Connect with Us

Rudina Hajdari apel qytetarëve/ Të ndërgjegjësohemi për shëndetin e familjarëve tanë

Politikë

Rudina Hajdari apel qytetarëve/ Të ndërgjegjësohemi për shëndetin e familjarëve tanë

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, që të ndërgjegjësohen për shëndetin e familjarëve të tyre.

Në një lidhje direkte në Report tv, deputetja Hajdari, ndërsa u pyet në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit, tha se “Kjo është një situatë e pazakontë. Janë marrë masa të rrepta, por ende nuk i dimë efektin e këtyre masave.

Por rëndësi ka shëndeti qytetarëve dhe ajo që duhet të bëjmë është të kujdesimi për shëndetin. Tani rëndësi ka të rrimë të sigurtë dhe të mos prekemi nga virusi. Mund ta shpërndajmë tek familjarët tanë. Duhet të jemi të kujdesshem me qytetetin, me familjarët dhe të ndërgjegjësojmë qytetarët që të mos rritet numri i viktimave”.

1 Koment

1 Koment

  1. G.T.

    17 Mars, 2020 at 11:19 am

    Rudina te thote qe: Duhen tampone per diagnozen e coronavirusit,

    Duhen veshje mbrojtese per mjeket e infermieret, qe po infektohen,

    Duhen materiale dezinfektuese,

    Duhet dezinfektim i rrugeve te qyteteve,

    Jane keto na shpetojne nga coronavirusi dhe jo marrezite e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash ne garazh.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Si po bashkëqeverisin Edi Rama dhe Lulzim Basha?!

Publikuar

-

Nga

Nuk ka më asnjë mëdyshje, ata janë bashkë siç kanë qenë që në majin e vitit 2017. Ortakëria e tyre nuk prishet, por për më tepër thellohet në kohë krizash apo pandemish si kjo e Covid-19.

Dje në mbrëmje këtë e pranoi hapur Lulzim Basha në një dalje të tij televizive duke numëruar të gjitha pikat që qeveria kishte pranuar dhe ishte falenderues ndaj saj. Luli gjithë kohën thoshte se pikat ishin të tijat, porozimet e tij. Pra, propozimet e Bashës që Edi Rama i kishte marrë në konsideratë dhe i kishte zbatuar.

Sot kur qeveria pritet të dalë me planin ekonomik, Lulzim Basha ka propozuar 8 pika të tjera, që shumica janë pjesë e asaj që pritet të publikojë qeveria.

Tani Rama dhe Basha po bashkëqeverisin me këtë bashkëpunim kaq të hapur, ku Luli duket si një nga ministrat e Ramës që dublon herë Ogerta Manastirliun, herë Erjon Braçën e herë Belinda Ballukun.

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe virusi godasin rëndë ekonominë shqiptare/ Ish-ministri mesazh Ramës: Kjo është kriminale

LEXO EDHE:  Mjeku shqiptar ngre alarmin/ Ka vetëm një mundësi për tu mbrojtur nga Koronvirusi: Lutjuni Zotit të mos hyjë

Do ishte më mirë që Rama ta fuste në qeveri dhe të dilnin hapur se kështu në distancë po vuajnë të dy dhe Basha po bëhet më qesharak se kurrë. Merr pikat nga Rama një ose dy ditë përpara, i publikon, pastaj Rama i zbaton. Tani ja jep vetë Rama apo ja nis me Endri Fugën nëpërmjet  Desadës apo Elonës kjo ka pak rëndësi.

Kot lodhen të dy që të bashkëqeverisin në distancë, Luli është thjesht pa emërim ministër apo zv/kryeministër, sepse detyrat i merr nga Rama, ja propozon Ramës dhe ky i fundit i zbaton pikë për pikë siç do Luli.

Boll se gajasët dynjanë, dilni hapur se kështu u cfilitët./ CNA.al

Beteja me koronavirusin/ Basha propozon planin ekonomik me tetë pika

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fli o xhan fli, se të erdhi dita”/ Rama i përgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit me tëtë pika të kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me situatën e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar Bashën, ndërsa i kujton edhe gafën e bërë kohë më parë në Kuvend, ku deklaronte se 7×7=42.

“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan, fli se të erdhi dita, po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja me koronavirusin/ Basha propozon planin ekonomik me tetë pika

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar një plan me tetë pika, në lidhje me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha theksoi një sërë masazh, që sipas tij do të ndihmonin në rimëkëmbjen e biznesit.

Masat e propozuara nga PD:

1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
5. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm dhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në çadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare:
7. Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe në kushte aspak të favorshme si pasojë e termetit.
8. Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

LEXO TE PLOTE