LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pacienti zero drejt shërimit/ Meta i emocionuar: Lajm i jashtëzakonshëm

17 Mars 2020, 20:48, Politikë CNA
Pacienti zero drejt shërimit/ Meta i emocionuar: Lajm i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi testimi i parë për pacientin zero të konfirmuar me koronavirus ka rezultuar negativ.
Meta thotë se është emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm se pacienti zero ka nisur rrugën e shërimit.
Kreu i Shtetit ka shpërndarë deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut në rrjetet sociale dhe shpreson që të marrë lajme të tilla edhe për pacientët e tjerë.
“Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit! Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj! Shembuj të shkëlqyer frymëzimi! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga