Connect with Us

Arrin në 113 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Bota

Arrin në 113 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Publikuar

-

Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe numri i të vdekurve arriti shifrën 113, sipas njoftimeve të sotme ende jozyrtare.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA është të paktën 6,300 ndërkohë që është shtuar numri i testimeve.

Shtetet më të goditura të Amerikës vazhdojnë të jenë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.

Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.

“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump tha: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin.

NJU JORK: A DO TE KETE KARANTINË?

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo tha të martën se nuk kishte në plan të impononte karantinë në asnjë prej qyteteve në shtetin e tij.

“Nuk kam asnjë interes dhe asnjë plan të çfarëdolloji, që të vendos karantinën në ndonjë qytet,” tha Cuomo në një konferencë shtypi.

New York
Sidoqoftë, ai tha se ekziston mundësia që të ketë mbyllje më dramatike, përveç mbylljes së restoranteve, bareve dhe shkollave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Urgjencat kirurgjikale tranferohen tek Trauma, ngrihen dy çadra jashtë spitalit

Ai tha gjithashtu se numri i rasteve në shtetin e Nju Jorkut pritet të arrijë kulmin pas 45 ditësh.

Ndërkohë, në kryeqytetin Uashington tani per tani ka thjesht mbyllje shkollash, kinemash, palestrash dhe restorantesh.

MUNGESË VENTILATORËSH

SHBA aktualisht ka rreth 160,000 ventilatorë, shumë më pak se 740,000 që do të duheshin në rastin e një pandemie “të rëndë” si gripi spanjoll i vitit 1918.

Presidenti Trump u ka thënë shteteve të ndryshme amerikane që të mos presin ndihmën federale për pajisje të tilla “nëse mund t’i marrin ato më shpejt duke i siguruar vetë”.

Zyrtarët theksuan sot se do të zgjerojnë metodat e telemjekësisë. Pacientët nuk do të duhet të paguajnë nëse kontaktojnë dhe konsultohen me mjekun përmes internetit, pa u dashur të shkojnë vetë te mjeku.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të martën se banorët duhet të jenë të përgatitur për mundësinë që të qëndrojnë brenda në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Vendimi se si do të veprohet ka të ngjarë të merret brenda 48 orëve të ardhshme, tha kryebashkiaku.

Qyteti i Nju Jorkut gjithashtu nënshkroi marrëveshje me një laborator privat për të zgjeruar kapacitetin e testimit deri në 5,000 teste në ditë, tha ai./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Marrëdhëniet trasatlantike/ Sekretari Blinken në Paris

Publikuar

-

Nga

Marrëdhëniet trasatlantike/ Sekretari Blinken në Paris

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Francë, ndalesa e tij e fundit e një turneu evropian, ku ai do të takohet sot me Presidentin Emmanuel Macron, pas takimeve kohët e fundit të Presidentit Joe Biden me aleatët në rajon për të zgjeruar marrëdhëniet transatlantike.

Gjatë këtij udhëtimi, Sekretari Blinken do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit transatlantik, përgjigjen tonë të përbashkët ndaj krizës shëndetësore, trajtimin e krizës së klimës dhe rëndësinë e forcës së partneritetit tonë afatgjatë“, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Franca vazhdon të jetë “një partnere e palëkundur në luftën kundër terrorizmit“, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, duke shtuar se të dy vendet “bien dakord mbi nevojën për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimtaritë e saj agresive dhe destabilizuese, përfshirë në Ukrainë“.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca bashkëpunojnë për çështje të tilla si “të drejtat e njeriut dhe korrupsionin” për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Republikës Popullore të Kinës për të “shkatërruar vlerat dhe institucionet që sigurojnë zbatimin e rregullave ndërkombëtare“.

Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të punojnë me Francën në zbatimin e financimeve për klimën për të arritur synimet e Marrëveshjes së Parisit dhe për përshpejtimin e tranzicionit drejt ekonomive me energji të pastërt për të arritur emetimin zero deri në mes të shekullit“, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

LEXO EDHE:  Pandemia rrit abuzimin në familje në disa qytete amerikane

LEXO EDHE:  Shifra të larta të infektuarish në shtetin fqinj/ Konfirmohen 120 raste të reja me Covid-19, 4 viktima

Të enjten, ndërsa ishte në Berlin, sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të kundërshtuar mohimin e Holokaustit dhe antisemitizmin, një përpjekje që Sekretari i Shtetit tha se “do të siguronte që brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të mësojnë për Holokaustin dhe gjithashtu të nxjerrin mësime prej tij“.

Duke folur në Memorialin për Hebrenjtë e Vrarë të Evropës në Berlin, sekretari Blinken tha se mohimi i Holokaustit dhe antisemitizmi shkojnë krah për krah me homofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe format e tjera të diskriminimit dhe janë bërë “thirrje bashkimi për ata që kërkojnë të shkatërrojnë demokracitë”.

Kjo është arsyeja përse ne duhet të gjejmë mënyra të reja për të sjellë në jetë historitë e Holokaustit, jo vetëm për të kuptuar të kaluarën, por edhe për të drejtuar të tashmen dhe për të formatuar të ardhmen tonë“, tha diplomati i lartë amerikan.

Ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nënshkruan një dokument mbi partneritetin dypalësh. Sekretari Blinken tha se të dy qeveritë do të punojnë për të forcuar edukimin dhe për të kundërshtuar mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit, duke ndihmuar nëpunësit publikë dhe të rinjtë të kuptojnë Holokaustin dhe antisemitizmin në thellësi dhe të ndiejnë një përgjegjësi për të ndaluar mizoritë”./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Liderët e BE-së Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku

Publikuar

-

Nga

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ose ta dalë nga blloku. Parlamenti hungarez e ka miratuar një ligj i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. Ndryshimet ligjore të propozuara, duhet të miratohen nga presidenti i Hungarisë.

BE-ja është e zemëruar me kryeministrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban për miratimin e këtij ligji. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, u tha gazetarëve më 25 qershor se gjatë samitit dy-ditor të bllokut, disa nga homologët e tij u përplasën personalisht me Orbanin në lidhje me këtë ligj.

Një ditë më parë ai tha se Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”.

Kjo çështje ka kthyer në qendër të vëmendjes edhe diskutimet në lidhje me pamundësinë e BE-së për të frenuar “demokracitë joliberale” midis vendeve anëtare si Hungaria dhe Polonia.

Qeveritë e këtyre vendeve janë thellësisht konservatore, nacionaliste dhe mbajnë një qëndrim kundër migrantëve. Ato kanë shpërfillur standardet dhe vlerat demokratike të bllokut për vite me rradhë.

LEXO EDHE:  Pandemia rrit abuzimin në familje në disa qytete amerikane

LEXO EDHE:  “E kam trashëguar nga babai.../ Kryemadhi flet për pasurinë miliona euroshe

Sipas raporteve, vetëm Polonia dhe Sllovenia kanë mbështetur Orbanin për këtë ligj. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar përplasjet me Hungarinë, e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.

“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron. Por, më vonë ai u tërhoq paksa nga qëndrimi i tij duke thënë se nuk e mbështet dëbimin e Hungarisë nga blloku.

Përpara samitit, udhëheqësit e 17 nga 27 vendet anëtare të bllokut nënshkruan një letër që dënonte çdo formë diskriminimi bazuar në orientimin seksual, duke thënë se “respekti dhe toleranca janë në thelbin e projektit evropian”.

Letra nuk e përmendi në mënyrë të qartë Hungarinë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm” duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore. Në anën tjetër, Orban ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualëve, por vetëm ka të bëjë me lejimin e prindërve të vendosin ekskluzivisht se si dëshirojnë të edukojnë fëmijët e tyre. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orë shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha të premten (25 qershor) se janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirus dhe shifra bazohet në 1.224 mostra të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292. Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Debat mbi dyqanet e armëve në SHBA

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Urgjencat kirurgjikale tranferohen tek Trauma, ngrihen dy çadra jashtë spitalit

Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. REL

LEXO TE PLOTE