LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mësuesi me koronavirus/ Zbardhen detaje të reja nga rasti i Korçës

17 Mars 2020, 15:06, Sociale CNA
Mësuesi me koronavirus/ Zbardhen detaje të reja nga rasti i

Mediat raportuan sot se në shkollën private ?Omiros? në Korçë, një mësuese ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë janë njoftuar edhe klasa dhe kolegët e tij.

Për CNA.al, burime zyrtare nga drejtoria e Shkollës, kanë treguar se bëhet fjalë për një mësues grek nga Kosturi i cili punonte edhe për shkollën e Korçës.

Ai është konfirmuar si person me COVID-19 pas analizave, përgjigja e të cilit ka dalë ditën e premte.

Personi në fjalë nga data 9 mars nuk ka hyrë në Shqipëri. Pra konfirmimi i tij si rast ka ndodhur 4 ditë pasi ai është larguar nga Shqipëria.

Sot janë të paktën 8 ditë nga largimi i tij nga Korça.

Mesohet se njoftimi është bërë zyrtarisht për të vënë në dijeni kolegët, fëmijët dhe familjarët e tyre.

Janë  kontaktuar të gjithë prindërit e fëmijëve ku mësuesi kishte dhënë mësim ,77 nxënës gjithsej.

Nuk kishte shenja as nga fëmijët dhe as nga familjarët e tyre gjatë gjithë periudhës që nga data 09.03.2020 që ka qenë kontakti i fundit me mësuesin. Gjithashtu u kontaktua i gjithë stafi mësimor i shkollës, ku dhe ata nuk kanë pasur asnjë shenje, thanë burime zyrtare për CNA.al.

Në Korçë, nuk ka asnjë rast tjetër të konfirmuar deri këto momente. Dhe ky mesues që punonte në Korçë ka rezultuar pozitiv të paktën 4 ditë pasi ka dalë nga Korça.

Autoritetet ndërkohë po monitorojnë situatën dhe po merren masa konkrete për këtë rast, i pari që raportohet si individ pozitiv më COVID-19 por që nuk jeton në Korçë./CNA.al

Lajmet e fundit nga