Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Uria për para pa punë po rritet!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Uria për para pa punë po rritet!

Publikuar

-

artan fuga shuplake opozites

T’i mbaj njerëzit në shtëpi që të mos përhapet epidemia? Mirë do të ishte!

Mirë do t’i mbaj në shtëpi, por çfarë do të bëj sepse ata duhet të kenë lekë në duar? Ku do t’i gjejnë paratë sidomos ata me pak të ardhura? Por, jo vetëm ata. Sepse edhe ata që kanë më shumë të ardhura çfarë do të bëjnë pas dy muajsh nëse kjo gjendje zgjat?

Ja edhe shpërndava parà sikurse më kërkohet, njerëzit do të kenë parà, por cfarë do blejnë me ato para sepse poqese askush nuk punon ku do t’i gjej mallrat që qytetari do të blejë?

Cfarë duhen paratë kur nuk ka mall, pra duhet të ketë miell, ujë, korrent, kripë, maja, yndyrë, presh, lakra, qumësh, djath që të ketë të paktën byrekë të shuajë mileti urinë.

Pra, njerëzit duhet të punojnë. Por, po punuan a nuk u duhet të dalin? Por poqese dalin a nuk infektohen? Por poqese se infektohen, a nuk do të mbushet spitali me të sëmurë? Ku i përballon spitali im qindra të sëmurë largqoftë?

Të blejë aparatura? Por, më duhen lekë? Por thamë që lekët më duhen që të paguaj paga njerëzve pa punuar!!!

Ja edhe mora borxh jashtë? Përsëri nuk më vlen sepse më duhen mallra. Mallrat, shumica më vijnë nga importi. Kështu që më duhet të funksionojnë sektorë që eksportojnë, përndryshe me çfarë do të ble në tregun e jashtëm?

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së/ Mos përhapni panik

Do të punojnë shumë sektorë por si do të menaxhoj qarkullimin rrugor sepse njerëzit do të shkojnë në punë? Poqese njerëzit shkojnë në punë me vetura, furgona, autobuza, çfarë do të më bëjnë policat me maska? Si do të bëjnë ata që njerëzit nëpër autobuza të mos infektohen?

Të marr kredi bankare nga jashtë? Kush të jep kredi që ta bësh rrush e kumbulla pra ta përdorësh për të paguar paga punonjësish pa punuar?

Vetëvrasje afatgjatë.

Ja nuk punuan! Si të bëj që nga njera anë të mos vjel taksa dhe nga ana tjetër të jap paga pa punuar? Aq më shumë paga për sektorin privat? T’u paguaj pagat e puntorëve që nuk do punojnë dhe të mos u vjel taksa? Me çfarë do paguaj?

Lekë pa punuar? Mirë ja i mori pensioni lekët, po çfarë do të blejë, sepse lekët nuk hahen?

Afatgjatë të shpërndash parà pa pasur mall është të shpërndash ëndërra! Kujdes!

Hajde vërdallë dhe hajde vërdallë dhe koha po afron me shpejtësi kur gjithë këtyre dilemave u duhet dhënë fund. Por kjo kërkon një logjikë që nuk është vetëm e mjekut, ose vetëm e financierit, ose vetëm e policit, ose vetëm e punonjësit, ose vetëm e biznesmenit.

Uria po rritet. Uria për parà pa punë pra e kam fjalën!

Duhet një arsyetim dhe metodë tjetër që mungon!

Po pyet o i uruar pyet!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Publikuar

-

Nga

Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë. Çfarëdo « dhunimi i lirive demokratike të lëvizjes», do të qe pak, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku në farmaci nuk gjenden dot më maska dhe doreza, ku mungon mundësia për testimin e të dyshuarve me covid -19, ku shtretërit në spitale dhe aparatet respiratore janë me pakicë, ku kompetenca dhe numri i personelit mjeksor është i kufizuar.

Pra, sa më të forta të jenë kufizimet, aq më shumë ato na mbrojnë nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi. Në këtë kuptim, nëse doni me ç’do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojni ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot.

Rreth asaj që po kërkon qeveria duhet të ketë një konsensus kombëtar.

E vetmja gjë e cila shtrohet për diskutim është dilema se si arrihet më mirë ndikimi i popullsisë, përmes ndërgjegjësimit, apo në të kundërt, përmes masave represive.

Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë. Ai shpall përmes videoregjistrimeve nga bunkeri i vet në Surrel gjoba marramendëse, heqje shumëvjeçare patentash, shoqërime në rajon. Pra ai përdor një gjuhë, e cila, së pari vjen nga mendësia totalitare se « ky popull kupton vetëm me dru » dhe së dyti nga kompleksi i një qeverie pakice, që e ndjen se nuk është më e besueshme për t’u ndjekur nga subjektet e saj.

LEXO EDHE:  Qeverisja e pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Biznesi në panik/ Qeveria asnjë masë

Në të kundërtën, po të shikoje mbrëmë fjalimin e presidentit francez Makron, thelbi i mesazhit të tij nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi. Vërtet ai i shpalli qytetarëve të vet masa po aq represive sa edhe tek ne, vërtet ai përdori të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ai nuk foli as edhe njëherë të vetme për penalizim, gjobitje burgosje.

Kjo pra është diferenca mes një lideri që shpreson ta ketë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë.

Deri tani, Edi Rama po sillet me versionin e dytë (video poshte). Në fjalorin e tij po mbizotëron frikësimi dhe jo bindja.

/

Dhe kjo, mbi të gjitha, po i bën dëm strategjisë së përbashkët, për të zbatuar në maksimum kufizimet e vendosura nga qeveria. Sepse sa më shumë të kriset mardhënia e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve, aq më pak efikase do të jetë zbatimi i masave që kërkohen.

Kryeministri na thotë shpesh se jemi në luftë, por ai harron se për fitimin e një beteje nuk mjafton të vrasësh dezertorët, por të frymëzosh ushtarët.

Duke u përqëndruar tek e para ai vetëm po injekoton mungesë besimi tek trupat e tij. Ndaj ai duhet të ndryshojë qasje sa më shpejt. Edi Rama duhet të na besojë që ta ndihmojmë./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Edhe ti ke ikur nga mendorja?

Publikuar

-

Nga

Ditar nga Burgu 313, janar 2002

Dritarja e qelisë pa xhama. Shiu i janarit përplaset mbi kangjellat e ndryshkura dhe pështyn batanijet tona. Jemi 6 të burgosur në qelinë Numër 1, Sektori 4 në katin e dytë e cila është vetëm 8 metra katrorë.
5 prej shokëve të idealit janë dënuar për vrasje, ndërsa unë për mbajtjen e një letërnjoftimi fallco.
Llozi i hekurt i jashtëm i derës zhvensoset majtas dhe zhurma e tij tingëllon si sonetë lirie. Na nxjerrin për veprimet e mëngjesit në banjën e vogël të përbashkët të sektorit.

Presim me rradhë të shurrosim e të lajmë fytyrat. Para se të na kyçin përsëri brenda, na sjellin çajin e vakët që kundërbon nga klori. Çunat e refuzojnë, përgatisin neskafenë dhe fillojnë tymosjen e cigareve. Më pas fillon loja ” Mos u nxeh” me eleminime. Fituesi shpërblehet me nga 2 cigare nga ne humbësit. Në burg përveç librave nuk lejohet as televizor, as radio, madje as revista dhe gazeta.

Hapet dera dhe kësaj here na nxjerrin për 60 minuta ajrosje në një qeli më të madhe ku kemi mundësi të bëjmë ecjen e munguar. Mes zhurmës e potereve të lojës vjen orari i drekës. Serviret supa e famshme e burgut nga një tenxhere gjigande alumini ku garuzhdja përpiqet më kot të kapë kokrat e pakta të orizit. Cigaret vazhdojnë edhe pas buke ndërkohë burgaxhinjtë kanë hapur thesin e mashtrimeve duke iu mburur njëri-tjetrit. Dikush dremit, dikush pikturon mbi murr, një tjetër lexon.

Darka vjen shpejt, askush nuk merr çajin që vjen përsëri ndërsa errësira futet pa frikë në qelinë tonë. Llamba e zbehtë që nuk fiket kurrë e futur edhe kjo në një qeli të vogël telash të trashë lart mbi tavan, shërben si dielli dhe si hëna jonë. Dikush fle me sy hapur, dikush flet me vete, një tjetër gërhet. Pas mesnate gjumi na prishet. Nga qelia ngjitur dëgjohet ulërima lutëse e një burgaxhiu plak. E ka kapur barku dhe gardiani mundohet ta qetësojë. U njoftua komanda në katin e parë por sa të mbërrijë oficeri roje deri në Sektorin tonë i duhet të hapi 32 dyer të rënda hekuri. Plaku nuk duron dot më, dhjet në qese dhe më pas e hedh nga dritarja. Qesja me jashtëqitjen e plakut të burgosur bie në oborrin e Drejtorisë së Arkivave të Shtetit.

Plaku bëhet sebep edhe për ne komshinjtë e tij. Çohemi të gjithë me rradhë të shurrosim te bidoni i madh vendosur në qoshe të qelisë së ftohtë.
Ora është 1e çerke e natës dhe deri në orën 8 të mëngjesit dera nuk hapet…

LEXO EDHE:  Qeverisja e pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Përfundon testimi i 3 rasteve të reja në Shqipëri

2. Ditar nga burgu kolektiv, 17 mars 2020

Bota është strukur e gjitha. Brenda murreve të shtëpisë janë izoluar rreth 1 miliardë e 200 milionë tokësorë. Mes tyre edhe 2 milionë e 800 mijë arnautas që shfryjnë çdo ditë jo nga frika e Coronavirusit por nga fodullëku dhe prepotenca e një injorance që nuk e fshehin dot. Shfryjnë, shajnë e mallkojnë ndërkohë hapin frigoriferin dhe hanë çfarë tu dali para. Shtrirë shohin në televizor filma, lajme, koncerte. Çohen ia fusin shurrës, pinë lëng porrokalle, flasin në telefon me zë e me video pastaj shtrihen prapë.

Zhyten në internet dhe kënaqen nga memet dhe komentet fyese që lexojnë. Kafen e pinë turke në ballkon, tymosin cigare, hanë fruta dhe shtrihen prapë. Çohen përsëri dhe hapin dritaret nga ku futet ajri më i pastër i 3 dekadave të fundit. Nga dritarja shohin punëtorët e bashkisë që ua pastrojnë plehrat, shohin policët që rrinë në gadishmëri me maska në rrugë, shohin marketet që janë hapur, infermieret dhe doktorët që vrapojnë për në punë. Mbyllin dritaren se ndjejnë ftohtë, i pret barku dhe nxitojnë për në banjë. Është hera e tretë që dhjesin brenda një dite. Fshijnë bythën, çohen nga bideja, nuk lajnë duart por shkojnë të nevrikosur përsëri te frigoroferi…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

Publikuar

-

Nga

Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione euro per analiza te pakryera gjate 4 viteve te fundit. Per kete vit kompanise i jane caktuar edhe 7 milione euro te tjera nga buxheti. Keto para duhet te shkojne urgjentisht per te perballuar epidemine.

Mund te behet me rinegocim kontrate per ta adresuar koncesionin ne funksion te luftes kunder epidemise. Mund te behet me pezullim pagese per kete vit dhe parate te jepen per te fuqizuar kapacitetet e sistemit shendetesor publik. Kjo pak rendesi ka. Por ato para duhet te shkojne per epidemine. Nuk ka sens qe ne kete situate te japesh 7 milione euro nga buxheti per kontrolle mjekesore qe nuk i hyjne ne pune askujt.

Se dyti, koncesioni i laboratoreve duhet re ngrije. Ai koncesion do te marre 10 milione euro kete vit per te bere analiza. Por analizat me emergjente qe i duhen vendit tani, jane ato te koromavirusit. Edhe ky mund te riadresohet me negocim. Nese kompania nuk pranon, atehere qeveria mund te pezulloje kontraten ne menyre te njeanshme dhe te hape hetim penal per falsifikim ne tender.

Njera nga tre kompanite e konsorciumit qe fitoi koncesionin e laboratoreve ishte fantazme dhe nuk ekzistonte fare. Keshtu qe, ky koncesioni paloset kollaj, edhe ne arbitrazh madje. Cdo arsye qe nuk e bejme dot se s’na le kontrata e koncesionit eshte justifikim per te vjedhir. Qeverite me demokratike ne bote nga Franca ne Itali po shtetezojne kompani private duke marre ne kontroll prodhimin e maskave dhe pajisjeve shendetesore, jo me kontratat koncesionare.

Jane 17 milione euro, qe do te shpetonin me qindra jete njerezish. Nuk mund dhe nuk duhet te shperdorohen ne dy koncesione qe i duhen vetem koncesionareve.

LEXO EDHE:  Tenderi korruptiv i qeverisë/ Si po i zhvaten biznesit 100 milionë euro

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Përfundon testimi i 3 rasteve të reja në Shqipëri

OBSH tha sot se nje nga dy instrumentat me efikas ne luften kunder koronavirusit eshte testimi agresiv i pacienteve, per t’i diktuar ne kohe duke i izoluar dhe duke ndalur keshtu zinxhirin e transmetimit te virusit.

Prandaj ato para duhet te vihen ne funksion te ketij mekanizmi. Ne te kunderten, shteti ka denuar njerez me vdekje per te mos cenuar fitimet e koncesionareve. Qeveria mund te dridhet sa te doje. Por kjo eshte zgjedhje qe duhet ta beje me detyrim. I takon asaj te vendose do ruaje jetet e njerezve apo fitimet e koncesionareve. Dhe sigurisht pas zgjedhjes vjen fatura.

LEXO TE PLOTE