Connect with Us

Video/ Ja çfarë ndodh po të dalim trimërisht rrugëve

Politikë

Video/ Ja çfarë ndodh po të dalim trimërisht rrugëve

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa shpjegon se pse është e domozdoshme strategjia me luftën ndaj koronavirusit, me të gjitha masat sado drastike mund të duken.

SHIKOJENI NË 80 SEKONDA SE PSE STRATEGJIA JONË E LUFTËS ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TË SHPËTUAR JETË, E PËR TA “LODHUR” ARMIKUN DHE ÇFARË NDODH, PO TË DALIM RRUGËVE TRIMËRISHT, DUKE LIRUAR ZINXHIRIN E MASAVE TË FORTA SHTRËNGUESE VETJAKE, FAMILJARE, SHTETËRORE!

🔴 SHIKOJENI NË 80 SEKONDA SE PSE STRATEGJIA JONË E LUFTËS ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TË SHPËTUAR JETË, E PËR TA “LODHUR” ARMIKUN DHE ÇFARË NDODH, PO TË DALIM RRUGËVE TRIMËRISHT, DUKE LIRUAR ZINXHIRIN E MASAVE TË FORTA SHTRËNGUESE VETJAKE, FAMILJARE, SHTETËRORE!

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. März 2020

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta zbulon takimin me opozitën/ 3 masat që duhet të marrë qeveria

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta bën apel çdokush të jetë bashkëpunues dhe reflektues në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi.

Meta shtroi në studion e News e 24 3 masa prioritare që pretendon se duhen parë me vëmendje nga qeveria.

“E para, mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, pasi ata do të vijojnë të jenë në front.

Së dyti, testimi është i rëndësishëm dhe marrja e masave për infrakstrukturën për ata që kanë shqetësime.

Së treti, prioritet për terapi intensive, pra bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam marrë garanci nga ministrja sa i përket respiratorëve apo poste shtesë, reanimacionit që në çdo rast të shpëtosh çdo jetë”, u shpre ai.

LEXO EDHE:  “Dyshja Rama-Dako nuk njeh kufij në mashtrim”

LEXO EDHE:  Publikohet video-ja e Ergi Dinit përpara aksidentit që i mori jetën

Kreu i Shteti zbuloi se përveç ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut,  ka pasur takime edhe me përfaqësuesit e opozitës.

“Jam takuar dhe me përfaqësues të opozitës që kanë një qasje kritike dhe është normale sa i takon pozicionit opozitar. Edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë mendimin se ka dhën ëpërmirësime, pasi dhe disa nga shqetësimet e tyre ja kam transmetuar qeverisë. I rëndësishëm bashkëpunimi, parandalimi dhe qetësimi të ruajtjes së një atmosfere pozitive në shoqëri, familje sepse paniku në vçdo rast nuk është një aleat i mirë, është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirmshëm dhe të gjithë duhet të punojmë për përgjegjshmëri, transparencë”, deklaron Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në palestër me një person të infektuar/ Meta tregon pse e bëri testin për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta kreu para ditësh testin e dyfishtë të koronavirusit për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19.

Në një intervistë për news 24, Meta ka folur dhe për dyshimet e tij, ku tregoi se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv.

Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën. Pas testit Ilir Meta rezultoi negativ.

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar pozitiv një qytetar që unë e njihja, por nuk ja kisha dorën.

LEXO EDHE:  PD ftesë Ramës/ Hajde, arresto trafikantët në selinë blu

LEXO EDHE:  I ndjeri Edi Rama të shtunën ndahet nga jeta ...!

Ishte kontroll se secili nga ne nuk duhet të mendojë vetëm për veten e tij, secili duhet të jetë i vëmendshëm në këtë histori për prindërit tanë për gjyshërit tanë, por edhe fëmijët dhe të rinjtë”, tha Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha publikon videon me 8 pika/ Ultimatim Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video me 8 pikat e propozuara nga opozita për përballimin e krizës dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, sipërmarrësve të vegjël dhe punëtorëve.

Basha thotë se detyra e parë e qeverisë duhet të jetë shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë.

“Shëndeti, siguria dhe ekonomia e njerëzve, janë shqetësimi ynë. Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve. Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka mirëmenaxhim, kompetencë dhe transparencë. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e oligarkëve, duhet të angazhohen urgjentisht për mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert.

LEXO EDHE:  Marrëveshja më afër se kurrë/Sot pritet të dalë “tym i bardhë”

LEXO EDHE:  Çfarë janë në të vërtetë sulmet ndaj medias?/ Ja si përgjigjet Besnik Mustafaj

Jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia. Ndaj do të vazhdoj pa u lodhur ti bëj thirrje qeverisë, që për hir të të gjithë shqiptarëve, të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat”, shkruan Basha në rrjetet sociale, ndërkohë që i bën thirrje kryeministrit Edi Rama për t’i marrë këto masa me efekt të menjëhershëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE