Connect with Us

PD i përgjigjet Ramës/ Edhe na kopjon edhe na sulmon, betejen nuk e ke me opozitën

Politikë

PD i përgjigjet Ramës/ Edhe na kopjon edhe na sulmon, betejen nuk e ke me opozitën

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me planin me tetë pika të PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se beteja sot nuk është me opozitën, por me koronavirusin.

Po ashtu ai thotë se Rama edhe i kopjon, por edhe i sulmon.

“Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Xhulia Aliaj/ Reagon Vokshi: Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.”-shkruan Bardhi./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Biznesi në vështirësitë e luftës/ Rama qetëson qytetarët, zbulon biseden me Guvernatorin e BSH  

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që vendi përballet me koronavirusin, ajo që duket se do ti vuajë gjatë pasojat është ekonomia shqiptare dhe biznesi.

Megjithatë Rama ka dhënë një lajm të mirë sot, në lidhje me të gjithë ata persona që sot kanë hasur vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në lidhje me këtë situatë ka folur sot më Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Rama bën të ditur se brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat.

“Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e bankës së shqipërisë

-Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe Guvernatori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!

LEXO EDHE:  “Shqipëria duhet të ndahet nga Edi Rama”/ Manjani jep prova: Mashtrim masiv e sistematik

LEXO EDHE:  Meta sërish kundër Soros/ Duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare

-Rrini të qetë dhe bëni durim, italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!

-Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja!

-Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! Me mish e me shpirt!”-shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shan oligarkët, por rri në shtëpinë e tyre”/ Veliaj mesazh Bashës  

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Shqipëria po kalon një situatë të vështirë, për shkak të koronavirusit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar një apel PD-së, që të mos e përdorë këtë për politikë.

Në një prononcim për News 24, Veliaj i ka drejtuar edhe një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se shan oligarkët ndërsa vetë jeton në shtëpinë e tyre.

“Nëse PD do të përdorë çdo krizë për një lavdi patetike që nuk i shkon këtij momenti, është e lirshme ta bëjë. Por për dikë që shan oligarkët dhe rri te shpia e oligarkëve. Për dikë që shan autostradat dhe bën biznes te ndërtesat e atyre që kanë autostradat. Për dikë që bllokon rrugën kur ne mnd ta kishim mbaruar Astirin… Nuk kam asnjë koment”, tha Veliaj.

LEXO EDHE:  “Shqipëria duhet të ndahet nga Edi Rama”/ Manjani jep prova: Mashtrim masiv e sistematik

LEXO EDHE:  Rama publikon ndërtimin e një tjetër aksi rrugor/ Qytetarët: Boll mashtrove, e shkatërrove këtë popull

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë bëri mjaft bujë në media fakti se Lulzim Basha është zhvendosur të jetojë në kompleksin “Long Hill”, tek vilat e biznesmenit Agron Papuli, të cilin kohë më parë e kishte sulmuar ashpër, por tani nuk ia përmend më emrin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si po bashkëqeverisin Edi Rama dhe Lulzim Basha?!

Publikuar

-

Nga

Nuk ka më asnjë mëdyshje, ata janë bashkë siç kanë qenë që në majin e vitit 2017. Ortakëria e tyre nuk prishet, por për më tepër thellohet në kohë krizash apo pandemish si kjo e Covid-19.

Dje në mbrëmje këtë e pranoi hapur Lulzim Basha në një dalje të tij televizive duke numëruar të gjitha pikat që qeveria kishte pranuar dhe ishte falenderues ndaj saj. Luli gjithë kohën thoshte se pikat ishin të tijat, porozimet e tij. Pra, propozimet e Bashës që Edi Rama i kishte marrë në konsideratë dhe i kishte zbatuar.

Sot kur qeveria pritet të dalë me planin ekonomik, Lulzim Basha ka propozuar 8 pika të tjera, që shumica janë pjesë e asaj që pritet të publikojë qeveria.

Tani Rama dhe Basha po bashkëqeverisin me këtë bashkëpunim kaq të hapur, ku Luli duket si një nga ministrat e Ramës që dublon herë Ogerta Manastirliun, herë Erjon Braçën e herë Belinda Ballukun.

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ PD-ja mbledhje të jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ PD-ja mbledhje të jashtëzakonshme

Do ishte më mirë që Rama ta fuste në qeveri dhe të dilnin hapur se kështu në distancë po vuajnë të dy dhe Basha po bëhet më qesharak se kurrë. Merr pikat nga Rama një ose dy ditë përpara, i publikon, pastaj Rama i zbaton. Tani ja jep vetë Rama apo ja nis me Endri Fugën nëpërmjet  Desadës apo Elonës kjo ka pak rëndësi.

Kot lodhen të dy që të bashkëqeverisin në distancë, Luli është thjesht pa emërim ministër apo zv/kryeministër, sepse detyrat i merr nga Rama, ja propozon Ramës dhe ky i fundit i zbaton pikë për pikë siç do Luli.

Boll se gajasët dynjanë, dilni hapur se kështu u cfilitët./ CNA.al

Beteja me koronavirusin/ Basha propozon planin ekonomik me tetë pika

LEXO TE PLOTE