Connect with Us

Studimi/ Personat me grup gjaku 0 më rezistent ndaj COVID-19. Grupi A, më i ekspozuari

Sociale

Studimi/ Personat me grup gjaku 0 më rezistent ndaj COVID-19. Grupi A, më i ekspozuari

Publikuar

-

Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga COVID-19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut.

Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut  që janë më rezistentë.

Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.

Studiesit e Universitetit të Wuhan megjithatë vënë në dukje se studimi është paraprak dhe ka nevojë për kërkime plotësuese. Por një paralajmërim është bërë:

Njerëzit me grup gjaku A ndoshta do të duhet të mbahen më mirë nën kontroll dhe trajtim mjekësor më agresiv.

Në kontrast më ta, grupi i gjakut 0 ka një rrezik shumë më të ulët për t’u infektuar sesa grupet e tjera të gjakut thuhet në studim për të cilin studiuesit apelojnë që të mos merret në konsideratë për trajtim klinik.

LEXO EDHE:  Greqia në alarm/ Konfirmohen 21 raste të reja me koronavirus

Një kërkues nga Laboratori Eksperimental në Tianjin, Gao Yigdai është shprehur se studimi në fjalë duhet plotësuar me mostra të tjera. Ai ka kritikuar po ashtu studimin për mangësi pasi nuk jep shpjegime për përfundimet e veta. Pra nuk sqaron ndërveprimin molekular mes virusit dhe qelizave të kuqe të grupeve të ndryshme të gjakut shkruan ResPublica.

Gao shton se ndonëse studimi i shtohet vëzhgimeve të ngjashme të bëra për SARS, pra diferencimit që ndodh në infektim për grupe të ndryshme gjaku, ai nuk duhet të merret si alarm nga njerëzit.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sa të dobishme janë maskat?/ Mjeku pneumolog këshilla qytetarëve: Të mbahen vetëm në këto ambiente

Publikuar

-

Nga

Profesor Doktor Perlat Kapisyzi, pneumolog i njohur në spitalin Shefqet Ndroqi ka sqaruar për të gjithë qytetarët efektshmërinë e maskave dhe sa na mbrojnë ato nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Përballë”, ia tha se maskat duhet të përdoren vetëm në ambiente të populluara dhe të mbyllura.

“Qytetarët t’a mbajnë vetëm në ambiente të mbyllura, të populluara. Nëse maska nuk laget mund të rrijë me higjenë 24 orë deri në 48 orë. Kjo për njerëzit e zakonshëm, kurse për mjekët është e mira që të ndërrohet njëherë në 24 orë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi mbetet rrezik global

LEXO EDHE:  Ja pse të moshuarit ankohen gjithmonë për të rinjtë

Maska efikasitetin e ka për personin që është i infektuar dhe pengon infektimin e të tjerëve, por mbajtja e maskës duke ecur ështe keqpërdorim.  Madje maska kthehet në të kundërt. Se për shembull të bie telefoni e kap me dorë dhe e prek maskën. Maska ka kontakt me dorën, maskat janë të domosdoshme për personelin mjekësor. Mungesa për ta mund të kushtojë” , theksoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

A është ushqimi burim transmetimi i koronavirusit?/ AKU i jep fund aludimeve

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi i koronavirusit.

AKU ka publikuar deklaratën e shkencëtares së Autoritetit të Sigurisë Ushqimore Europiane (EFSA) Marta Hugas, ku thuhet se: “Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se nuk ndodhi transmetimi përmes konsumit të ushqimit. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë se koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim.”

Duke iu referuar Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), AKU deklaron se virusi po përhapet nga personi në person kryesisht nga pikat e frymëmarrjes që njerëzit thithin, kolliten ose nxjerrin.

“Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Për këtë arsye, EFSA aktualisht nuk është e përfshirë në përgjigjen ndaj shpërthimeve të COVID-19. Sidoqoftë, po monitorojnë literaturën shkencore për informacion të ri dhe të rëndësishëm.

LEXO EDHE:  “Po ku pjerdh unë për koronavirus”

LEXO EDHE:  Koronavirusi mbetet rrezik global

Lidhur me sigurinë e ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka lëshuar rekomandime paraprake duke përfshirë këshilla për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit, siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kontaminimit të mundshëm ndër ushqime të gatuara dhe të pjekura. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen e internetit të OBSH-së”, shkruan AKU në faqen zyrtare ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

COVID-19/ Bashkia e Korçës transport të ushqimeve e ilaçeve për pensionistët e vetmuar

Publikuar

-

Nga

sotiraq filo kryetar i bashkise korce

Bashkia e Korçës është e gatshme të ofrojë transportin e ushqimeve apo të ilaçeve për çdo pensionisti të vetmuar i cili sipas urdhërit të qeverisë shqiptare, nuk duhet të dalë nga banesa për të parandaluar marrjen e infeksionit COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo në një komunikim me mediat ditën e sotme.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë të afërmëve të moshës së re, që pensionistëve t’iu sigurojnë ushqimin dhe ilaçet në mënyrë që ata të mos dalin nga shtëpitë.

Një thirrje të tillë, Filo e ka bërë edhe për qytetarët pranë të cilëve jetojnë pensionistët, që t’iu mundësojnë furnizimin me ushqime dhe ilaçe.

Bashkia e Korçës, është shprehur Filo se do të jetë e gatshme të ndihmojë për transportin e ushqimeve dhe medikamenteve për të gjithë ata të moshuar që nuk mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë.

“Bashkia dhe strukturat e tjera qeveritare, sëbashku me një rrjet vullnetarësh që ne jemi duke ngritur do të jenë të gatshëm të ofrojnë vullnetarisht pjesën e transporit për të plotësuar këto nevojë të pensionistëve me qëllim që lëvizjet e tyre në ambjentet e jashtme të kufizohen sa të jetë e mundur edhe më tepër.

LEXO EDHE:  “Po ku pjerdh unë për koronavirus”

LEXO EDHE:  Ja pse të moshuarit ankohen gjithmonë për të rinjtë

Duke u nisur edhe nga disa pyetje apo informacione që kemi marrë gjatë ditës së djeshme, pas bërjes publik të këtij informacioni, më duhet të sqaroj që nuk bëhet fjalë për blerjen nga ana e bashkisë të këtyre produkteve. Pra Bashkia dhe rrjetet e vullnetarëve në bazë të këtij orjentimi do të marrin përsipër plotësimin e pjesë së transportit por jo blerjen fizike.”

Bashkia e Korçës ka vënë në dispozicion dhe numrin pa pagesë 0800 34 34 ku qytetarët mund të telefonojnë nga ora 8 deri në orën 16 për të këkuar transport për ushqime dhe ilaçe të nevojshme për pensionistët e vetmuar.

Filo ka përsëritur edhe njëherë si mjaft të rëndësishme respektimin e rregullave të higjienës personale dhe evitimin e daljeve të panevojshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE