Connect with Us

Paralajmërimi i mjekut/ “Nuk ka sistem shëndetësor ta përballojë COVID-19, nëse nuk izolohet 90% e popullatës”

Sociale

Paralajmërimi i mjekut/ “Nuk ka sistem shëndetësor ta përballojë COVID-19, nëse nuk izolohet 90% e popullatës”

Publikuar

-

Mjeku shqiptar në Milano, Elson Gjonaj, në një lidhje me emisionin “Opinion” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi, u shpreh se nuk ka sistem shëndetësor që mund ta përballojë COVID-19 nëse nuk izolohet 90% e popullatës.

“Pacientët kritikë në mbi 85 përqind të rasteve janë mbi 60 vjeç, ndërsa mosha mesatare e viktimave është mbi 80 vjeç.

Distanca sociale është themelore, kjo betejë nuk fitohet nëpër spitale, fitohet vetëm në territor. Spitali është retro via që i themi ne. 10% do të kalojnë në gjendje kritike, por nëse ajo 90 përqind nuk izolohet është e pamundur. Nuk ka sistem shëndetësor që ta përballojë.

LEXO EDHE:  Rama dhe Manastirliu përgënjeshtrojnë doktorin e Bashës/ Nxjerrin foton me veshje speciale

Me eksperiencën që shikoj, duhet patjetër të mbrohen mjekët. Pse është e rëndësishme? Kemi shumë nevojë për mjekët, kemi nevojë të jashtëzakonshme. Do kemi akoma më pak mjekë dhe akoma më pak kurim për pacientin. Këtu në fillim kishte vështirësi me maskat. Nuk po flas për masakt kirurgjike, flas për masakt që përdoren për mbrojtje, të parët që duhen të marrin maska janë mjekët. Dhe nëse infektohen mjekët dhe infermierët, spitalet mund të bëhen qendër infeketimi shumë e rrezikshme e përhapjes së sëmundjes”, tha Gjonaj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Muka: Një person i lirë me COVID-19 mund të infektojë 240 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Studiuesi Taulant Muka, në një lidhje me emisionin “Opinion” ka shpjeguar me shifra se si mund të përhapet koronavirusi në varsi të masave që mund të marrë një shtet.

Sipas tij, një person i prekur nga virusi, i lirë mund të infektojë deri në 240 perssona të tjerë.

 “Një person infekton 2.5 persona të tjerë me një periudhë inkubacioni medium prej 5 ditësh. Do të thotë që një person po u la i lirë infekton 240 persona të tjerë. Kjo ndryshon në varsi të kulturës dhe sistemit. Në rast të prekjes së popullatës shqiptare në mas 70% që do të ishin 55 mijë raste në një muaj, gjë e cila është e pamundur për Zvicrën e çdo shtetë tjetër.

LEXO EDHE:  Mbrëmja spektakolare në Milano: VIP-a, ngjyra, fantazi dhe stil!

LEXO EDHE:  Kërcënoi me thikë mjekun/ Në pranga 43-vjeçari

Nëse ne do kemi deri në masën 50% atëherë ne do të shkonim deri në 865 raste në muaj, shtrim në spital. Është një opsion i mundshëm që kërkon një disiplinë të jashtëzakoshme. Gjithçka janë të bazuara nga të dhënat e Kinës. Por, sigurisht që duhen të merren të dhëna nga Shqipëria që të ndihmoj shtetin shqiptar që të marrë masat e duhura”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19 nuk është grip!/ Pneumologu: Gjasat që një pacient i shëruar të infektohet sërish janë të vogla

Publikuar

-

Nga

Doktor Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin “Përballë” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi tha se gjasat që një pacient i shëruar të prekët sërish janë shumë të vogla.

“ Nuk është grip. Nëse pandemitë e gripit e kanë mortalitetin nga 0-1% deri në 2%,3% Covid-19 thuhet deri tani që e ka vdekshmërinë 2%, 3%.  Është interesante që në gjithë këtë sfidë që ka pasur bota dhe shkencëtarët, krociera Diamond Princess i dha mundësinë që të përcaktonin saktë se sa ishte mortaliteti I bazuar në infeksionin real. Kurse deri në atë moment pa dalë studimi vdekshmëria ishte naive sepse nuk dinin më saktësi se sa realisht kanë vdekur nga Covid-i dhe sa është realisht numri i të infektuarve që një pjesë janë asimptomatik. Dhe doli që vdekshmëria reale ishte 0.5 %.

Gjasat janë të vogla që një pacient i shëruar të marr sërish virusin. Gjasat janë mbas një kohe që I lejon virusit të pësojë një mutacion. Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion.”

LEXO TE PLOTE

Sociale

A do të ndikojë ngrohja e kohës në zhdukjen e pandemisë?/ Ja çfarë thonë mjekët

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarë të ndryshëm në botë ndajnë mendime të ndryshme përsa i takon efektit që do të kenë temperaturat e larta kundër virusit korona. Lidhur me këtë ka folur dhe mjeku i njohur pneumolog në Shqipëri, Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin “Përballë” .

“Shpresat janë por shpresat nuk janë që të presim ishallah po ngrohet koha. Teoria e ngrohjes se kohës është si ajo që o zot më ndihmo të më bjerë llotaria dhe zoti tha bli njëherë biletë pastaj ta shohim.  E njëjta gjë, temperaturat mund ti presim por nqs ne do jemi të kujdesshëm dhe të fortë në vendimarrje, kjo përsa i përket kufizimit dhe distancimit social dhe gjurmimit te rasteve. Sigurisht dhe higjenes personale.  “

Doktor Kapisyzi shtoi se çëlsi i suksesit kundër koronavirust është distancimi social dhe higjena personale.

“ Rruga respiratore është rruga kryesore e përhapjes, pra me spërklat e pëshymës, prandaj distancimi social dhe higjena personale të dyja këto bashkë janë masa të domosdoshme për të thyer zinxhirin e përhapjes së këtij infeskioni. “

LEXO EDHE:  Mjekimi i papërgjegjshëm i doktorit në Korçë/ Ia mbath me vrap kur pyetet nga gazetarët

LEXO EDHE:  Mbrëmja spektakolare në Milano: VIP-a, ngjyra, fantazi dhe stil!

Por a duhet distacim edhe Brenda murave të shtëpisë?

“Covid ka një përqasje biologjikisht ndryshe nga gripi, ai të lë pesë ditë ta përhapësh, të kesh kontakte për të infektuar. Ndërsa gripi të lë dy ditë. Nëse rrini 5 ditë me njerëzit e shtëpisë dhe ditën e 6-të personi ka shenja këto 5 ditë janë ditë që mund të kenë infektuar njerëzit e shtëpisë.  E vetmja mënyrë është vetizolimi, nuk duhet të ketë panik. Dëgjoj që thonë kam dalë pozitiv ca të bëj me prindërit. Atehërë do rrish i izoluar me maskë,  dhe ata me maskë gjithashtu dhe në pritje për simptomat”, tha ai.

LEXO TE PLOTE