Connect with Us

Trump: Qeveria do të mbështesë me forcë industritë e goditura

Bota

Trump: Qeveria do të mbështesë me forcë industritë e goditura

Publikuar

-

Presidenti amerikan Donald Trump tha se qeveria amerikane do të mbështesë “me forcë” industritë vendase të goditura nga koronavirusi.

Ai i bëri komentet sot në Shtëpinë e Bardhë në prani të grupit të posaçëm për koronavirusin që mbajti një konferencë për gazetarët.

Presidenti tha në konferencë se ekonomia amerikane e goditur rëndë do ta marrë veten me shpejtësi kur koronavirusi të jetë frenuar.

Komentet vijnë ndërkohë që administrata po merr masa për të zbutur ndikimin e COVID-19-s në ekonominë dhe tregjet financiare si në SHBA ashtu edhe në botë. Presidenti ka paralajmëruar se recesioni mund të jetë në horizont.

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin pritet t’i kërkojë sot Kongresit rreth 850 miliardë dollarë për të zbutur ndikimin ekonomik të koronavirusit.

I ashtuquajtur “stimul i fazës 3”, i shtohet paketës prej 8,3 miliard dollarësh për testim dhe mbështetje afatshkurtër të propozuar në fillim të këtij muaji dhe të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të javës së kaluar.

Sekretari Mnuchin tha në konferencë se administrata po punon për të garantuar se amerikanëve të prekur nga koronavirusi do t’u dërgohen të holla brenda dy javëve, për t’i mdihmuar të kapërcejnë vështirësitë financiare.

LEXO EDHE:  DASH: Nuk do të ketë diskutime me Irakun për tërheqjen e trupave

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 85, sipas njoftimeve të sotme ende jozyrtare.

Shtetet më të goditura të Amerikës vazhdojnë të jenë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.

Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.

“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Instituti Robert Koch: Pandemia mund të zgjasë dy vjet

Publikuar

-

Nga

Në Gjermani jeta publike gati minimizohet. Instituti prestigjioz  gjerman “Robert Koch” vlerëson se pandemia mund të zgjasë deri në vjet.

Gjermania sot ka ndryshuar pas vendimit për mbylljen e dyqaneve, klubeve, palestrave, e mjaft institucioneve publike. Jeta publike është minimizuar, megjithëse njerëzit dalin në rrugë.

Instituti prestigjioz shkencor në Gjermani “Robert Koch” e rriti shkallën e rrezikut të infeksionit Covid 19 në Gjermani. Tani ajo shihet si “e lartë”. Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”. Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani. Ky institut regjistroi 6012 raste infeksioni të martën dhe 13 të vdekur, por realisht numri i të infektuarve është më i lartë, për shkak të kapaciteteve të limituara të testimit dhe vonesave 3-4 ditë në regjistrim. Sipas drejtorit të institutit Robert Koch pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet. “Në rastin ekstrem  kjo mundësi ekziston”, tha drejtori i institutit, “Robert Koch”, Lothar Wieler. Por gjendja duhet të rivlerësohet rregullisht, sipas tij.

E dimë se pandemitë kanë një fazë zhvillimi me valë, tha ai në konferencën e përditshme për shtyp të institutit. Shpejtësinë e tyre nuk e dimë. Por do të zgjasë vite derisa të arrihet infektimi i i 60-70% të popullsisë. Zgjatja e pandemisë varet edhe nga koha kur do të mund të vihet në veprim një vaksinë. Kjo mund të ndodhë që nga viti i ardhshëm, sipas Wieler./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Maqedoni e Veriut: Anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Liderët e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut në takimin e mbajtur tek presidenti, Stevo Pendarovski unanimisht vendosën anulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të parashikuara të mbaheshin më 12 prill.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në pushtet, Zoran Zaev pas takimit të mbajtur të martën (17.03) tek presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë, se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Për datën e re të zgjedhjeve do të vendoset pas normalizimit të gjendjes me Covid-19, tha ai. “Nuk ka kushte për zgjedhje normale, liderë të përgjegjshëm të gjithë vihen në funksion në luftë me koronavirusin”, ka deklaruar Zaev.

Pritet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme

Zaev ka theksuar se gjendja është shumë serioze. Ai ka kërkuar edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. “Mënyra më e mirë për përballjen me koronavirusin do të ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe jo shpallja e gjendjes së krizës, siç kërkoi lideri i opozitës, Hristijan Mickovski. Kjo do të na ndihmojë në marrjen e masave adekuate për të mbrojtur jetën e qytetarëve, marrjen e masave ekonomike dhe të masave tjera në funksion të normalizimit të gjendjes”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka mbështetur masat, por ka kërkuar edhe respektimin e Kushtetutës, si në rastin e anulimit të zgjedhjeve, ashtu edhe për përballje me koronavirusin, gjegjësisht shpalljen e gjendjes së krizës. “Mbetemi në qëndrimet se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe përballja me virusin. Edhe më parë kemi tërhequr vëmendjen për masa më të qarta dhe efikase dhe jo të priten paraqitjet e rasteve që më pas institucionet të nisin me punën. Që para një jave kërkuam masa parandaluese, por institucionet pritën paraqitjen e rasteve të para që më pas të ndërhyjnë”, ka deklaruar Mickovski.

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani pas takimit të së martës në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski, njoftoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar, se duhet të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Osmani theksoi se presidenti Pendarovski në konsultim me ekspertët juridikë do të përcaktojë mënyrën ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve. “Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen, sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet që presidenti së bashku me ekspertët ta vendosë në orët dhe ditët në vazhdim”, ka thënë Osmani.

Në Maqedoninë e Veriut 26 persona të infektuar me koronavirus

LEXO EDHE:  Trafikuan qindra shqiptarë të veriut drejt SHBA, 7 të pandehur në gjyq. Ja rruga që ndiqnin

LEXO EDHE:  Foto-Top Sekret/ SHBA i mohon vizën gjyqtarit dhe prokurorit

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është rritur në 26 persona, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, por duke paralajmëruar mundësinë që brenda një muaji numri i të infektuarve të arrijë deri në dy mijë. “Sot në mëngjes janë testuar 10 persona. Testet e tre personave janë pozitivë, ata janë testuar në klinikën private ‘Zhan Mitrev’. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë.

Venko Filpice, ministri i Shëndetësisë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev ka bërë të ditur se gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut pritet të hyjnë së paku 200 shtetas nga vende të ndryshme dhe të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve apo do të futen në vetizolim. Ministria e Ekonomisë dhe drejtuesit e disa subjekteve afariste kanë bërë thirrje që të mos bëhet panik me furnizimin me ushqime, meqë të gjitha supermaketet e mëdha janë të furnizuara me ushqime, ndërsa rezerva ka për një muaj të tërë, por më pas do të ketë furnizime të reja. Qeveria ka vendosur çmimet mbrojtëse për artikujt më elementarë ushqimorë, kështu që subjektet afariste nuk do të guxojnë të rrisin çmimet.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rëndohet situata në Itali/ Shkon në 2503 numri i viktimave, 345 të vdekur vetëm sot

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 2503 numri i viktimave në Itali sipasojë e pandemisë së koronavirusit, ku 345 prej tyre kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, numri i të infektuar ka arritur në 31 506.

Rritje shqetësuese ka shënuar numri i pacientëve të shtruar në terapi intesive që deri më sot janë 2060. Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 12894 e në kushte shtëpie 11108.

Deri më sot në Itali janë analizuar 148 657 tampone./CNA.al

LEXO TE PLOTE