LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Në çdo luftë ka tradhtarë"/ Rama thumbon Bashën: Kur të zgjohesh nga gjumi laj mirë sytë

17 Mars 2020, 18:08, Politikë CNA
"Në çdo luftë ka tradhtarë"/ Rama thumbon

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, teksa foli për deklaratat e këtij të fundit. Kreu i qeverisë e cilësoi Bashën si tradhtar në këtë luftë të shqiptarëve me koronavirusin.

“Në çdo luftë ka tradhtarë dhe dezertorë, kështu që kjo është një tjetër provë që është luftë”, u shpreh ai, ndërsa i ashpër ka qenë edhe kur u pyet në një lidhje me Report Tv për “vjedhjen” e sugjerimeve të PD-së.

“Linckonl thoshte: Sikur mediokrit të mos grindeshin për të drejtën e autorit bota do të kishte shkuar shumë më parë. Për mua nuk ka pikë rëndësie kjo polemikë, thjesht është për të ardhur keq që shfrytëzohet një logo e rëndësishme për të nxitur ndjenja dhe reagime që nuk janë ato që duhet të ketë i gjithë populli i bashkuar kur bën një luftë”, vijoi më tej Rama.

Ndryshe nga herët e tjera kur e ka ftuar në tryezë të bashkëpunojnë, këtë radhë kryeministri thumboi Bashën duke i thënë të qëndrojë në shtëpi e të lajë mirë sytë kur zgjohet nga gjumi.

“Në këtë rast e ftoj të rrijë në shtëpi, të mos luaj vendit dhe kur të zgjohet nga gjumi të lajë mirë sytë dhe kur të flasë nga zyra të thotë gjërat e duhura e të mos tregojë atë që ka parë në ëndërr”, deklaroi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga