Connect with Us

Italia ashpërson masat/ 12 vite burg për ata që shkelin vetë-karantinimin

Bota

Italia ashpërson masat/ 12 vite burg për ata që shkelin vetë-karantinimin

Publikuar

-

Italia ka ashpërsuar masat lidhur me situatën e rëndë që koronavirusi ka shkaktuar në këtë shtet.

Bëhet me dije se personat që thyejnë vetëkarantinimin rrezikojnë deri ne 12 vite burg. Ata do të akuzohen për “përhapje epidemie me qëllim”.

Kujtojmë se pas Kinës, Italia është vendi i  dytë me numrin me të madh të të prekurve nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Njoftohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

Deri tani në Itali kanë humbur jetën 2503 persona ndërsa janë infektuar 31, 506 persona./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kanada, gjendje emergjence edhe në Ontario/ 304 milion dollarë kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të përhapet edhe në Kanada, ku tashmë edhe në Ontario, provinca ku jeton shumica e komunitetit shqiptaro-kanadez, është dekretuar gjendja e emergjencës shëndetësore.

Kryeministri Doug Ford ka deklaruar se kjo situatë pa precedent në historine e provincës do të zgjasë të paktën deri në datën 31 Mars.

Si masë kundër përhapjes së koronavirusit, janë ndaluar të gjitha takimet me prezencën e më shume se 50 vetave si dhe janë mbyllur kopshtet e çerdhet, kinematë, baret dhe restorantet. Këta të fundit lejohen vetëm të përgatisin ushqim per take out ose delivery.

Mediat raportojnë se deri në një urdhër të dytë, dyqanet ushqimore, qendrat tregëtare dhe farmacitë do vazhdojnë të funksionojnë rregullisht, por një pjesë me orare të reduktuara. Edhe transporti publik do vazhdojë funksionimin normal, pa përjashtuar reduktimet në orare të caktuara si pasojë e kufizimit të numrit të personave që lëvizin për shkak të mbylljes së institucioneve shkollore.

Deri në këto momente, në Ontario numerohen 190 raste individësh të testuar me Koronavirus, pa llogaritur ata që ndodhen në karantinë në bazën ushtarake të Trenton. Në rang Kanadaje llogariten rreth 600 të tillë.

Gjithashtu, Zyra e Prokurorit të Provincës po heton për të konfirmuar nëse vdekja e një 70 vjeçari në Spitalin Mbretëror Viktoria në Barrie lidhet me COVID-19.

LEXO EDHE:  Debati për 30 Qershorin/ LSI kërcënon anëtarët e KZAZ-ve

LEXO EDHE:  Një zemër e madhe shqiptari, hap shtëpinë për të pastrehët në Itali

Në të njejtën kohë, për të luftuar intensivisht kundër COVID-19 qeveria e Ontarios ka vendosur të investojë 304 milionë dollarë, nga të cilat 100 milionë për rritjen e numrit të shtretërve në spitale, 50 milionë për të ofruar më shumë teste depistimi në 25 qendrat përkatëse, 50 milionë për blerjen e materialeve mbrojtëse (doreza, maska etj.) për personelin shëndetësor, 50 milionë për të siguruar depistim 24/24 në qendrat ku jetojnë të moshuarit, 4 milionë për komunitetet autoktone për të cilat parashikohet dhe dërgimi i mjekëve në rezervat ku jetojnë si dhe 100 milionë të tjera si mbështetje për situatën në vazhdimësi.

Vendimi i qeverisë së Doug Ford është mbështetur dhe përshëndetur si nga krybashkiaku i Torontos John Tory po ashtu edhe nga shefja e opozitës neodemokrate Andrea Horwath.

Nga ana e tij, Dr. Michael Werner, drejtor i spitalit Michael Garron në Toronto, është shprehur dje për Radio-Kanada që masat duhet të jenë akoma më të forta sepse, sipas tij, mendohet që Koronavirusi do të infektojë nga 30% deri në 70% të banorëve. Për një grup prej 50 vetësh kjo do të thotë që mund të infektohen nga 15 deri në 35. Dr. Ëerner ka bërë thirrje që të mbyllet gjithshka në mënyrë imediate.

LEXO TE PLOTE

Bota

Turqia konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi/ 3.614 shtetas turq do evakuohen 

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të përhapet në mënyrë të frikshme, ndërsa tashmë ka shënuar viktimën e parë edhe në Turqi.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Një pacient, 89 vjeç ndërroi jetë, ndërsa 51 raste të tjera u diagnostikuan pozitivë”

Kështu, edhe në Turqi numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 98.
Nga mbi 197,000 raste të konfirmuara në botë, numri i vdekjeve i tejkalon 7.900, ndërsa më shumë se 81,000 pacientë janë rikuperuar, sipas Ëorldometer.

Numri i rasteve aktive është më shumë se 107,000 – 93% i butë dhe 7% në gjendje kritike.

LEXO EDHE:  Debati për 30 Qershorin/ LSI kërcënon anëtarët e KZAZ-ve

LEXO EDHE:  Corriere della Sera: Shqipëria, sera europiane e drogës

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me masat e marra për koronavirusin e ri (Covid-19) deklaroi se deri në mesnatë do të evekuohen 3.614 shtetas turq që ndodhen përkohësisht ose janë studentë në 9 vende evropiane dhe të cilët kanë aplikuar për t’u kthyer në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi në Hungari/ Soros, migrantët dhe epidemia

Publikuar

-

Nga

Në Hungari, qeveria fajëson migrantët e paligjshëm, studentët e huaj, politikanë të opozitës dhe miliarderin George Soros për përhapjen e virusit Corona. Kritikët flasin për një politikë të dobët shëndetësore.

Një pandemi, kjo po bëhet e qartë këto ditë, po i vë në provë vlerat demokratike dhe humaniste. Prandaj, politikanët qeveritarë në të gjithë Evropën janë veçanërisht të kujdesshëm në deklaratat e tyre. Nga njëra anë, ata bëjnë thirrje për mirëkuptim, kur të drejtat themelore siç është lëvizja e lirë e personave duhet të kufizohen përkohësisht dhe Evropa të vetëizolohet, nga ana tjetër ata theksojnë rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit. Këtu mund të luajë një rol kujdesi për të mos shtuar pasigurinë e përgjithshme.

Ndryshe paraqitet gjendja aktualisht në Hungari. Atje, kryeministri Viktor Orbán, qeveria e tij dhe analistët e tyre po kërkojnë kurbanë për pandeminë e virusit Corona: sipas deklaratave të tyre, fajtorët për përhapjen e virusit në Hungari dhe gjetkë janë migrantët e paligjshëm, studentët e huaj, politikanë të opozitës liberale dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, miliarderi amerikan me origjinë hungareze-hebreje George Soros dhe gjoja rrjeti i tij. Që javën e kaluar, gjatë një video-konference me krerët e shteteve dhe qeverive të BE, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán tha se ekziston një lidhje e qartë midis migrimit të paligjshëm dhe epidemisë së Coronas, pasi shumë migrantë kanë ardhur përmes Iranit, një nga vatrat kryesore të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse Hungaria mbylli zonat e tranzitit për refugjatët në kufirin me Serbinë.

Të premten e kaluar Orbáni shkoi edhe më tej në intervistën e tij të përjavshme me radion shtetërore Kossuth-Rádió dhe foli për një “luftë me dy fronte”, në të cilën ndodhet Hungaria: “Nga njëra anë është fronti i quajtur migrim dhe nga ana tjetër fronti i epidemisë Corona”, tha Orbáni. Universitetet e vendit u mbyllën, sepse kishte shumë studentë të huaj, tha ai. “Sipas përvojës sonë,” tha Orbán, “ishin kryesisht të huajt që sollën epideminë në Hungari, dhe ajo përhapet edhe tek të huajt, dhe në Hungari, njerëzit në përgjithësi nuk e dinë këtë, ka disa dhjetëra mijëra studentë të huaj”.

Media e drejtuar nga qeveria kishte raportuar më parë për dy studentë iranianë, testet e të cilëve rezultuan pozitive për virusin Corona, të cilët, menjëherë pas kësaj u dëbuan për mosrespektimin e rregullave të karantinës. Zyrtarët hungarezë thanë se gjoja ata kishin ngritur krye kundër rregullave në objektin e karantinës. Kjo nuk ishte e verifikueshme, gazetarët e pavarur nuk mundën të flasin me studentët. “Fatkeqësisht, qeveria hungareze ka vazhduar stilin e saj të komunikimit të dhjetë viteve të kaluara edhe në krizën aktuale,” i thotë DW Áron Demeter, drejtori i programit të Amnesty International Hungaria. “Kërkohen armiq dhe të tjerët shpallen fajtorë në vend që të mendohet për përgjegjësinë vetjake.”

LEXO EDHE:  Bëmat dhe gjëmat e ish-kreut të LSI-së/ Ilir Meta duhet të ishte në burg, jo President

LEXO EDHE:  Trafikimi i të miturve shqiptarë në Itali/Tjetër medalje turpi për Rilindjen

Zëdhënësi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të George Soros (OSF), Csaba Csontos, e kritikon për DW retorikën e qeverisë hungareze. “Fatkeqësisht, edhe në krizën aktuale të Coronas, ajo nuk heq dot dorë nga lidhja e problemeve me migracionin.” Politologu Péter Krekó nga Instituti i Kapitalit Politik në Budapest i tha DW se një arsye për kërkimin e kurbaneve nga qeveria hungareze dhe media e saj është gjendja e dobët e shëndetësisë dhe e arsimit në vend. “Gjatë gjithë mandatit të Viktor Orbánit si kryeministër, kriza aktuale është sfida më e madhe për të,” tha Krekó, “sepse shëndetësia dhe arsimi janë fushat që kanë vuajtur më shumë nga politika fiskale kufizuese e qeverisë.” Qeveria është e shqetësuar se pakënaqësia me sistemin shëndetësor do të ketë pasoja politike, kështu që tani po kërkon fajtorë për të shpërqendruar vëmendjen, tha politologu.

Me të vërtetë, shqetësimi në lidhje me menaxhimin e krizave të qeverisë hungareze po rritet. Politikanët e opozitës kritikuan se Viktor Orbáni nuk e kuptoi në kohën e duhur seriozitetin e situatës, për shembull shkollat i mbylli shumë vonë. Kreu i Dhomës së Mjekëve të Hungarisë (MOK) Gyula Kincses, nga ana e tij, u ankua se mjekët dhe stafi mjekësor nuk kanë veshje të posaçme mbrojtëse në dispozicion, kështu që trajtimi për pacientët Covid-19 mund të pësojë kolaps. Qeveria e mohoi këtë dhe përshkroi deklaratat si “aksion politik” të opozitës. “Fatkeqësisht, qeveria i nuk sheh as opozitën dhe as shoqatat e fushës si partnerë,” i tha András Fekete-Györ, kreu i partisë opozitare Momentum, DW. “Kjo qasje, domethënë fakti që të gjithë ata që kritikojnë, shihen si armiq, e vështirëson menaxhimin e krizave.”/ DW

LEXO TE PLOTE