Connect with Us

Basha apel Ramës dhe qytetarëve/ “Zbatimi i rregullave nuk bëhet në Facebook”

Politikë

Basha apel Ramës dhe qytetarëve/ “Zbatimi i rregullave nuk bëhet në Facebook”

Publikuar

-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë një apel mbrënmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët.

Basha tha se qytetarët duhet të zbatojnë rregullat në fuqi, ndërsa kryeministri duhet të zbatojë vendimet që ka marrë qeveria dhe jo t’i postojë vetëm në Facebook.

“Apeli im për qytetarët është zbatimi rigoroz i rregullave në fuqi. Për qeverinë është botimi i këtyre rregullave jo vetëm në Facebook, por sipas formateve që i dikton kushtetuta. Këto nuk janë dëshirat personale të kryeministrit, por janë detyrime ligjore që rrjedhin nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ligjet për fatkeqësitë natyrore, për sëmundjet infektive, për gjendjen e emergjencës. Gjithçka është e rregulluar me ligj, duhet zbatuar në ligj, dhe qytetarët do jenë më të qartë. Masat duhet medoemos të respektohen. Këto kufizime ekstreme janë të domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Është gjëja më e gabuar, e kanë thënë dhe ekspertët, që virusi po përhaphet dhe ne kemi në dorë ta ngadalësojmë, përmes këtyre masave”, deklaroi lideri i demokratëve në një lidhje me News 24./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha kërkon testimin e stafit mjekësor/ Flet për tenderin e respiratorëve: Nuk do ta sulmoj

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe sulmet ndaj tij.

Ai tha se nuk është koha për debat politik, ndërsa theksoi se qeveria duhet të marrë masa për mjekët dhe duhet t’i bëjë atyre testim.

“Nuk dua të bëj asnjë aludim për debat politik, pasi sot nuk është çështje debatit mes meje dhe Ramës. Ajo që na shqetëson sot është shëndeti i shqiptarëve. Mënyra më e mirë është distancimi social, kufizimi në grup. Kjo do të vijojë të shkaktojë pasojë në ekonomi. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të përpiqemi të fokusohemi në dy problemet kryesore, shëndeti i njerëzve që nis me personelin mjekësor, stafin mjekësor, gjithë punonjësit e shëndetësisë, ku siguria e tyre është kuqe. Kemi kërkuar të jenë ata përfituesit e parë të testimit të vazhdueshëm, për t’i bërë ballë kësa situate. Së dyti, masat për popullsinë në përgjithësi. Testimi, testimi, testimi për të gjithë”, u shpreh ai në një lidhje me News 24, ndërsa foli edhe për tenderin e respiratorëve.

“Sot është njoftuar më në fund një tender për respiratorët, pajisjet e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Ka mbi 10 ditë që kanë nisur masat shtrënguese, por këto masa duhet të ishin marrë më parë”, deklaroi kryedemokrati, i cili tha se nuk do ta kritikojë këtë veprim por do ta mbështesë.

“E mbështes vendimin për tenderin, më mirë vonë sesa kurrë, e kanë sulmuar mediat se është marrë vendimi me vonesë, por unë nuk do ta sulmoj, unë e mbështes”, nënvizoi më tej Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha paralajmëron Ramën/ “Po merr masa frikësuese, do kërkojmë llogari”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur sërish për masat e marra nga qeveria për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Basha deklaron se masat shtrënguese të merreshin më parë, ndërsa masat e qeverisë i cilësoi frikësuese dhe kontradiktore.

Lideri i demokratëve paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk do t’i lërë pas dore këto masa, por theksoi se me to do merret pasi të fitohet beteja me koronavirusin.

“Ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur, duhet proceduar me mbylljen e tyre. Mbyllja e tyre ka qenë kërkesë që ne e kemi mbështetur dhe do vazdhojmë ta mbështesim. Përkundër masat shtrënguese, frikësuese dhe kontradiktore për të cilat ne do kërkojmë llogari, por jo sot. Masat janë zgjidhje dhe menaxhimi, nuk është propaganda apo adhurim për propozuesit. Masat që po kërkojmë ne janë masa përmbajtësore. Duhet përkujdesi social, për njerëzit në moshë, të sëmurët. Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi ekonomik, sepse rreziku nis me shoqërinë, por do t’i përcillet ekonomisë”, tha kryedemokrati në një lidhje me News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë qindarkë kundër koronavirusit”/ Berisha akuza qeverisë: Qendrim i papërgjegjshëm

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se nuk ka disbursuar nga Thesari asnjë qindarkë kundër epidemisë së koronavirusit.

Berisha thekson se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë të vetmë për të blerë aparatet e frymëmarrjes së drejtuar dhe mjete të tjera për luftën kundër koronavirusit.

Sipas Bersiëshës, ky është një qendrim i papërgjegjshëm që i jep mundësi koronavirusit të bëje dëme të mëdha në Shqipëri, e cila aktualisht ka më pak se 1/10-1/12 e aparaturave të domosdoshme për mjekimin adekuat dhe shpëtimin e jetës të të sëmureve me coronavirus.

Më tej ish kryeministri I ka bërë thirrje OBSH dhe vendeve mike të ndihmojnë Shqipërinë për mungesat e saj tejet të mëdha./CNA.al

LEXO TE PLOTE