Connect with Us

Anullimi i fluturimeve/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët e mbetur në Suedi e Slloveni

Sociale

Anullimi i fluturimeve/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët e mbetur në Suedi e Slloveni

Publikuar

-

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi, se të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori. Ky aplikim njofton MEPJ duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.

Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik;
https://ëëë.government.se/government-of-sëeden/ministry-for-foreign-affairs/diplomatic-portal/

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve rusë/ Reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Gjest provokues që...

Sa i përket qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Slloveni, MEPJ bën me dije se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

MSH merr vendimin/ Urgjencat kirurgjikale do kryhen tek Trauma

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se për shkak të situatës më koronavirusit, duke filluar nga dita e premte të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kruhen tek Spitali i Traumës.

Po ashtu, ajo tha se po shtojmë kapacitetet për mjetet e mbrojtjes personale dhe respiratorët në spitale sii dhe po bëhet shpërndarje e medikamenteve me rimbursim në banesë për pensionistët e vetmuar.

“Në zbatim të plani të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, sot ne kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars”, bëri të ditur Manastirliu.
Duke falenderuar mjekët dhe infermierët që me profesionalizëm dhe përgjegjësi po trajtojnë pacientët sipas protokolleve të mbrojtjes personale, Manastirliu tha se kemi kapacitetet për të pajisur ekipet mjekësore me mjete të mbrojtes personale.

“Lajmi i mirë është se 27 mjekë dhe infermierë të spitalit të Fierit kanë rezultuar negativë për COVID-19 dhe këtu kam një falenderim të veçantë për çdo mjek dhe infermier që me përgjegjësi e profesionalizëm po ndjek rregullat e mbrojtjes personale. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe brenda javës presim dërgesën e rradhës, ndërkohë që theksoj se personeli është është i pajisur me mjetet mbrojtëse personale në shërbimin shëndetësor. Paralelisht po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit. Ndërkohë, është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT”, tha ministrja.

LEXO EDHE:  Aldo Bumçi: Ministria e Jashtme të japë llogari për takimet me palën Greke

LEXO EDHE:  MPJ: Deri tani s'ka shqiptarë të lënduar/ Ja ku mund të kontaktoni

Manastirliu bëri të ditur gjatë komunikimit me publikun se, dje sërish Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë. Duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme që po bëhet nga mjekët e spitalit Infektiv, Manastirliu deklaroi se brenda 24 orëve të ardhshme do të kemi përgjigjen përfundimtare të testit për kontaktin e parë të pacientit zero, për të konfirmuar përfundimisht mungesën e pranisë së COVID-19 në organizmin e tij.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se po punohet për një plani social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit do të mundësohet ofrimi i shërbimeve të nevojshme në banesë, ndërkohë që dhe medikamentet do t’u dërgohen në shtëpi.

“Për të moshuarit mbi 65 vjeç, që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve në banesë”, bëri të ditur Manastirliu.
Në fund të komunikimit të saj me publikun, Manastirliu ka bërë thirrje për qytetarët që të zbatojnë rregullat e përcaktuara duke theksuar se distancimi social është strategjia më e mirë për të fituar këtë luftë.
“Distancimi social dhe izolimi që po përjetojmë në këto ditë ka rezultuar strategjia më e mirë në vende ku është zbatuar, për të lehtësuar punën që po bëjnë stafet tona në sistemin shëndetësor. Ne e kemi ndërmarrë në kohë këtë masë që edhe vende të tjera janë duke e bërë. Jemi duke u përpjekur maksimalisht që me kapacitetet që kemi të bëjmë më të mirën”, bëri thirrje Manastirliu.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Apeli i Tritan Kalos/ Ju lutemi na ndihmoni që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja!

Publikuar

-

Nga

Nga Spitali Infektiv, profesor Tritan Kalo iu ka drejtuar një tjetër apel qytetarëve.

Në video-mesazhin drejtuar qytetarëve, profesor Kalo iu bën thirrje atyre që të shmangin sa më shumë lëvizjet.

Sipas profesor Kalos është kjo ndihma që kërkojnë mjekët që të bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetët tona.

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”-u shpreh Tritan Kalo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 59 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 59.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

LEXO EDHE:  “Shmangni udhëtimet drejt Lindjes së Mesme!”/ Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve

LEXO EDHE:  MPJ: Deri tani s'ka shqiptarë të lënduar/ Ja ku mund të kontaktoni

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

LEXO TE PLOTE