Connect with Us

Masat kundër Covid-19/ Vetëdeklaro lëvizjen me mjet, adresa unike ku mund të aplikosh

Kronika

Masat kundër Covid-19/ Vetëdeklaro lëvizjen me mjet, adresa unike ku mund të aplikosh

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët e kanë të domosdoshme lëvizjen me automjetet e tyre.

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se të gjithë qytetarët që duan kryesisht të lëvizin për punë, në oraret e përcakuara, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në Policinë e Shtetit.

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00 dhe qytetari mund të dorëzojë formularin për aprovim nga ana e autoriteteve të policisë në adresën unike: https:/www.asp.gov.al/.

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, qytetarët fillimisht duhet të plotësosjnë formularin si ky bashkangjitur:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrnlzjkZC_YzMahhAëma887HbV66i5P0e6HKBsRSJwn7NA_A/viewform

Për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, qytetarët duhet të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat 0694122223; 0694122224.

Akti Normativ i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

LEXO EDHE:  UKD jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë do të ndodhë me kontratat e furnizimit me ujë në banesat e dëmtuara

Sipas masave të marra, lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, dënohet me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Theu urdhërin e vetëkarantinimit/ Ndëshkohet 29-vjeçari i ardhur nga Italia

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar i ardhur nga Italia është person ii parë që ndëshkohet nga policia pasi ka thyer urdhërin e vetëkarantinimit.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i riu me inicialet E. S.,  ishte kthyer nga Italia me datën 3 mars dhe pavarësisht se me anë të celularit i ishte bërë thirrje që të vetëkarantinohet , ai nuk e zbatoi këtë urdhër, duke u shndërruar në një rrezik serioz për të gjithë banorët e fshatit. Për pasojë është gjobitur 700 mijë lekë.

“Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në banesat e personave të kthyer nga vendet e prekura nga COVID-19.

Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet nga Policia një 29-vjeçar. Gjobitja me masë administrative në vlerën 700.000 lekë, për shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

LEXO EDHE:  Protesta e 16 shkurtit/ Policia e Tiranës i refuzon lejen opozitës

LEXO EDHE:  UKD jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë do të ndodhë me kontratat e furnizimit me ujë në banesat e dëmtuara

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë. Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë”, njofton policia. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person

Publikuar

-

Nga

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa viktima i identifikuar si Leonidha Duka, është gjetur nga komshinjtë.

Mësohet se një ditë më parë, 55-vjeçari i cili jetonte i vetëm ishte shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi kishte rënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  Gjen 270 mijë euro në bodrumin e shtëpisë/ Veprimi i tij i habit të gjithë

LEXO EDHE:  Gjen 270 mijë euro në bodrumin e shtëpisë/ Veprimi i tij i habit të gjithë

Paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“S’iu bindën urdhrit”/ Policia ndëshkon 334 drejtues mjetesh, bllokohen dhe 8 makina

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, gjoba 334 drejtues mjetesh, si  dhe janë bllokuar 18 makina.

Po ashtu janë arrestuar në flagrancë 8 në gjendje të dehur, 2 për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa  në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre” thuhet në komunikaten e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE