Connect with Us

Video-Abuzuan me çmimet/ Ndëshkohen katër administratorë subjektesh në Tiranë

Kronika

Video-Abuzuan me çmimet/ Ndëshkohen katër administratorë subjektesh në Tiranë

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se po vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Sipas uniformave blu, në Tiranë janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh, të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agroushqimor në Kashar, Tiranë, nëpërmjet përpilimit të faturave fiktive.

“Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Në këtë kuadër, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet strukturave të Hetimit Tatimor në kuadër të task-forcës, ngritur për monitorimin e tregut dhe rritjes artificiale të çmimeve, ushtruan kontroll të befasishëm në tregun agroushqimor në Kashar, Tiranë, ku konstatuan dhe proceduan penalisht shtetasit K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimit me metoda speciale, nëpërmjet ndjekjes së linjës të tregtimit të fruta-perimeve (kryesisht të produkteve mollë, portokalle, limonë), u identifikuan subjekte e mësipërme, ku u ushtrua kontrollet përkatëse, bazuar në deklaratat e disa subjekteve (tregtar të pikave të pakicës).

LEXO EDHE:  Përfundon operacioni i Policisë së Tiranës, arrestohen 24 persona për shitje droge

Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agroushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.-thuhet në njoftimin e policisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Masat kundër Covid-19/ Vetëdeklaro lëvizjen me mjet, adresa unike ku mund të aplikosh

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët e kanë të domosdoshme lëvizjen me automjetet e tyre.

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se të gjithë qytetarët që duan kryesisht të lëvizin për punë, në oraret e përcakuara, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në Policinë e Shtetit.

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00 dhe qytetari mund të dorëzojë formularin për aprovim nga ana e autoriteteve të policisë në adresën unike:  https:/www.asp.gov.al/.

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, qytetarët fillimisht duhet të plotësosjnë formularin si ky bashkangjitur:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrnlzjkZC_YzMahhAëma887HbV66i5P0e6HKBsRSJwn7NA_A/viewform

Për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, qytetarët duhet të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat 0694122223; 0694122224.

Akti Normativ i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Makina përfshihet nga flakët

LEXO EDHE:  Policia sulmoi me shkelma të ndaluarit?/Sqarohet zyrtarisht e vërteta e asaj që ndodhi në Durrës

Sipas masave të marra, lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, dënohet me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Theu urdhërin e vetëkarantinimit/ Ndëshkohet 29-vjeçari i ardhur nga Italia

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar i ardhur nga Italia është person ii parë që ndëshkohet nga policia pasi ka thyer urdhërin e vetëkarantinimit.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i riu me inicialet E. S.,  ishte kthyer nga Italia me datën 3 mars dhe pavarësisht se me anë të celularit i ishte bërë thirrje që të vetëkarantinohet , ai nuk e zbatoi këtë urdhër, duke u shndërruar në një rrezik serioz për të gjithë banorët e fshatit. Për pasojë është gjobitur 700 mijë lekë.

“Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në banesat e personave të kthyer nga vendet e prekura nga COVID-19.

Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet nga Policia një 29-vjeçar. Gjobitja me masë administrative në vlerën 700.000 lekë, për shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

LEXO EDHE:  Video-Polici e gjobit për rripin/Kreu i PD: Bastard, fundërrinë, trafikant!

LEXO EDHE:  Tiranë/ Makina përfshihet nga flakët

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë. Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë”, njofton policia. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person

Publikuar

-

Nga

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa viktima i identifikuar si Leonidha Duka, është gjetur nga komshinjtë.

Mësohet se një ditë më parë, 55-vjeçari i cili jetonte i vetëm ishte shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi kishte rënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

LEXO EDHE:  Policia dhe ushtria vijojnë kontrollet në terren/ Identifikohen mbi 100 të kthyer nga Italia

Paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale./CNA.al

LEXO TE PLOTE