Connect with Us

Në palestër me një person të infektuar/ Meta tregon pse e bëri testin për koronavirusin

Politikë

Në palestër me një person të infektuar/ Meta tregon pse e bëri testin për koronavirusin

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, kreu para ditësh testin e dyfishtë të koronavirusit për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19.

Në një intervistë për News 24, Meta ka folur dhe për dyshimet e tij, ku tregoi se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv.

Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën. Pas testit Ilir Meta rezultoi negativ.

LEXO EDHE:  Meta zbardh bisedën me Lu/ Ja kur largohem nga politika  

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar pozitiv një qytetar që unë e njihja, por nuk ja kisha dorën.

Ishte kontroll se secili nga ne nuk duhet të mendojë vetëm për veten e tij, secili duhet të jetë i vëmendshëm në këtë histori për prindërit tanë për gjyshërit tanë, por edhe fëmijët dhe të rinjtë”, tha Meta./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Hasanizimi

    17 Mars, 2020 at 6:45 pm

    Posi pra, prit te besojme! Qenke dhjere ne poture prej frikes se nuk u ke gjetur akoma vendin lekeve te mbledhura pa hesap prej sa e sa vitesh! Shih na shperndaj nej leke nga ato qe kw gropos ne tenxhere presioni ne oborr te Lalzit se keshtu i vlen me teper ketij populli dele qe vazhdon me te mbajt ne qafe akoma! Sa vjec na e paske gjyshin qe qenka gjalle akoma e mendoke per te?!!!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu*

Ndodh dhe kështu, që një kauzë 7 vjeçare të shembet me 7 fjali dhe për 7 minuta.
– PD kundër votës emigrantve,
– PD kundër votimit elektronik,
– PD kundër depolitizimit komisioneve,
– PD kundër heqies koalicioneve,
– PD kundër lëvizjeve të reja,
– PD kundër uljes pragut 5%
– PD kundër ndryshimit sistemit elektoral
Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyj 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019.
Me të drejtë lind pyetja pse bojkoti zgjedhjet në 2019?
Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet.
A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral?
A e dini që Partia Demikratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e kryetarit.
A e dini sa vota ka marr Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur?
1.200.000 vota me sistemin e hapur
450.000 vota me sistemin e mbyllur.

Çdo lexues do pyes:
Pse atëherë PD ka frikë ta ndryshoj sistemin?
– sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 vite më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptar. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrin tek dera, qindra ish të punsuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur nē dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj,
– sepse ndryshimi i sistemit e nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar,
– sepse ndryshimi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ja marrin kreun e partisë,
– sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli,
– sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatve për deputet që ti vendos në krye të listave,
– sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumëm sesa Gaz Bardhin…… dhe kështu bie hierarkia e paetisë.
– sepse me lista të hapura nuk bën dot pazar me kryetarët e partive të koalicionit
– sepse me ndryshim sistemi nuk bën dot koalicion me Monika Kryemadhin
– sepse me heqien e koalicioneve PD s’ka shpresë edhë për 30 vjet të dal parti e parë.
– sepse me një sistem të ri fiton një parti me struktura të forta dhe jo të shkatrruara si kjo OJQ-ja e Lulit
– sepse me sistemin e ri duhe vota nga emigrantët dhe Partia Demokratike ka zero struktura në diasporë
– sepse emigrantën nuk e voton askush Monikëm apo kthimin e Berishës
– sepse 500.000 emigrant jugor në Greqi nuk votojnë atë që i ndryshoj kombësitë nga shqiptare në greke,
– sepse me votën elektronike nuk ankohet dot pas humbjes që mi vodhën votat.
Për të gjitha këto arsye Partia Demokratike është dhe do mbetet kundër ndryshimit sistemit dhe kundër listave të hapura.
Lulzim Basha ka filluar Teatrin që do e fundos atë dhe partinë e tij.
Ka hapur garën fasadë dhe 5000 demokrat do aplikojnë për deputet.
Ky do jetë fundi i partisë së tij sepse ai mund kandidoj vetëm 70 veta në pozicione fituese nga 5000 që kanë aplikuar.
Me këtë logjikë 4930 do i bëhen armiq se nuk do i kandidoj. Duke pas parasysh inatin e shqiptarve të gjithë do jenë në fushatë për ta fundos sepse, në fund Luli do dal me listat që aprovon Sali Berisha dhe që parimisht do jenë të njëjtët emra që kishte në 2017 dhe që Berisha i dha besën që nëse e djegin mandatin ai do i garantoj futjen sërish nē listat e 2021.
Duroni se koha do të prodhoj sërish ermrat e palaçove dhe çarjen fatale të opozitës në prag zgjedhjes.
Fundja të gjithë “rrojmë për me tregue”

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitetet publike/ Meta jep porositë e tij

LEXO EDHE:  Meta dekreton ligjin e ri për sektorin e energjisë elektirke

Ata s’kanë objektiv të ndryshojnë dhe populli ti votoj si burra më të mirë.
Thjesht duan me prit kohën kur populli do lodhet me Ramën dhe këta të përfitojnë nga vota anti-Rama duke mos lejuar krijimin e asnjë partie të re opozitare që ti rivalizoj.
Për t’ja arritur këtij synimi, për ata s’ka rëndësi koha sepse kanë kursyer boll lek.
S’kanë rëndësi vitet që kalojnë.
Halli i demokratve, s’është halli tyre!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon paktin Rama-Meta?

Publikuar

-

Nga

Avokati zbulon formulën/ Si t’i jepet fund tranzicionit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka aluduar sot për një pakt të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe presdintit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Edi Rama e shikon si pazar të pistë politikën.

Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se kjo bëhet për arsye sipas tij Rama ka frikë nga koalicioni opozitar.

LEXO EDHE:  “Kam qenë i detyruar t’ia tregoj vendin”/ Rama zbulon se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Metës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitetet publike/ Meta jep porositë e tij

“Heqim koalicionet, ti president, unë kryeministër. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar i pistë. Por, kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 120 deputetë”-tha ndër të tjera Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Basha: Sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Publikuar

-

Nga

Reforma Zgjedhore/ Basha: Sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike, lulzim Basha është shprehur se me qëndrimin e sotëm që kryeministri Edi Rama mbajti në lidhje me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, ka zhvlerësuar marëveshjen e 5 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Edi Rama sot ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit në të cilën u investuan forcat politike dhe me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

LEXO EDHE:  “Kam qenë i detyruar t’ia tregoj vendin”/ Rama zbulon se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Metës

LEXO EDHE:  “Kam qenë i detyruar t’ia tregoj vendin”/ Rama zbulon se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Metës

Në këtë marrëveshje qendrore ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ne si opozitë kemi bërë gjithçka për të arritur një marrëveshje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE