aflatoksinë/ Panariti: AFI, AKU dhe Ministria e Bujqësisë të japin informacion të plotë

LEXO EDHE:  Banane dhe kokainë/ Ish-ministri: Ja e vërteta për grantet e përfituara nga “Arbri Garden”

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Thyen rregullat kundër koronavirus/ Policia ndëshkon shoferët dhe këmbësorët

Publikuar

-

Nga

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 74 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, konkretisht në Berat shtetasi P. H., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë për shoqërim dhe në Elbasan shtetasi I. A., 56 vjeç, pasi drejtonte mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive pistoletë pa leje.
Gjithashtu, në Bulqizë janë proceduar penalisht shtetasi U. T., drejtues motomjeti dhe pasagjeri T. T., për drejtim motomjeti në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi dhe kundërshtim e mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 shtetas, konkretisht 9 shtetas në Durrës dhe 1 në Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë.

LEXO EDHE:  Panariti ngre shqetësimin/ A janë dërguar për “kontroll vërtetues” pranë OBSH analizat tona për COVID–19?

LEXO EDHE:  Ministri Panariti takim me homologun e tij në Izrael

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

LEXO TE PLOTE