Connect with Us

“Ju jeni shërbëtorë të vegjël”/ Kreshnik Osmani akuza “Nismës Shthurje”

Lajme

“Ju jeni shërbëtorë të vegjël”/ Kreshnik Osmani akuza “Nismës Shthurje”

Publikuar

-

Eksperti Kreshnik Osmani në një postim në rrjetet sociale, shkruan se “Nisma Shthurje”, i ka bërë block.

Osmani thekson se nuk e kuptpon arsyen, por shton më tej se drejtuesit e saj nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të estabilishmentit.

“Më paska bere block Nisma Shthurje. Nuk e kuptova perse, (paçka se e imagjinoj arsyen) sepse mendoja se duhej te aktronim edhe pak respekt, por po u kujtoj çunave sorosiane te Shthurjes qe nuk ka Teater, as aktrim, as Sokrat, as Platon, as qurravitje qe t’iu rehabilitoje, sepse jeni sherbetore te vegjel të establishmentit. Mos e harroni kurre se jeni çuna te gjezdisur ju: Askush ne bote nuk ka fuqi ta bleje te shkuaren e tij. Kaq tani.
Detajet rruges!
Kujdes, Corona është verdalle dhe po ben namin!”-shkruan Osmani në postimin e tij.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Koha nuk pret”/ Ish-ministri bën thirrje të fortë: Të hiqet TVSH për prodhimin bujqësor

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti duke iu referuar situatës së koronavirusit bën thirrje
që të shpërndahet një paketë bonusi ushqimor për të moshuarit dhe familjet me ndihmë sociale.

Gjithashtu, Panariti thotë se duhet të hiqet TVSH për prodhimin bujqësor vendas deri në fund të këtij viti.
Ish ministri ka kërkuar edhe dhjetë mijë lekë te rinj në muaj, për një paketë ushqimore të balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike

“Koha nuk pret!
Te miratohet dhe shpërndahet një pakete bonusi ushqimor per te moshuarit dhe familjet me ndihme sociale.Menjehere qe tani dhe gjithë vitin ne vazhdim.!
Per te luftuar keq ushqyerjen si baze e thyerjes se imunitetit dhe premise e shperthimit te virozave te njerezit tane. Te ushqejmë sa më plotë dhe mire, grupet me kritike dhe me te pamundur te popullit tone .
Te pakten dhjete mije lekë te rinj ne muaj , per nje pakete ushqimore te balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike..
Amerika, kete e ben edhe ne kohe normale, per familjet me te ardhura të pakta. Per kete ajo ka sistemin federal të food stamps (tallon ushqimor) te miratuar nga departamenti i Bujqesise.
Ne ta fillojmë te pakten ne situate të jashtëzakonshme.
Nuk mbrohemi nga virozat, vetem me izolim,karantinë e shtetrethim por edhe me perforcim!
Ushqimi i balancuar eshte perforcimi! Eshte barrikade ndaj semundjeve!
Paketen ushqimore ta ndertojne nutricionistet dhe ta zbatoje pushteti lokal, i cili i ka listat e familjeve ne asistencë dhe të moshuarve.
Ministria e Bujqësisë, te heqe kufirin e poshtem te subvencionit per numer krere te blegtorisë..
Te mos perjashtohet askush nga mbeshtetja, as ai qe ka pese apo dhjete lope apo dele e dhi.
Te hiqen TVSH per prodhimin bujqesor vendas deri ne fund te ketij viti! Pa hezitim!
Koha eshte tani!”, shkruan Panariti në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Po bëjnë punë heroike”/ Meta falenderon gazetarët, reporterët operatorët dhe stafet teknike

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderime për të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, të cilet sipas tij, në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë!

LEXO EDHE:  “Helmohet Altin Goxhaj”/ Osmani akuza ‘këshilltarëve’ të Bashës: Luldhimsat, kujdesen gjithmonë të trajtojnë kritikët e opozitës

LEXO EDHE:  "Helmohet Altin Goxhaj"/ Osmani akuza 'këshilltarëve' të Bashës: Luldhimsat, kujdesen gjithmonë të trajtojnë kritikët e opozitës

Meta shpreh mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!

“Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve/ Anulloni fluturimet

Publikuar

-

Nga

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx

LEXO EDHE:  “Kopje e politikës së vjetër”/ Aktivisti flet pa dorashka, zbulon çfarë ndodh brenda “Nismës Thurje”

LEXO EDHE:  Kreshnik Osmani: Klasa politike i ka ngritur kurth popullit. Edi Rama epiqendra e ...

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE