Connect with Us

Rama “i dorëzuar”/ “Do kisha dhënë gjithçka që mos isha kryeministër në këtë situatë”

Politikë

Rama “i dorëzuar”/ “Do kisha dhënë gjithçka që mos isha kryeministër në këtë situatë”

Publikuar

-

Edi Rama e ka thënë hapur se nuk do donte që të ishte kryeministër i Shqipërisë në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi aktualisht.

Rama deklaroi se do të jepte gjithçka që të mos e drrejtonte ai vendin në këto momente.

“Në këtë detyrë ku jam dhe do kisha dhënë gjithçka që mos isha unë lideri i këtij vendi në këtë fazë, por e kam të pamundur që të flas ndryshe dhe të veproj ndryshe”, u shpreh kreu i qeverisë për Report Tv, duke nënkuptuar se e ka shumë të vështirë ta përballojë situatën.

Më tej, kryeministri tha se do bëjë gjithçka që Shqipëria ta mundë sa më shpejt koronavirusin.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/Alibeaj: Rënie totale e shtetit, ja pse hesht Edi Rama

“Më shumë se asnjëherë të gjithë janë familja ime dhe asgjë që unë do bëja për familjen time nuk do ta lija pa e bërë për këta, për asnjë”, nënvizoi Rama./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    17 Mars, 2020 at 8:47 pm

    Shporru se askush te do Ty aty o hajdut me cisme

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lajm i mirë për pacientin zero me koronavirus në Shqipëri/ Analiza e parë del negative

Publikuar

-

Nga

Analiza e pacientit zero ka dalë negative pas mjekimit në Spitalin Infektiv për koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama deklaron se nëse del negative edhe analiza e e dytë, atëherë do kemi të shëruarin e parë nga ky virus në vendin tonë.

“Një lajm i mirë. Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në Spitalin Infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim! I love you”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha ngul këmbë për propozimet e PD/ “Kryeministri t’i adaptojë pa humbur kohë, nuk janë shpikje”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngulur këmbë që kryeministri Edi Rama të adoptpjë pa humbur kohë masat e propozuara nga PD.
Basha përmendi të gjitha masat që janë propozuar nga ai dhe janë plotësuar nga qeveria, siç ishte shtyrja e shlyerjes së kredive dhe tha se këta nuk janë shpikje të demokratëve.
“Dua t’i përsëris thirrjen kryeministrit që pa humbur kohë të adaptojë masat tona, që në fakt nuk janë shpikje të PD, por masa që i kanë bërë dhe shtete e tjera. Por normalisht duke ditur kapacitetet e Shqipërisë. Tre pikat kryesore të paketës sonë janë shëndetësia me fokus mjekët, shtresat në nevojë dhe qytetarët në nevojë, si dhe ekonomia. Kjo është paketa e Partisë Demokratike, edhe pse disa prej këtyre janë adaptuar nga qeveria”, tha lideri i PD-së në një lidhje me Euro News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka ditur asnjëherë të thotë një gjë për tu vlerësuar”/ Rama i ashpër me Bashën

Publikuar

-

Nga

Kryeminitri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak thumbimet për kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, pavarësisht se nuk pranoi të komentojë gjatë deklaratat e këtij të fundit.

“Nuk ka ditur asnjëherë të thotë një gjë për tu vlerësuar, por ka thënë gjëra për të nxitur mosmarrëveshje”, tha Rama në studion e Euro News gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare.

“Shtëpia jonë është një shtëpi që ka shumë halle dhe duhet të bëjmë absolutisht gjithçka , pra të kalojmë një situatë shumë të vështirë, një luftë pa hedhur në erë themelet e Shqipërisë dhe pa i hapur një gropë”, deklaroi më tej kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE