Connect with Us

Theu urdhërin e vetëkarantinimit/ Ndëshkohet 29-vjeçari i ardhur nga Italia

Kronika

Theu urdhërin e vetëkarantinimit/ Ndëshkohet 29-vjeçari i ardhur nga Italia

Publikuar

-

Një 29-vjeçar i ardhur nga Italia është person ii parë që ndëshkohet nga policia pasi ka thyer urdhërin e vetëkarantinimit.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i riu me inicialet E. S.,  ishte kthyer nga Italia me datën 3 mars dhe pavarësisht se me anë të celularit i ishte bërë thirrje që të vetëkarantinohet , ai nuk e zbatoi këtë urdhër, duke u shndërruar në një rrezik serioz për të gjithë banorët e fshatit. Për pasojë është gjobitur 700 mijë lekë.

“Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në banesat e personave të kthyer nga vendet e prekura nga COVID-19.

Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet nga Policia një 29-vjeçar. Gjobitja me masë administrative në vlerën 700.000 lekë, për shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

LEXO EDHE:  Garda mësyn në Parlament

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë. Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë”, njofton policia. / CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person

Publikuar

-

Nga

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa viktima i identifikuar si Leonidha Duka, është gjetur nga komshinjtë.

Mësohet se një ditë më parë, 55-vjeçari i cili jetonte i vetëm ishte shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi kishte rënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  Garda mësyn në Parlament

LEXO EDHE:  Zëvendës ministrja e Brendshme flet për protestën e PD/Kemi marrë disa informacione

Paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“S’iu bindën urdhrit”/ Policia ndëshkon 334 drejtues mjetesh, bllokohen dhe 8 makina

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, gjoba 334 drejtues mjetesh, si  dhe janë bllokuar 18 makina.

Po ashtu janë arrestuar në flagrancë 8 në gjendje të dehur, 2 për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa  në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre” thuhet në komunikaten e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Inspektoriati i Punës kontrolle në call center-a dhe fasoneri/ Pezullon 83 biznese

Publikuar

-

Nga

Në zbatim të masave parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka zhvilluar kontrolle në aktivitete ekonomike fasonë dhe call center .

Mësohet se janë kontrolluar, verifikuar dhe monitoruar, gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët 91 subjekte fason, 26 subjekte që ushtrojnë aktivitet call center dhe 25 subjekte të tjera kryesisht, telekomunikacion, furra buke, tregti, minerare, përpunim nafte etj.

Ministria e Financave bën me dije se numri i të punësuarve të kontrolluar në këto aktivitete arrin në 9,653, të cilët ishin prezent në punë, ndërsa subjekte të rëndësishme të aktivitetit minerar dhe përpunues nafte kanë reduktuar numrin e punonjësve ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të situatës.

Nga kontrolli i 59 subjekteve, të cilët vazhdonin punën, ka rezultuar se 35 subjekte kishin marrë masat për punonjësit duke siguruar dizinfektimin e ambientit nga institucione apo subjekte të liçensuara, vënien në dispozicion të mjete mbrojtëse për punonjësit (si doreza, maska) dhe respektonin distancën e sigurisë mes punonjësve etj.

LEXO EDHE:  Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Ja si e pëson “piloti” në autostradën Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  Zëvendës ministrja e Brendshme flet për protestën e PD/Kemi marrë disa informacione

Ndërsa 24 subjekte, ku ishin të punësuar 2,832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Ministria inkurajon çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE