Connect with Us

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë/ Dallimet politike vazhdojnë 

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë/ Dallimet politike vazhdojnë 

Publikuar

-

Kosova shpalli gjendjen e emergjencës së shëndetit publik, pas rritjes së numrit të personave të prekur me COVID-19. Kufijtë mbyllen për të huajt dhe fluturimet ndalohen në aeroportin e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, gjashtë raste të reja u konfirmuan me koronavirus duke e ngritur numrin e të prekurve në 15-të. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se katër raste janë nga fshati Stubëll i komunës së Vitisë, që të gjithë familjarë të ngushtë të një pacienti 77 vjeçar i diagnostikuar më COVID-19, me datën 13 mars. E gjithë kjo familje kanë qenë në vetizolim. Dy rastet e fundit me koronavirus u konfirmuan nga Instituti Kombëtar. Janë dy të rinj të moshës 26 vjeçare të fejuar, që erdhën nga Londra dhe ata u dërguan menjëherë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Gjendja e të gjithë të infektuarve sipas mjekëve është stabile. Tri komuna të Kosovës tashmë janë në karantinë, Klina, Vitia, Malisheva. Qeveria e Kosovës tashmë ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

Kosovo Premierminister Albin Kurti PK in Pristina (Getty Images/AFP/A. Nimani)

Ndalen të gjitha fluturimet

Masat e qeverisë së Kosovës përfshijnë mbylljen e kufijve përveç për shtetasit e Kosovës, ndërsa, nga mesnata e së henës datë (16.03) u ndaluan të gjitha fluturimet në aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave shëndetësore. Kryeministri Albin Kurti përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit për masat mbrojtëse kundër coronavirusit, COVID-19, duke iu kërkuar që të ruajnë pastërtinë në maksimum dhe të rrinë nëpër shtëpitë e tyre. “Kjo është një kohë e pazakonshme, prandaj edhe kemi marrë vendime të veshtira. Kemi ndalur hyrje-daljet e disa komunave, kemi mbyllur kufijtë, kemi ndaluar fluturimet e transportit. Sot rrugët e qytetit janë kryesisht të zbrazta. Masën e vetizolimit po e ndjekin pergjithesisht, ju falënderoj për bashkëpunimin.

Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit”, thotë Kurti. Edhe Presidenti Hashim Thaçi ju kërkoi qytetarëve që të kenë lëvizje të kufizuara. “Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar. Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda”, tha Presidenti Thaçi.

LEXO EDHE:  "Covid-19 nuk do rikthehet në vjeshtë"/ Kalo tregon brengën e madhe

Blerje paniku në Kosovë

Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë dhe masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes, bëri që qytetarët të vërshojnë dyqanet për të blerë artikuj ushqimorë dhe barna nga frika e izolimit dhe mungesës së ushqimeve. Kompanitë tregtare në Kosovë thonë se janë të përgatitura dhe të furnizuara mjaftueshëm për të mos munguar në treg produktet bazike.

Hashim Thaci (picture-alliance/AA/D. Aydemir )

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se bizneset janë të përgatitura, kanë rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. “Një gjë që për të cilën duhen siguruar qytetarët është që për artikujt bazikë ka stoqe të mjaftueshme dhe mallra të mjaftueshme edhe në treg dhe nuk ka nevojë të krijohet panik apo blerje e tepruar. Pjesa më e madhe e kompanive këto ditë janë furnizuar më stoqe ekzistuese që planifikohen për kohë më të gjatë”, tha Berat Rukiqi.

Ngritje të çmimeve në këtë kohë janë vërejtur nëpër marketet e Kosovës, që nga dita e enjte nga paniku i qytetarëve. E pas masave të qeverisë kur vendi është në gjendje epidemie, Administrata Tatimore e Kosovës ka ndëshkuar 120 biznese për ngritje të çmimeve.

Dallimet politike vazhdojnë

Edhe në kohën kur Kosova po përballet ne koronavirusin dhe masat kundër përhapjes së tij, udhëheqësit politik kosovar nuk kanë hezituar të shfaqin dallimin e tyre edhe për situatën e brendshme, por edhe të jashtme, sidomos sa i përket tarifës së mallrave nga Serbia. Duke i parë këto dallime, Ambasada e SHBA-së, në Kosovë në një deklaratë të saj, thotë se “tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike të brendshme dhe rajonale të na bëjnë të mos i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë kohë të nevojës kolektive”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve në vend dhe në rajon që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të ofrosh mbështetje ndaj njëri tjetrit është përgjigjja e kësaj sfide”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuese në Kosovë/ Infektohen me Covid-19 disa nxënës dhe mësues, mbyllet shkolla

Publikuar

-

Nga

Situatë shqetësuese në Kosovë/ Infektohen me Covid-19 disa nxënës dhe mësues, mbyllet shkolla

Vetëm pak ditë pas hapjes së shkollave, në Kosovë kanë filluar problemet e para.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka konfirmuar sot se disa mësues dhe nxënës në Vushtrri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Bëhet fjalë për nxënës dhe mësues të klasës së pestë në shkollën “Mustafë Venhari”, ndërsa Zemaj lajmëron se në këtë shkollë tani e tutje mësimi do të mbahet online.

“Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër relativisht më të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 643 teste, 63 janë pozitiv, në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë.



Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafa Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

LEXO EDHE:  Dy eurodeputetë kërkojnë ndalimin e perspektivës europiane të Kosovës

LEXO EDHE:  Pavarësia e Katalonjës / Eurodeputeti: Njohjet e para i presim nga Kosova dhe Britania

IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa bën edhe një thirrje për mësuesit dhe nxënësit.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër, testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre.

Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla. Duke i ndihmuar njëri tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik!”, përfundon ministri i Shëndetësisë së Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Raporti i BB-së: Kosova me ngecje të lartë në mësimnxënie

Publikuar

-

Nga

Kosova sërish u alarmua nga mekanizmat ndërkombëtarë për cilësi të dobët në arsim.

Nxënësit në Kosovë, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore i cili ka matur rezultatet e kapitalit njerëzor, kanë ngecje të lartë në mësimnxënie.

Ky raport tregon se një fëmijë që e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të presë që të kryejë 13.2 vite shkollim deri në ditëlindjen e vet të 18-të.

Por, kur llogaritet mësimnxënia reale e fëmijëve, vitet e pritshme të shkollimit janë vetëm 7.9. Pra, sipas Bankës Botërore, ka një hendek të mësimnxënies prej 5.3 vitesh.

Këto të dhëna të Bankës Botërore konsiderohen shqetësuese për ekspertë të fushës së arsimit dhe atyre të ekonomisë.

Sipas tyre, e gjithë kjo po përcillet me efekte negative në zhvillimet e përgjithshme socio–ekonomike të vendit.

Rinor Qehaja, drejtor në Institutin për Studime të Arsimit “EdGuard”, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo po dëshmon se sistemi arsimor ka shpërputhje me sistemet tjera arsimore në Evropë.

“Në Kosovë mungon cilësia në arsim, cilësi që pastaj bartet me vite mbrapa për nxënësit krahasuar me bashkëmoshatarët tjerë nga vendet e tjera. Ky raport rithekson domosdoshmërinë për reforma rrënjësore në sistemin arsimor në mënyrë që të mos krijojë padrejtësi për ngecje për nxënësit, por të arrijë atë synim që ka që është përparim në dije e që pastaj do të kontribuonte tutje në zhvillimin socio – ekonomik të shoqërisë”, thotë Qehaja.

Hendeku gjinor në arsimin e lartë

Sipas tij, Kosovës nuk i mungojnë dokumente dhe strategji për ngritje të arsimit, por i mungon llogaridhënia. Ai shton se derisa të mos ketë një përgjegjësi të instaluar, atëherë edhe shumë iniciativa për reforma do të dështojnë në zbatim.

Musa: Cilësia e ulët në arsim me pasoja të mëdha në ekonomi

Në anën tjetër, ekonomia e vendit, pëson nga cilësia e dobët e arsimit në Kosovë, thotë eksperti për çështjeve ekonomike Lekë Musa. Ai për Radion Evropa e Lirë spjegon se efekti i parë i ngecjes në mësimnxënie dhe mos përshtatshmërisë së cilësisë së arsimit kundrejt nevojave të tregut të punës, e bën Kosovën jokonkurruese për investitorët e huaj.

“Me këtë nivel të mësimnxënies, Kosova është më pak atraktive për investitorët e huaj për të investuar në Kosovë sepse llogaritet që cilido punëdhënës duhet të investoj mjaft shumë dhe ka kosto të lartë për të përgatitur fuqinë punëtore për të sjell në nivel të kënaqshëm për të qenë i gatshëm për tu përballuar me kërkesat e tregut të punës”, thotë Musa..

Produktiviteti i fuqisë punëtore në Kosovë është mjaft i ulët dhe kjo sipas tij, përkthehet në kosto të lartë të angazhimit të fuqisë punëtore.



“Kosova pretendon se njëra prej arsyeve pse investitorët e huaj duhet të vinë në Kosovë është për shkak se ka fuqi të lirë punëtore, por nëse kjo fuqi punëtore nuk mund të ofrojë atë çka kërkon tregu, kjo përkthehet në kosto të lartë dhe fuqia punëtore është e pashfrytëzueshme. Pra, të gjitha këto kanë ndikim direkt në ngecje të zhvillimit ekonomik dhe normë të lartë të papunësisë krahasuar me vendet tjera të rajonit”, thotë Musa.

LEXO EDHE:  Spaho kritika të forta qeverisë/ “Nuk na dëgjuat, masat të vonuara”

LEXO EDHE:  30 mijë persona nga Kosova dhe Maqedonia zgjedhin Shqipërinë për pushime

Të dhënat ndër vite të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë treguar se papunësia në Kosovë ka qenë në vazhdimësi e lartë. Në vitin 2019, sipas ASK-së, papunësia ishte 25.7 për qind. Po ashtu edhe investimet e huaja në Kosovë përgjatë viteve kanë shënuar rënie.

Në vitin e kaluar, vlera e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 265 milionë euro.

Massimiliano Paolucci, menaxheri i vendit për Kosovën i Bankës Botërore në rastin e publikimit të këtij raporti citohet të ketë thënë se ‘investimet në kapitalin njerëzor – njohuritë, shkathtësitë dhe shëndeti që njerëzit akumulojnë gjatë jetës së tyre – janë thelbësore për përmirësimin e rritjes ekonomike në Kosovë dhe në vendet e tjera”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë nuk kanë dashur të komentojnë raportin e Bankës Botërore.

Për cilësi të dobët në arsim, Kosova ishte alarmua për të dytën herë me radhë nga Programi për vlerësim ndërkombëtarë të nxënësve i njohur me shkurtesën ‘PISA’, në vitin 2019. Ky mekanizëm e pati radhitur Kosovën në vendin e 77 në mesin e 79 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, duke ranguar të tretën nga fundi i listës.

SBASHK: Vlerësimi i Bankës Botërore, i paqëndrueshëm

Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) nuk pajtohet me vlerësimet e bëra nga Banka Botërore lidhur me nivelin e ulët të mësimnxënies në Kosovë.

Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka mungesë të një sistemi të mirë arsimor, por jo aq të ulët sa e ka paraqitur Banka Botërore.

“Nuk është i qëndrueshëm ky vlerësim nuk e di se ku i kanë marrë këto vlerësime, pasi që është nënçmues për nxënësit në Kosovë pasi që në garat ndërkombëtare nxënësit nga Kosova nuk mbesin mbrapa bashkëmoshatarëve të tyre”, thotë ai.

Sistemi i arsimit në Kosovë, thotë Jasharaj, përballet me probleme të mëdha, por jo deri në atë nivel që nxënësit nga Kosova të jenë 5 vite mbrapa në mësimnxënie krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në vendet tjera të botës.

“Në kushtet që punojnë mësimdhënësit dhe në kushtet që vinë nxënësit për të marrë dije janë të dobëta dhe duhet bërë investime më të mëdha, shkollat duhet të pajisen me kabinete dhe gjëra tjera që arritjet të jenë më të larta”, thotë ai.

Sektori i arsimit në Kosovë për vite me radhë është përballur me probleme të mëdha dhe pa përmirësim të duhur në fusha të caktuara.

Institucionet e vendit ishin kritikuar për mosndarje të mjaftueshme të mjeteve financiare për arsimin. Nga 2.3 miliardë euro të buxhetit të Kosovës në vitin 2019, për shpenzimet në arsim ishin ndarë jo më shumë se rreth 300 milionë euro./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shënohet vikitima e dytë nga stuhia ‘Ianos’/ Humb jetën fermeri shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

Shënohet vikitima e dytë nga Stuhia ‘Ianos’/ I merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Është shënur  viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit Greqinë natën e shkuar.

Viktima është një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave.

Sipas mediave greke është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, por identiteti i tij nuk dihet.



Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike.

LEXO EDHE:  Zyrtare, ekonomia pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19

LEXO EDHE:  "Covid-19 nuk do rikthehet në vjeshtë"/ Kalo tregon brengën e madhe

Gjithsej janë konfirmuar 2 viktima , ndërsa një grua rezulton ende zhdukur./CNA.al

LEXO TE PLOTE