LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyrja e afatit të kredive/ Rama firmos dokumentin me Gent Sejkon

17 Mars 2020, 20:01, Politikë CNA
Shtyrja e afatit të kredive/ Rama firmos dokumentin me Gent Sejkon

Kryeministri Edi Rama dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kanë firmosur dokumentin për shtyrjen e kësteve të kredive për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se ky vendim do të protokollet mbrëmjen e sotme.

?U tha u bë! Sapo e firmosa po jua çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftës. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim?, shkruan kreu i qeverisë krahas dokumentit.

Vendimi parashikon shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredive për biznese dhe individë deri në datën 31.05.2020. Për të përfituar, kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet nevojat për shtyrjen e pagimit të kësteve dhe pas rishikimit të kërkesës do të merret përgjigja brenda 3 ditëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga