Connect with Us

Volkswagen do të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën/ Shkak koronavirusi

Bota

Volkswagen do të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën/ Shkak koronavirusi

Publikuar

-

Volkswagen po përgatitet të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën për shkak të betejës me pandeminë e koronavirusit.

Gjigandi gjerman deklaroi sot për mediat se prodhimi në uzinat e tij në Spanjë, Setubal në Portugali dhe Bratislava në Sllovaki do të ndalet para fundit të javës. Fabrikat në Itali që prodhojnë makina Lamborghini dhe motoçikleta Ducati gjithashtu do të pezullojnë punën.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e dukshëm aktual në situatën e shitjeve dhe pasigurinë e shtuar në lidhje me furnizimin me pjesë, prodhimi do të pezullohet në të ardhmen e afërt në fabrikat që operohen nga markat e grupit”, tha drejtori i përgjithshëm i Volksëagen Herbert Diess.

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

Ai deklaroi se fabrikat do të mbyllen duke filluar nga pasditja e së enjtes. Volkswagen, i cili zotëron gjithashtu markat si Skoda, Audi, Porsche dhe Bugatti, shpërndau 10.8 milion automjete për klientët në vitin 2019, më shumë se çdo prodhues tjetër makinash. Afërsisht 44% e 668,000 punonjësve të këtij grupi jetojnë në Gjermani, ku kompania është një forcë udhëheqëse në sektorin e madh prodhues të vendit./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Konfirmohet vendimi/ BE mbyll kufijtë për 30 ditë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur të mbyllin kufijtë për 30 ditë për shkak të koronavirusit.

Mësohet se ata kanë rënë dakord me propozimin e Komisionit Evropian dhe kanë ndaluar udhëtimet në zonën e Shengenit të BE-së.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i deklaroi se të gjithë krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së kanë qenë pro këtij vendimi.

Gjatë një video-konference ai konfirmoi se kanë miratuar udhëzimet e propozuara nga Komisioni për Menaxhimin e Kufijve.

LEXO EDHE:  Frikë nga koronavirusi?/ Basha “arratiset” bashkë me familjen, zbulohet destinacioni

LEXO EDHE:  Shkon në 14 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

“Për të kufizuar më tej përhapjen e virusit, ne kemi rënë dakord të forcojmë kufijtë e jashtëm duke zbatuar një kufizim të koordinuar të përkohshëm të hyrjeve jo emergjente për 30 ditë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Doktori amerikan apel qytetarëve/ “Bëni kujdes, kulmi i të infektuarve me virus rreth datës 1 maj”

Publikuar

-

Nga

Doktori i sëmundjes infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka treguar se kur mund të jetë kulmi i rasteve të të prekurve me koronavirus.

Gjatë një deklarate për shtyp, Faucci tha se vendi mund ta shikojë kulmin pas 45 ditësh, konkretisht rreth datës 1 maj.

Duke iu referuar ekspertëve, ai tha se kulmi mund të arrijë për disa ditë dhe jo një ditë të vetme

LEXO EDHE:  Ndodhej në “vatrën” e koronavirusit/ Studentja shqiptare mbërrin në Turqi

LEXO EDHE:  Qeveria shtrëngon masat/ Nga nesër mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë

Faucci këshilloi qytetarët të zbtojnë këshillat dhe të bëjnë shumë kujdes, pasi theksoi se numri i të infektuarve do të vijë duke u rritur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E gjithë Europa nën “ethet” e koronavirusit/ Konfirmohen rastet e para në shtetin e vetëm të paprekur

Publikuar

-

Nga

Mali i Zi ka konfirmuar dy rastet e para të infektimit me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri malazez, Dushko Markoviç në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për dy gra të moshës 72 dhe 47-vjeçe, nga Podgorica dhe Uqlini, që ishin kthyer njëra nga Spanja ndërsa tjetra nga SHBA, ka njoftuar kryeministi Dushko Markoviç.

LEXO EDHE:  Donald Trump bën testin për koronavirusin/ Në pritje të përgjigjes

LEXO EDHE:  Qeveria shtrëngon masat/ Nga nesër mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë

Kujtojme që Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Evropë pa raste të koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE