Connect with Us

Situata nga koronavirusi/ Pritet lirimi i hajdutëve dhe mashtruesve nga burgu

Kronika

Situata nga koronavirusi/ Pritet lirimi i hajdutëve dhe mashtruesve nga burgu

Publikuar

-

Qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin e të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë u ka nisur një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të nxjerrin udhëzime për aplikimin e masave për dënime alternative.

Në kërkesë thuhet se nëpër burgje dhe paraburgim ndodhen rreth 5 200 persona, nga të cilët 2 600 janë të dënuar dhe 2 600 janë të paraburgosur.

Për sigurinë e tyre kujdesen rreth 4050 punonjës.

Ministria kërkon që për personat që janë nën hetim, të jepen vendime alternative. Dënimet alternative jepen për vepra të lehta penale, si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore. Kështu, nga kjo kërkesë pritet që nga burgjet të dalin hajdutë, mashtrues apo persona të tjerë me precedentë penalë.

LEXO EDHE:  20000 familje përjashtohen nga ndihma ekonomike/ Deputetja demokrate “kryqëzon” Qeverinë

Sipas asaj që raporton Tv Klan, veç të paraburgosurve, mund të lirohen edhe të dënuar për këto vepra e të tjera, për të cilat parashikohet dënimi alternativ.

Bëhet fjalë për të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament.

Ministria u kërkon 3 institucioneve që të veprojnë në një kohë sa më të shpejtë, çka do të thotë se mjaft biznese që kanë ulur qepenat me urdhër të qeverisë, do të duhen të shqetësohen se një numër i konsiderueshëm hajdutësh do të jenë sërish të lirë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Thyen urdhërin”/ Gjobitet call centeri në Durrës, e pëson edhe një lokal

Publikuar

-

Nga

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:

•Subjekti call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.

•Lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

Durrës – Ndëshkohen me masë administrative, administratori i një call center-i dhe i një lokali Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura", si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:•Subjekti call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.•Lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.Policia u bën thirrje qytetarëve t'u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 17. März 2020

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Abuzuan me çmimet/ Ndëshkohen katër administratorë subjektesh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se po vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Sipas uniformave blu, në Tiranë janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh, të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agroushqimor në Kashar, Tiranë, nëpërmjet përpilimit të faturave fiktive.

“Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Në këtë kuadër, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet strukturave të Hetimit Tatimor në kuadër të task-forcës, ngritur për monitorimin e tregut dhe rritjes artificiale të çmimeve, ushtruan kontroll të befasishëm në tregun agroushqimor në Kashar, Tiranë, ku konstatuan dhe proceduan penalisht shtetasit K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimit me metoda speciale, nëpërmjet ndjekjes së linjës të tregtimit të fruta-perimeve (kryesisht të produkteve mollë, portokalle, limonë), u identifikuan subjekte e mësipërme, ku u ushtrua kontrollet përkatëse, bazuar në deklaratat e disa subjekteve (tregtar të pikave të pakicës).

LEXO EDHE:  Si do ta shembësh Qeverinë?/ Çani zë ngushtë Bashën

LEXO EDHE:  Lubonja e thotë hapur: Kjo qeveri banditësh duhet të tërhiqet zvarrë

Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agroushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Masat kundër Covid-19/ Vetëdeklaro lëvizjen me mjet, adresa unike ku mund të aplikosh

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët e kanë të domosdoshme lëvizjen me automjetet e tyre.

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se të gjithë qytetarët që duan kryesisht të lëvizin për punë, në oraret e përcakuara, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në Policinë e Shtetit.

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00 dhe qytetari mund të dorëzojë formularin për aprovim nga ana e autoriteteve të policisë në adresën unike:  https:/www.asp.gov.al/.

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, qytetarët fillimisht duhet të plotësosjnë formularin si ky bashkangjitur:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrnlzjkZC_YzMahhAëma887HbV66i5P0e6HKBsRSJwn7NA_A/viewform

Për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, qytetarët duhet të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat 0694122223; 0694122224.

Akti Normativ i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

LEXO EDHE:  Lubonja e thotë hapur: Kjo qeveri banditësh duhet të tërhiqet zvarrë

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Basha mbledh task forcën opozitare

Sipas masave të marra, lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, dënohet me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE