Connect with Us

4 persona rezultojnë pozitivë/ Shkon në 35 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

4 persona rezultojnë pozitivë/ Shkon në 35 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

4 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mesditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 35. Katër personat e konfirmuar orët e fundit janë nga Shkupi dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e stabilizuar.

Ndërkohë, pasagjerët e dy avionëve të mbërritur nga Brukseli i janë nënshtruar testimit dhe pritet të dalin rezultatet e tyre. Momentalisht ata janë këshilluar të vetëizolohen në banesat e tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Regjistrohen 145 raste të reja me Covid

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima si pasojë e koronavirusit dhe 145 raste të reja pozitive.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste.



Numri i rasteve aktive është 3.924. Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjerë për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Këngëtari shqiptar përfundon në pranga/ Ja për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

Këngëtari shqiptar përfundon në pranga/ Ja për çfarë akuzohet

Këngëtari shqiptar Korab Jetishi ka përfunduar në prangat e policisë për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë nga koronavirusi.

Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta Sinjali.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.



“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

LEXO EDHE:  Konfirmohen dy raste të reja në Korçë/ Njëri polic që kishte ardhur nga Greqia

LEXO EDHE:  Koronavirusi “mbërrin” në Mbretëri/ Princi Charles rezulton pozitiv

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimin njerëzve, punën pas orës 22:30, mos mbajtjen e distancës etj.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e kufirit/ Mali i Zi kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Publikuar

-

Nga

Hapja e kufirit/ Mali i Zi kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Qeveria e Malit të Zi ka nxjrrë një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj.

Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

LEXO EDHE:  “Numri i rasteve do ketë luhatje”/ Pipero: Koronavirusi nuk është shuar akoma

LEXO EDHE:  "Numri i rasteve do ketë luhatje"/ Pipero: Koronavirusi nuk është shuar akoma

Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.



Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 3.930. Prej tyre 73 kanë vdekur./REL

 

LEXO TE PLOTE