Connect with Us

200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

Politikë

200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

Publikuar

-

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën të ditur se 200 pasagjerët shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani, janë nisur drejt Tiranës.

Sipas MEPJ, Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Ëizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

LEXO EDHE:  Emrat/ Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar me 1.2 tonë kokainë në Greqi

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ylli Rakipi/ Pse ne të shkretët, duhet të jemi të gjithë sot me Edi Ramën!

Publikuar

-

Nga

Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiqet me të gjitha fuqitë që ka, të bëjë një punë të mirë.

I ndërgjegjshëm, se edhe pa koronavirusin, ai është në krye të një vendi copë copë, që kudo që ta kapësh të mbetet në dorë (të tillë e ka bërë së pari ai vetë, pa harruar edhe paraardhësit e tij), ai po bën sot një gjë të vërtetë.

Edi Rama është në krye të një vendi, pa institucione, me një sistem shëndetësor të nivelit zero, me një shtet të një niveli zhvillimi primitiv.

Kryeministri ynë i di të gjitha këto, ndaj sot po punon me një stërmundim të paparë, për të shpëtuar së pari veten dhe për pasojë edhe ne të tjerët, shtetasit e tij.

Edi Rama ka kyçur vendin në një shtet-rrethim absolut, me pamje nga më surrealet.
Dhe ka arsye të rëndësishme pse Edi Rama po e bën këtë gjë.

Së pari, ai po përpiqet të ngadalsojë sa të mundet përhapjen e infeksionit dhe së dyti, ajo çka është më e rëndësishmja, ai po përpiqet me të gjitha mënyrat, për të mos formalizuar kolapsin e plotë të vendit  dhe sidomos atë në shëndetësi.

Ky kolaps edhe pa koronavirusin, ishte dhe është prezent në çdo qelizë të këtij vendi, por Ramës i intereson vetëm, që ne të mos e shohim atë.

Përfytyroni për një çast, sikur në Shqipëri të kishte sot zyrtarisht të testuar, pesë mijë të infektuar. Përfytyroni, që një mijë prej tyre të ishin në gjendje më të rënduar dhe të kishin nevojë për ndihmë mjekësore, pra hospitalizim. Ku do të shkonin dhe ku do t’i sistemonte Edi Rama ata?!

Përfytyroni sikur 500 prej tyre të kishin nevojë për respiratorë, kur spitalet e Edi Ramës disponojnë vetëm një të tretën e tyre.

Këto janë arsyet që Edi Rama, ndoshta sot për herë të parë në jetën e tij, duke ditur gjendjen ku është shteti, na mbylli të gjithëve brenda, për t’u sëmurur më pak dhe mbi të gjitha, për t’u sëmurur me rradhë.

Dhe po u sëmurëm me rradhë, pak e nga pak, Rama mendon se shmang kolapsin e madh. Këtë ai e sheh si të vetmin shpëtim të tij.

Por, ç’rëndësi ka kjo gjë? Fakt është, se sot Edi Rama po bën gjënë më të mirë që mund të bënte dhe të vetmen gjë që ka në dorë, të na mbyllë brenda.  Kaq mundet, kuptojeni këtë!

Kjo është arsyeja, pse edhe unë, që jam një nga njerëzit që nuk e dua vërtet Edi Ramën, po zbatoj pikë për pikë, shtet-rrethimin e tij. Është hera e parë, që unë dëgjoj me kujdes dhe vëmendje të madhe këshillat e tij, që na i jep orë e çast, i rrethuar nga mjekrra si e Ismail Qemalit dhe betoni i Surrelit.

LEXO EDHE:  Tronditet sërisht Gjermania/Pacienti vret mjekun, pastaj veten

LEXO EDHE:  Bursa doktorature në Gjermani

Edi Rama është sot në këto ditë të këqija edhe kryeministri im! Ndaj e dëgjoj me kujdes edhe kur ai gënjen, sepse është e vërtetë që ai gënjen për të shpëtuar veten, por këtë gjë ai mund ta realizojë, vetëm duke na shpëtuar edhe ne, ose të paktën duke u përpjekur të na shpëtojë.

Edi Rama, kryeministri ynë, po bën sot të vetmen gjë që ka në dorë. Të na mbyllë brenda, të na kyçë dhe po u sëmurëm, të paktën të sëmuremi me rradhë.

Ndaj unë, ju lutem të gjithëve, që të jeni sot me Edi Ramën dhe ta dëgjoni atë!

Ju lutem, mos i kërkoni sot Edi Ramës shtretër, mos i kërkoni tamponë, mos i kërkoni tuba dhe respiratorë! Mos i kërkoni gjëra që ai, as i ka menduar kurrë më parë dhe as nuk ka ku ti gjejë!
Ai ka sot me shumicë, koncesione dhe PPP, për check up, sterilizim, laboratorë, kamera dhe dronë propagande… Ka edhe televizion me emrin e tij.
Ai ka sot, koncesione për inceneratorë, ka mender, sa të dhj***, siç thotë ai vet edhe zhvillim edhe modernizim.

Por, mos i kërkoni gjëra të cilat nuk i ka dhe nuk i ka interesuar kurrë t’i ketë!

Le t’i bindemi sot Edi Ramës! Duke dashur të shpëtojë veten, ai ndoshta mund të na shpëtojë edhe ne.
Le të jemi sot të bashkuar rreth Edi Ramës edhe kur ai na gënjen!

E keni dëgjuar, kur çdo ditë thotë, “po zbatojmë këshillat e OBSH-së”? I zuri goja lesh, duke thënë “OBSH, OBSH, OBSH”.
Dhe kur drejtori i OBSH-së, deklaroi se “duhen vetëm teste, teste, teste”, Edi Rama ynë tha se “ne do të ndjekim rrugën e Zvicrës, me sa më pak teste”, duke na shpjeguar gjerë dhe gjatë, si një doktor i madh, që Zoti e ka hedhur në kët humbëtirë, për të na treguar, kur, si  dhe pse bëhen testet.

Dëgjojeni dhe bashkohuni me Edi Ramën sot! Për të shpëtuar veten, ai po përpiqet të na shpëtojë edhe ne.
Le të kyçemi brenda në shtet-rrethim dhe të paktën, nëse sëmuremi, le të sëmuremi me rradhë!

Sot unë jam me Edi Ramën dhe ju lutem të gjithëve edhe po të mos e doni, të jeni me të!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet/ Si gënjeu live në Euronews Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se nuk ndalet “në misionin” e tij, edhe në rastet kur Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë siç është beteja me Covid-19.

Por, pavarësisht situatës, duket se ai nuk heq dorë së gënjyeri publikisht shqiptarët dhe demokratët.

Mbrëmjen e djeshme, në një komunikim live me Ilva Taren në Euronews Albania, Basha tha se strukturat e PD-së po shpërndajnë ndihma tek personat e mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

“Edhe gjatë ditës së sotme më kanë njoftuar strukturat e PD-së, anëtarë të FRPD, të Forumit të Gruas, të cilët janë angazhuar në mënyrë lokale për të dhënë ndihma modeste”-tha Basha.

Në fakt, ky duket të jetë ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë që del dhe vetëm gënjen.

Basha gënjen kur thotë se ka njerëz në terren. Është e konfirmuar nga CNA.al nëpërmjet burimeve zyrtare brenda PD-së se asnjë njeri nuk po bën shpërndarje.

Së pari, ska sesi të shpërndajë kur nuk lejohen mjetet. Me çfarë mjetesh ti shpërndajë kur nuk ka?

E dyta, njerëzit janë shpërndarë nëpër shtëpi dhe në selinë e PD-së nuk ka asnjë njeri. I vetmi që ka dalë dje në pak orë është Lulzim Basha dhe në orët e vona.

LEXO EDHE:  Sikur populli të ishte si Mona s’do të kishte më protesta

LEXO EDHE:  "Fillon një epokë e re"/ Kongresi i Të Gjelbërve, në pritje të hapit të madh

E treta, nuk ka ku t’i marrë dhe ku t’i sigurojë këto ndihma kur njerëzit nuk po zgjidhin dot hallet e tyre, e po ua zgjidh Luli me gënjeshtra në media.

Dje ka thënë se ka nxjerrë të rinjtë dhe gratë dhe asnjë nuk ka dalë. Por, thjeshtë gënjen dhe vetëm gënjen.

Gënjen në mënyrë kaq të turpshme dhe të neveritshme saqë e bën veten edhe më të pabesueshëm se kurrë.

Ndoshta do të ishte më mirë që njerëzve t’iu thoshte publikisht se ne i kemi shmangur daljet tona, se nuk kemi si t’iu ndihmojmë. Po përpiqemi të japim këshilla.

Por gënjen publikisht duke thënë se po shpërndan ndihma, njëlloj siç gënjen me planin me tetë pika. Duke marrë rregulloren e OBSH-së dhe praktikat e saj në rastin e koronavirusit, një protokoll që po ndiqet zyrtarisht nga qeveria dhe ministria e Shëndetësisë, Lulzim Basha del dhe i bën propozim Edi Ramës. Për të mos thënë se Edi Rama një ditë përpara ia çon Lulit që ta njoftojë që ai të dalë dhe më pas del ankohet dhe gënjen, pse na kopjojnë. Edhe bën propozime në publik, edhe gënjen dhe pastaj thotë pse na kopjojnë. Edhe gënjeshtar edhe i paaftë./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Ky është virus zoti Rama, Lufta është gjë tjetër!

Publikuar

-

Nga

Ka disa ditë që kryeministri Rama, del ne transmetime individuale live dhe midis monologjeve të gjata, po përmend shpesh e më shpesh togfjalëshat “kjo është lufte” ose “jemi në luftë”.

Zoti Kryeminister pas kësaj ka detyrimin që të shpjegojë se çfarë kupton ai me togfjalëshat që perdor.

Ne kemi detyrimin t’i shpjegojmë çfarë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kupton me fjalën “luftë”.

Fjala “luftë” nuk mund të përdoret si melhem për çdo plagë, sepse lufta hap e nuk shëron plagë.

Nuk jemi në lufte zoti Kryeministër!

Jemi në Mars!

Në një periudhë kur viruset lulëzojnë për shkak të kombinimit të disa faktorëve klimaterik që ushqejnë përhapjen e virozave.

Populli thotë: “Shkurti i shkurton, Marsi i mbledh”.

Ka qënë gjithmonë kështu.

Por asnjëherë për shkak të kësaj, nuk shpallet luftë për çdo Mars.

Dakord që ky nuk është Mars i zakonshëm! E me siguri që nuk është derisa gjithë Europa është mbyllur në shtëpi. Me parlamente të karantinuara dhe kryeministra në videocall.

Dakord, Rama nuk është i vetmi që po perdor fjalën “luftë” se ka dhe nja dy të tjerë që besojne se rriten duke i futur frikën popullit me kërcënimin për luftë.

Por ata janë të shkurtër edhe u falet!

Ky i joni që është i gjatë, pse do ti mbivendiset njerëzve duke i kujtuar që jemi në “luftë”?.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë zoti Kryeministër e ka të shpjeguar se kur dhe si shpallet gjendja e luftës.

Nuk i takon kryeministrit ta bëjë, andaj nuk mund t’i takojë kryeministrit të kërcënojë në emër të luftës.

LEXO EDHE:  Emrat/ Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar me 1.2 tonë kokainë në Greqi

LEXO EDHE:  Emrat/ Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar me 1.2 tonë kokainë në Greqi

Nëse pleqtë nuk po binden me kërcënimin se do vdesin nga virusi dhe vazhdojnë të besojnë se është Mars, nuk ua ndërron dot mendjen duke i kërcënuar me luftën e tij virtuale.

Dhe paralelisht me këtë i vë përdite të shikojnë fotot e gezueshme të stafit të gëzuar të QSUT.

Puna është që kur pleqve u flet për luftë, ajo që u shkon në mendje shpejt e shpejt është shprehja “lufta do burra”.

Nuk është si puna e asaj mamit që kërcënon bebin se po nuk fjeti do vijë lugati.

Lufta do burra zoti Kryeministër.

Do dhe shtet.

Ndaj mos i armatos shqiptarët me shprehje të tilla.

Nuk jemi në Luftë. Lufta është gjë tjetër që urojmë që mos e provojë askush.

E vetmja gjë që po testohet sot është sistemi shëndetësor i vendit. Dhe duke parë fyturat e gëzuara të stafit të QSUT dhe i krahasojmë me ato që shohim nga Ëhani apo Italia, duhet të besojmë që: ose në Shqipëri nuk ka pandemi, ose që sistemi jone deri tani është më i miri në botë. Deri tani të paktën.

Mos i bjer daulles së luftës se nga ajo luftë nuk fiton asnjë shqiptar. As Ti zoti kryeministër.

Jemi në Mars dhe kemi vërdallë një virus që nuk dihet ende nga ka dalë, ndaj po ta bëjmë hallall mbylljen në shtëpi.

Por boll me shpalljen e Luftës.

Lufta do burra zoti Rama! Dhe shpesh ata burra që kanë bërë luftën nuk kanë qënë të gjatë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE