LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pacienti zero nis rrugën e shërimit nga koronavirusi"/ Manastirliu nxjerr foton e mjekëve luftëtarë

17 Mars 2020, 20:36, Politikë CNA
"Pacienti zero nis rrugën e shërimit nga koronavirusi"/

Pas daljes së përgjigjes së analizës së parë të koronavirusit për pacientin zero pas mjekimit në Spitalin Infektiv, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se pacienti ka nisur rrugën e shërimit, ndërsa për ta verifikuar nëse është shëruar plotësisht po kryhen testime të tjera.
“Pacienti parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19 Në testin e parë pas trajtimit, rezulton negativ kontakti i parë i pacientit që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri. Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!”, shkruan ministrja krahas një fotoje të mjekëve që po luftojnë prej ditësh me këtë virus./ CNA.al

Lajmet e fundit nga