Connect with Us

Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

Sociale

Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

Publikuar

-

Pacienti i parë i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ka folur për herë të parë për mediat pas përmirësit të gjendjes së tij shëndetësore.

Në një lidhje me emisionin “Open” ai ka zbuluar dhe identitetin e tij, ndërsa vlerësoi maksimalisht bluzat e bardha.

‘Unë jam Viktor Kola. Ndjehem mirë, sot është nata e 10 në spital. Kam patur dhimbje gjoksi marrje, medësh, lodhje, temperaturë 37 e gjys, s’kam patur. Djali ka patur shumë temperaturë.

Gjëja që më ka shtyrë të flas se unë nuk jam njëri i medias është se dua ti bëj thirrje opinionit publik. Ky është një grip, ma i fortë se gripet e tjera. Por epidemi të tilla ka patur edhe më para. Klaon me qetësi dhe durim.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Infektivi/ Tre nga pacientët përmirësime të dukshme, si paraqitet gjendja e të tjerëve

Desha të falendroj shumë stafin e spitalit që na ka shërbyer në mënyrë më perfekte.

Kemi qenë diku një natë për darkë dhe janë infektuar dhe të tjerët. Kur je në duar të mjekëve dhe me këtë shërbim që na kanë bërë, zdua të merrem jo kushte spitali etj sepse ky virus nuk ka ngjyra poltike, por mjekët kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt. Unë jam pacienti 0, sepse unë tregova të gjithë në spital.

Unë uroj gjithë shqiptarët ta kalojnë sa më lehtë”, u shpreh ai./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A transmetohet koronavirusi nga nëna shtatzënë te foshnja?/ Mjeku Pipero shuan kureshtjen

Publikuar

-

Nga

Në këto ditë të vështira jo vetëm për shqiptarët, të gjithë janë të shqetësuar për shëndetin e trye dhe të të afërmve të tyre.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur më tepër për tramstimin e virusit dhe ka bërë thirrje të forta për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi e të respektojnë këshillat.

Një nga pyetjet që iu drejtua mjekut tejksa ishte i ftuarë në studion e Neës 24 ishte nëse gratë shtatzëna kanë rrezik që t’ia transmetojnë koronavirusin  foshnjes në rast se infektohen.

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

LEXO EDHE:  Dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja për pesë rastet e reja

Pipero qetëson qytetarët duke treguar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi sipas tij koronavirusi nuk transmetohet nga nëna te foshnja përmes gjakut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tritan Kalo tregon gjendjen e 28 të shtruarve te Infektivi/ Përgjigja terapike nuk është e njëjtë tek të gjithë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur për situatën në të cilën është përfshirë vendi nga përhapja e koronavirusit.

Kalo ka treguar gjendjen e 28 të sëmurëve të cilët ndodhen në Spitalin Infektiv. Sipas tij, tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik.

“Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit.
Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët”, tha Kalo në studion e Abc news.

Mjeku infeksionist theksoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

“Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë.
Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim.
Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Jemi ende në fillim”/ Pipero tregon se kur do ngrihet kurba e koronavirusit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ the se kurba e koronavirusit në Shqipëri do të ngrihet në javën e 3-4 por një përgjigje nga autoritetet shëndetësore pritet në fund të javës së tretë.

“Vaksina nuk ka shans të hyjë brenda 6 muajsh në qarkullim. Që të jetë efektive do kohë. Këtë vit nuk duhet të presim vaksinë por të shpresojmë vetëm për kufizimin e lëvizjeve dhe kontakteve.

Ne i trajtojmë pacientët me protokolle të huazuara. Oksigjen, antiviralë, antibiotikë dhe simptomatikët. Është një sfidë e re, shumë e madhe që nuk mund ta fitojmë pa ndihmën e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Infektivi/ Tre nga pacientët përmirësime të dukshme, si paraqitet gjendja e të tjerëve

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

Kush luan me COVID-19 mund të mos e pësojë ai por do e pësojë dikush tjetër. Brenda një rasti fshihen 15 të tjerë. Ne jemi ende në fillim. Ndoshta kurba do ngrihet në javën e 3 apo të 4. Por së paku deri nga fundi i javës së tretë.” tha Pipero.

LEXO TE PLOTE