Connect with Us

Meta sqaron rolin e Task Forcës së tij/ “Nuk duhet të kursehemi për infrastrukturën në shëndetësi”

Politikë

Meta sqaron rolin e Task Forcës së tij/ “Nuk duhet të kursehemi për infrastrukturën në shëndetësi”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka folur për Task Forcën që ka ngritur në institucionin që ai drejton dhe për kritikat që ka marrë për këtë veprim.
Meta deklaron se krijimi i kësaj Task Force është keqkuptuar dhe thekson se ka si qëllim të ndidhmojë në monitorimin e situatës.
“Sa i takon Task Forcës mund të ketë pasur një keqkuptim, ajo është në funksion të presidentit, nuk dublon Task Forcën e ministrisë së Shëndetësisë. Është një Task Forcë që ndihmon për të monitoruar të gjitha zhvillimet, për të komunikuar me të gjitha shqetësimet që vijnë, me qëllim përmirësimin e gjithë menaxhimit shtetëror të menaxhimit të kësja situate”, u shpreh ai në studion e News 24.
Meta tha se të gjithë duhet të jemi bashkëpunues, reflektues, sepse është një eksperiencë e re që asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar.
“Do të kërkohet një qasje tjetër e menaxhimit të kësaj situate dhe infrastrukturës shtesë të domosdoshme, për të cilën nuk duhet të kursehemi dhe absolutisht në varësi dhe nga skenarët e ndryshëm, sepse janë disa skenarë për zhvillimin e kësaj beteje në planin e shëndetit publik, duhet të kemi të gjithë skenarët edhe përsa i takon përballimit të efekteve në ekonomi. Jo vetëm që FMN-ja e bëri të qartë para disa ditësh, që do të kemi efekte ngadalësuese, ndërkohë që më parë efekte të tilla patëm dhe nga tërmeti.
Por njëkohësisht të gjithë e ndjejmë që efektet do të jenë në shumë drejtime dhe ne duhet të jemi të përgatitur për disa skenarë, të cilët unë shpresoj dhe besoj, që qeveria do t’i bëjë publik së afërmi dhe për këtë e rëndësishme, dhe besoj të jetë dëgjuar zëri i aktorëve të tjerë ekonomikë në vend që kanë shprehur shqetësimet e tyre legjitime.
Kjo është një krizë, është një emergjencë, të cilën do ta përballojmë të gjithë bashkë dhe mënyra më e mirë, por edhe e vetmja, është transparenca dhe bashkëpunimi”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video/ Ja çfarë ndodh po të dalim trimërisht rrugëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa shpjegon se pse është e domozdoshme strategjia me luftën ndaj koronavirusit, me të gjitha masat sado drastike mund të duken.

SHIKOJENI NË 80 SEKONDA SE PSE STRATEGJIA JONË E LUFTËS ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TË SHPËTUAR JETË, E PËR TA “LODHUR” ARMIKUN DHE ÇFARË NDODH, PO TË DALIM RRUGËVE TRIMËRISHT, DUKE LIRUAR ZINXHIRIN E MASAVE TË FORTA SHTRËNGUESE VETJAKE, FAMILJARE, SHTETËRORE!

🔴 SHIKOJENI NË 80 SEKONDA SE PSE STRATEGJIA JONË E LUFTËS ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TË SHPËTUAR JETË, E PËR TA “LODHUR” ARMIKUN DHE ÇFARË NDODH, PO TË DALIM RRUGËVE TRIMËRISHT, DUKE LIRUAR ZINXHIRIN E MASAVE TË FORTA SHTRËNGUESE VETJAKE, FAMILJARE, SHTETËRORE!

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. März 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon takimin me opozitën/ 3 masat që duhet të marrë qeveria

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta bën apel çdokush të jetë bashkëpunues dhe reflektues në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi.

Meta shtroi në studion e News 24, 3 masa prioritare që pretendon se duhen parë me vëmendje nga qeveria.

“E para, mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, pasi ata do të vijojnë të jenë në front.

Së dyti, testimi është i rëndësishëm dhe marrja e masave për infrakstrukturën për ata që kanë shqetësime.

Së treti, prioritet për terapi intensive, pra bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam marrë garanci nga ministrja sa i përket respiratorëve apo poste shtesë, reanimacionit që në çdo rast të shpëtosh çdo jetë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Ministrat e Bashës “bojkotojnë” Metën President/Nuk marrin pjesë në betim

LEXO EDHE:  Ministrat e Bashës “bojkotojnë” Metën President/Nuk marrin pjesë në betim

Kreu i Shteti zbuloi se përveç ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut,  ka pasur takime edhe me përfaqësuesit e opozitës.

“Jam takuar dhe me përfaqësues të opozitës që kanë një qasje kritike dhe është normale sa i takon pozicionit opozitar. Edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë mendimin se ka dhënë përmirësime pasi dhe disa nga shqetësimet e tyre ja kam transmetuar qeverisë. I rëndësishëm bashkëpunimi, parandalimi dhe qetësimi të ruajtjes së një atmosfere pozitive në shoqëri, familje sepse paniku në çdo rast nuk është një aleat i mirë, është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirmshëm dhe të gjithë duhet të punojmë për përgjegjshmëri, transparencë”, deklaron Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në palestër me një person të infektuar/ Meta tregon pse e bëri testin për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, kreu para ditësh testin e dyfishtë të koronavirusit për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19.

Në një intervistë për News 24, Meta ka folur dhe për dyshimet e tij, ku tregoi se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv.

Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën. Pas testit Ilir Meta rezultoi negativ.

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar pozitiv një qytetar që unë e njihja, por nuk ja kisha dorën.

LEXO EDHE:  Meta takon Albin Kurtin/ Kosova të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin

LEXO EDHE:  Ç'duhet të bëjë qeveria që Presidenti të japë plotfuqishmërinë?/ Përgjigjet Meta

Ishte kontroll se secili nga ne nuk duhet të mendojë vetëm për veten e tij, secili duhet të jetë i vëmendshëm në këtë histori për prindërit tanë për gjyshërit tanë, por edhe fëmijët dhe të rinjtë”, tha Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE