LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet bërë testi për koronavirusin

17 Mars 2020, 17:53, Politikë CNA
OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira kur ka shpërthyer COVID-19.

Gjithashtu OBSh përgëzon qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror, ndërkohë që tregon se kur duhet bërë testi për koronavirusin.

“Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t?u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t?u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale”, thuhet në deklaratën e OBSH-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga