Connect with Us

Basha paralajmëron Ramën/ “Po merr masa frikësuese, do kërkojmë llogari”

Politikë

Basha paralajmëron Ramën/ “Po merr masa frikësuese, do kërkojmë llogari”

Publikuar

-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur sërish për masat e marra nga qeveria për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Basha deklaron se masat shtrënguese të merreshin më parë, ndërsa masat e qeverisë i cilësoi frikësuese dhe kontradiktore.

Lideri i demokratëve paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk do t’i lërë pas dore këto masa, por theksoi se me to do merret pasi të fitohet beteja me koronavirusin.

“Ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur, duhet proceduar me mbylljen e tyre. Mbyllja e tyre ka qenë kërkesë që ne e kemi mbështetur dhe do vazdhojmë ta mbështesim. Përkundër masat shtrënguese, frikësuese dhe kontradiktore për të cilat ne do kërkojmë llogari, por jo sot. Masat janë zgjidhje dhe menaxhimi, nuk është propaganda apo adhurim për propozuesit. Masat që po kërkojmë ne janë masa përmbajtësore. Duhet përkujdesi social, për njerëzit në moshë, të sëmurët. Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi ekonomik, sepse rreziku nis me shoqërinë, por do t’i përcillet ekonomisë”, tha kryedemokrati në një lidhje me News 24./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha kërkon testimin e stafit mjekësor/ Flet për tenderin e respiratorëve: Nuk do ta sulmoj

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe sulmet ndaj tij.

Ai tha se nuk është koha për debat politik, ndërsa theksoi se qeveria duhet të marrë masa për mjekët dhe duhet t’i bëjë atyre testim.

“Nuk dua të bëj asnjë aludim për debat politik, pasi sot nuk është çështje debatit mes meje dhe Ramës. Ajo që na shqetëson sot është shëndeti i shqiptarëve. Mënyra më e mirë është distancimi social, kufizimi në grup. Kjo do të vijojë të shkaktojë pasojë në ekonomi. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të përpiqemi të fokusohemi në dy problemet kryesore, shëndeti i njerëzve që nis me personelin mjekësor, stafin mjekësor, gjithë punonjësit e shëndetësisë, ku siguria e tyre është kuqe. Kemi kërkuar të jenë ata përfituesit e parë të testimit të vazhdueshëm, për t’i bërë ballë kësa situate. Së dyti, masat për popullsinë në përgjithësi. Testimi, testimi, testimi për të gjithë”, u shpreh ai në një lidhje me News 24, ndërsa foli edhe për tenderin e respiratorëve.

“Sot është njoftuar më në fund një tender për respiratorët, pajisjet e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Ka mbi 10 ditë që kanë nisur masat shtrënguese, por këto masa duhet të ishin marrë më parë”, deklaroi kryedemokrati, i cili tha se nuk do ta kritikojë këtë veprim por do ta mbështesë.

LEXO EDHE:  Baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama jep detaje nga projekti

LEXO EDHE:  Mbledhja e aleatëve/ Basha paralajmëron protesta masive

“E mbështes vendimin për tenderin, më mirë vonë sesa kurrë, e kanë sulmuar mediat se është marrë vendimi me vonesë, por unë nuk do ta sulmoj, unë e mbështes”, nënvizoi më tej Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë qindarkë kundër koronavirusit”/ Berisha akuza qeverisë: Qendrim i papërgjegjshëm

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se nuk ka disbursuar nga Thesari asnjë qindarkë kundër epidemisë së koronavirusit.

Berisha thekson se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë të vetmë për të blerë aparatet e frymëmarrjes së drejtuar dhe mjete të tjera për luftën kundër koronavirusit.

Sipas Bersiëshës, ky është një qendrim i papërgjegjshëm që i jep mundësi koronavirusit të bëje dëme të mëdha në Shqipëri, e cila aktualisht ka më pak se 1/10-1/12 e aparaturave të domosdoshme për mjekimin adekuat dhe shpëtimin e jetës të të sëmureve me coronavirus.

LEXO EDHE:  Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e Kryeministrit

LEXO EDHE:  Mbledhja e aleatëve/ Basha paralajmëron protesta masive

Më tej ish kryeministri I ka bërë thirrje OBSH dhe vendeve mike të ndihmojnë Shqipërinë për mungesat e saj tejet të mëdha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendi në kolaps/ Rama e thotë troç: Ndoshta deputetët s’do marrin pagat

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën nga koronavirusi, në një lidhje me Ballkan web, paralamëroi se duhet të jemi gati për çdo skenar të mundshëm pasi në këtë luftë çdo vend është i vetëm.

Shefi i qeverisë tha se mund të vijë koha që qeveria, deputetët apo edhe ata që marrin rroga të larta në këtë vend, mund të mos e marrin pagën e fundit të muajit.

“Skenari më i keq është tragjedia e Italisë që mund të ndodhë edhe këtu, nëse s’jemi strikt me masat .

Ne i kemi marrë dhe do i marrim të gjitha masat, jemi të bindur se çdo ditë po shëtojmë jetë e po lehtësojmë plagë, po e pengojmë virusin të avancojë me shpetjësi por askush se di, në asnjë vend të botës se di në çfare pike agresiviteti i këtij armiku mund të na çojë.

Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha, ti lutemi Zotit që mos gjendemi përballë më të keqes fare se përballë saj gjunojëzohen edhe SHBA.

LEXO EDHE:  Edi Paloka- Edi Ramës/ “O idiot! O frikacak ! O shurraq…!“

LEXO EDHE:  Baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama jep detaje nga projekti

Nevoja për të financuar në vijimësi këtë lutë, duke financuar armatën në vijë të parë është nevojë jetike e ne do e plotësojmë, të gjithë ata që kërkojnë gjëra që në kohë paqe nuk pranohen, këtu kam parasysh ata që janë të pasur.

Mund të vijë koha që qeveria e deputetët të mos marrin pagat si do e merrnin  në kohë paqe, mund të vijë koha që të gjithë ata që kanë rroga të larta në vend të mos e marrin, e duhet ta pranojmë e duhet të jemi të privilegjuar që mund ta bëjmë këtë sakrificë pa i lënë fëmijët pa bukë por të ndihmojmë të tjerët të ushqehen, në këtë luftë çdo vend është i vetëm, ne kemi veten dhe Zotin që është i madh”./CNA.al

LEXO TE PLOTE