Connect with Us

Rama përshëndet mjekët/ Mesazh qytetarëve: Rrogat do merren si të ishit në punë

Politikë

Rama përshëndet mjekët/ Mesazh qytetarëve: Rrogat do merren si të ishit në punë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën në vendin tonë dhe ka falenderuar mjekët për përballjen e tyre me këtë koronavirus të ri.

Rama tha se është duke ndjekur hap pas hapi çdo veprim të tyre dhe i përshëndeti për aftësinë profesionale.

“Jam shumë i impresuar nga aftësia e tyre profesionale në një situatë që është shumë e ndërlikuar dhe patjetër nga integritetri i tyre”, u shpreh kreu i qeverisë në një intervistë për Ilva Taren në Euro News.

Duke krahasuar situatën në vendin tonë me atë në Francë, kryeministri tha se qeveria i ka kufizuar lëvizjet deri në 3 prill por theksoi se as presidenti Emmanuel Macron dhe askush nuk e di nëse kjo do duhet të zgjatet.

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Rama: Mbaji rrenat se na turpërove botërisht!

Ndërkohë, kreu i qeverisë deklaroi se do t’i japë çdo personi që sot po rri në shtëpi për shkak të pandemisë, të njëjtën rrogë që do t’i jepte biznesi ku punon në kushte normale.

“Shqetësimi është paga e atyre që janë në shtëpi dhe që me plot të drejtë shqetësohen, por duhet të jenë të qetë se po punojmë për të kompensuar çdo ditë të humbur nga puna njësoj si do t’i merrnin ato para po të ishin në punë”, tha Rama./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Korça rrezikon të kthehet në vatër për COVID-19”/ Andi Përmeti thirrje urgjente qeverisë

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i ka drejtuar një thirrje të fortë kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, lidhur me situatën nga koronavirusi në vend.

Sipas deputetit, Korça rrezikon të bëhet vatër për COVID-19. Bindjen e tij deputeti i lidh me faktin se në këtë qytet një mësues i shkollës private “Omiros”, u diagnostikua pozitiv me koronavirus.

Korça rrezikon shumë, por jo vetëm për shkak të rastit të sotëm. Përmeti thekson dhe faktin se qyteti juglindor priti në fundjavë qindra qytetarë nga Tirana por dhe se ka lidhje të fortë me Kosturin, një nga vatrat kryesore të CODIV-19 në Greqi.

Përmeti bën thirrje urgjente që të bëhen sa më parë analizat, të identifikohen rastet dhe të izolohen ato.

“Korca asnje rast te CoVid-19 por potencial per nje vater te re te CoVid-19.
Nje thirrje publike si korcar per Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shendetesise Ogerta Manastirliu.

Sot Korca mori lajmin fatkeq qe nje mesues i shkolles private “Omiros” eshte diagnostikuar pozitiv para 4 ditesh. Mesuesi eshte shtetas grek, banues ne Kostur, i cili per here te fundit kishte dhene mesim ne Korce me dt.9 mars, 4 dite perpara diagnostikimit, per rrjedhoje me shume mundesi (duke shpresuar qe jo) te kete qene mbartes i virusit edhe me dt. 9. Sot Korca po kalon panik duke qene se mesuesi i ka dhene mesim rreth 77 nxenesve te cilet keto dite kane takuar prinder, gjysher. Po ky mesues ka kontaktuar me dhjetra koleg te cilet me pas kane takuar femijet, prinderit.
Per fat te mire askush nuk ka simptoma.

Sigurisht ky nuk eshte nje rast per panik dhe aq me pak nje rast per te patur frike por qartazi ky eshte nje rast per te pasur kujdes. Ministria e Shendetesise nuk ka momentalisht nje vater potenciale me te madhe se Korca. Sot Edi Rama dhe Ministria e Shendetesise duhet te siguroje tampona per te gjithe personat qe kane patur kontakt te drejtperdrejte dhe familiaret e tyre.

LEXO EDHE:  Rama i kujton Bashës ftesën për takim/3 ditë që pres, mos ki frikë!

LEXO EDHE:  Pas “vrasjes” së Fatmir Xhafajt/ Ben Blushi përgatit sulmin ndaj Ballës e Ruçit

Korca rrezikon dhe rrezikon shume jo vetem me rastin e sotem por edhe si nje qytet qe ne fundjave priti qindra qytetare te ardhur nga Tirana per fundjave (cmenduri me vete kjo) por edhe sepse ka nje lidhje shume te forte me Kosturin (nje nga vatrat kryesore te CoVid-19 ne Greqi).
Ky rrezik shmanget duke bere nje ore e me pare analizat, duke identifikuar saktesisht personat e prekur (shpresoj te jene 0) dhe duke i izoluar ata. Vetem kjo eshte zgjidhja. Cdo vonese do e shnderroje kujdesin ne frike, friken ne panik dhe panikun ne rrezik real per te gjithe qytetaret e Korces.

Thirrja ime vjen si korcar qe ka familjare dhe miq ne ate qytet pavarsisht keqardhjes qe kete thirrje kolegeve te tyre Rama dhe Manastirliu duhet tia kishin bere te paret deputet e PS Korce. (Ata te Republikes se Re qekur nuk marrin rrogen ne Kuvend kane harruar qe Korca ekziston si qytet).

Ne pritje te reagimit nga Kryeministri dhe Ministria e Shendetesise.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në çdo luftë ka tradhtarë”/ Rama thumbon Bashën: Kur të zgjohesh nga gjumi laj mirë sytë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, teksa foli për deklaratat e këtij të fundit. Kreu i qeverisë e cilësoi Bashën si tradhtar në këtë luftë të shqiptarëve me koronavirusin.

“Në çdo luftë ka tradhtarë dhe dezertorë, kështu që kjo është një tjetër provë që është luftë”, u shpreh ai, ndërsa i ashpër ka qenë edhe kur u pyet në një lidhje me Report Tv për “vjedhjen” e sugjerimeve të PD-së.

“Linckonl thoshte: Sikur mediokrit të mos grindeshin për të drejtën e autorit bota do të kishte shkuar shumë më parë. Për mua nuk ka pikë rëndësie kjo polemikë, thjesht është për të ardhur keq që shfrytëzohet një logo e rëndësishme për të nxitur ndjenja dhe reagime që nuk janë ato që duhet të ketë i gjithë populli i bashkuar kur bën një luftë”, vijoi më tej Rama.

Ndryshe nga herët e tjera kur e ka ftuar në tryezë të bashkëpunojnë, këtë radhë kryeministri thumboi Bashën duke i thënë të qëndrojë në shtëpi e të lajë mirë sytë kur zgjohet nga gjumi.

LEXO EDHE:  Marrëdhënia me SHBA/ Rama: Ndeshem me buzëqeshje gati të keqardhur

LEXO EDHE:  Mbledhja e qeverisë në Lezhë/ Rama publikon vendimet e marra

“Në këtë rast e ftoj të rrijë në shtëpi, të mos luaj vendit dhe kur të zgjohet nga gjumi të lajë mirë sytë dhe kur të flasë nga zyra të thotë gjërat e duhura e të mos tregojë atë që ka parë në ëndërr”, deklaroi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet bërë testi për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira kur ka shpërthyer COVID-19.

Gjithashtu OBSh përgëzon qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror, ndërkohë që tregon se kur duhet bërë testi për koronavirusin.

“Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale”, thuhet në deklaratën e OBSH-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE