Connect with Us

Eni Çobani tregon si e kalon kohën në shtëpi/ Mesazh qytetarëve: Jemi duke bërë sfidën e jetës

Lajme

Eni Çobani tregon si e kalon kohën në shtëpi/ Mesazh qytetarëve: Jemi duke bërë sfidën e jetës

Publikuar

-

Juristja Eni Çobani ka treguar sot se si e shpenzon kohën në shtëpi në këto ditë karantinimi për shkak të koronavirusit.

Ajo rrëfen se është duke e shijuar shumë këtë kohë pasi po qëndron më gjatë me bashkëshortin, ka më shumë kohë të flasë me djalin, me mamanë dhe me babain megjithëse nuk i takon dot.

Por në këtë kohë, nuk ka munguar as një apel i fortë nga juristja, e cila thotë se motoja e saj është “Të harrojnë veten sot, për të jetuar nesër”.

“Durimi duhet të jetë i monitorueshëm. Vetëm një javë do qëndrojmë por njerëzve i duket sikur do qëndrojmë me muaj për shkak të disa deklaratave në media. Mund të qëndrojmë dhe dy ose tyre javë, por ky nuk është fundi i botës duke qenë se ne jemi duke bërë sfidën e jetës. Kam parë që shumë gra tregojnë historitë e tyre të shtatzënive, si ju po qëndroni sot ne kemi qëndruar 9 muaj në emër të jetës.

LEXO EDHE:  Apeli i Braçes për ambasadorët/ Ministria e Bujqësisë: Shqipëria nuk eksporton patate në BE

Rrini në shtëpi, zbatoni rregullat. Mjekët janë heronjtë e kësaj periudhe. Gjëja më e bukur që ka dalë në këtë periudhë është se ne paskemi një kast të mrekullueshëm. I duam shumë , faleminderit shumë, shyqyr që ekzistojnë”, tha Eni në studion e emisionit “Rudina”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Paloka “nxjerr zbuluar” Veliajn/ Po i kërkon lekë qytetarëve për dizinfektimin e pallatit

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa shprehet se taksat e qytetarëve nuk po kthehen në investime apo shërbime për ta.

Sipas Palokës, me lekët e qytetarëeve të Tiranës, Veliaj shëtiti botën dhe paguan miliona për propagandë.

Ish deputeti demokrat thotë se në Tiranë nuk janë mbledhur plehrat dhe përsëri u kërkohet para qytetarëve për dizinfektimin e pallatit.

“Ja dhe hajduti i shpifur i bashkisë.
Qytetarët e Tiranës paguajnë taksa më shumë se gjithë qytetarët e tjerë, po ato nuk kthehen në investime apo shërbime për ta.
Me lekët e qytetarëve të Tiranës shëtit boten velina e bashkisë, paguhen miliona për propagandë (përfshi dhe këngëtarët që sjell “gjallesa”) dhe ca më shumë përfundojnë në xhepat e hajdutit të shpifur.
As plehrat nuk kanë mbledhur këto ditë në Tiranë dhe kërkon prapë para nga qytetarët.
E sigurisht nuk heq dot dorë as nga mashtrimi ; paguani nga 400 lek (katër mijë të vjetra) ju “ se të tjerat i paguan bashkia”.
Po pse mor pleh, sa kushton dizinfektimi me klor i një shkalle pallati që “të tjerat” i vendoska bashkia?
Ku i ccove paratë që do i jepje atij këngëtarit , apo ato janë për xhepin tënd…?”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Cekja i Beratit apel të fortë qytetarëve/ “Mos u mendoni, zbatoni rregullat”

Publikuar

-

Nga

Aktori i dashur për publikun Sejfulla Myftari , i njohur ndryshe si Cekja i Beratit, ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët pasditën e sotme.

Aktori i cilësoi mjekët që po luftojnë përballë koronavirusit të ri si heronj, ndërsa tha se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë të gjitha këshillat.

“Qytetarëve i bëj apel të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë rregullat. Mos të rrinë në mendime, të mos mendohen. Të zbatojnë rregullat se është për të mirën tonë. Sa më shpejt të zbatojmë rregullat, aq më shpejt do ta mundim këtë virus”, tha ai në një lidhje me emisionin “Rudina” në Tv Klan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Këngëtarja e njohur infektohet me koronavirus/ Apel të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja e njohur Charlotte Lawrence ka rezultuar pozitive pas testimit për të zbuluar nëse është e infektuar me koronavirus.

Këngëtarja 19-vjeçare e “Joke’s On You” konfirmoi lajmin në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se përgjigjen e ka marrë disa ditë më parë, por që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo i kërkoi fansave të saj të dëgjojnë të gjithë këshillat e mjekëve dhe të mos dalin nga banesat e tyre, ndërsa thotë se nëse nuk duan ta bëjnë për vete të mendojnë për familjarët e tyre.

LEXO EDHE:  Shfrytëzojeni kohën sa jeni beqare!

LEXO EDHE:  Shfrytëzojeni kohën sa jeni beqare!

“Unë do të jem plotësisht mirë. Por nëse shumë njerëz e marrin këtë virus, do të sëmuren shumë njerëz të tjerë shumë shpejt. Pra, nuk jam duke kërkuar mëshirë, dashuri, apo mesazhe të ëmbla. Kjo është një lutje që të gjithë ju të mbroni më të dobëtit të mbijetojnë nga ky virus. Qëndroni brenda. Ju lutem. Nëse ndjeheni të sëmurë apo jo, qëndroni brenda. Mendoni për prindërit tuaj”, shkruan ndër të tjera këngëtarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE